Bindja e fëmijës

Një natë Ebu Jezid el-Bistami u ngrit të falë namaz nate, por papritmas e sheh të birin e tij pranë. Meqë djali i tij ishte i vogël, kurse nata e ftohtë dhe pagjumësia e vështirë, i tha: O bir, bjer flejë se nata është e gjatë! – Po ti pse u ngrite të falesh?, pyeti djali. – Bir, mua më duhet të ngrihem, ngase kështu ka urdhëruar Allahu xh.sh. – Kam mbajtur mend një ajet ku Allahu xh.sh., thotë: “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre…

Lexo më shumë

Vlera e tubimit

Ebu Hurejre r.a transmeton se i Dërguari i Allahut rrëfen një bisedë mes Zotit të Madhërishëm  dhe disa melekëve: “Allahu ka disa melek të tjerë përveç atyre që shënojnë veprat e njerëzve. Ata ecin rrugëve dhe kërkojnë njerëz që madhërojnë Allahun.  Kur takojnë njerëz që përmendin Zotin e Lartësuar, fillojnë t’i thërrasin njëri tjetrit: ‘Ejani, i kemi gjetur ata që po i kërkoni!’ Atëherë ata mblidhen dhe i rrethojnë me flatërat e tyre deri në qiellin e tokës. Pastaj Allahu i pyet melekët, ndërsa Ai i di më së miri…

Lexo më shumë

Thënie nga Omer ibën Hattabi

Kjo është bota juaj Thotë Hasani (r.a): Kaloi Omeri (pëlqimi i All-llahut qoftë mbi të) pranë një vendi mbeturinash dhe u ndalua pranë tij. Shokët e tij sikur u sikletosën për këtë veprim. Ai, e kuptoi këtë dhe u tha: “Kjo është bota juaj, të cilën e ruani me çdo të shtrenjtë!” [1] Hz. Omeri dhe shoqëria e mirë Thotë Hudhejfe: Hyra tek Omeri dhe e gjeta të mërzitur. I thashë: “Çfarë halli ke o prijës i besimtarëve?” Tha: “Kam frikë se mos bie në ndonjë ndalesë dhe askush të…

Lexo më shumë

Aliu r.a. dhe çifuti

Në kohën e hilafetit të Aliut r.a. gjykatës ishte Shurejhu. Aliu r.a. kishte humbur mburojën që e pëlqente më së shumti. Një ditë,  teksa lëvizte në tregun e qytetit, ai e sheh mburojën e vete në duart e një çifuti, i cili dëshironte ta shes. Kur e pa Aliu r.a. i tha çifutit: “Kjo mburojë është e imja. Ajo më ka rënë nga deveja duke u kthyer prej Siffinit.” Çifuti ia kthen: “Në fakt, është mburoja ime. Ajo është në duart e mia, si pretendon se është e jotja.” Aliu…

Lexo më shumë

Herë kështu e herë ashtu

Një ditë Ebu Bekri takoi Handhalen r.a dhe e pyeti se si i kishte hallet. Tejet i prekur dhe i lëkundur, Handhala iu përgjigj: “Handhala u bë mynafik (hipokrit), o Besnik!” Ebu Bekri r.a i tha: “ “Subhanallah, Allahu qoftë i Madhëruar! Ç’janë këto fjalë?” Handhala u përgjigj: “Sa ndodhemi në kuvendin e të Dërguarit të Allahut, ai na kujton xhenetin dhe xhehenemin dhe ne na duket se po i shohim me sy! Por sapo të dalim e fillojmë të merremi me familjen, me ushqimin dhe me punët e kësaj…

Lexo më shumë

Imam Ebu Hanife dhe humbësi i thesarit

Transmetohet se një njeri, në një natë, u nis për te Ebu Hanife dhe pasi iu drejtua, i tha: “O Imam, ka kohë që kam groposur thesarin diku, por që assesi të më bie ndërmend vendi se ku! A do të më ndihmoje në zgjidhjen e këtij problemi?” Ebu Hanife ia ktheu: “Kjo s’është punë e fekihut (juristit) që t’ua zgjidh problemin në këtë rast. Mirëpo, pasi u mendua një çik, tha: “Shko në shtëpi dhe fillo të falesh, por pa ndërprerje, deri në mëngjes, dhe kështu, me siguri, do…

Lexo më shumë