ylli i veriut të ngrirë

atë natë duke menduar jashtë kompetencave të të menduarit rrëshqiti mbi akullin e nuhatjes sime dredharake rrëmbyer nga frika më përqafoi fort ëndjen e akullt të iluzionit mbërthyer nga mllefi jashtë jorganit të frikës shoqëruar nga drita afër mijëra vjet drite mendova vetëm për ty hëna ime e fundosur me fundin e ëndrrës në agun e avullt nën diellin e të ndriturve që fundosesh edhe më tej në mëngjese të imagjinuara atë natë mendimesh isha zhveshur edhe nga rrobat e ngjyrosura me ngjyrë trëndafili me ngjyrë pritjeje m’i ngjyrosi koha…

lexo më tepër