takimi i pa pritur

0

e takoj mendimin për ty
dhe së bashku shikojmë
pikën e ujit në gjeth të mollës

aty në sy e shikoj mendimin për ty
dhe pikën e shiut
që zvarritet nga lart për në pafund

e pastër është pika
që e përshkon mendimin
edhe gjethi i lëmuar i mollës
që sa shkon e zverdhet në heshtje

vetëm mendimi nuk zbehet
por lahet në pikën e shiut
në flladin e mesditës

kur unë lagem në shiun e qetë
ngadalë i afrohem gjethit të mollës
të e thithi pikën e shiut
të e shuaj etjen

papritmas
nën gjeth e takoj mendimin për ty
të mbuluar me djersë
duke nuhatur aromën e luleve
që qetë qetë shiu ua këput petalet
dhe mbetet vetëm poleni i ngjitur për jetë
në pritje të diellit të parë

pas shiut

 

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakpoezia e gjakosur
Artikulli tjetërDropBox
Themelues dhe mirëmbajtës i portalit “Fjalaime.ch”. BSc. i Administrimit të Biznesit dhe MSc. i Sistemeve Informative të Biznesit. Me punë dhe qendrim të përkohshëm në Zvicër, Winterthur. Studimet e mia qoftë akademike, qoftë private pasojnë sferën e ekonomsë me përqëndrim në drejtimet e menaxhimit dhe marketingut dhe teknologjisë informative me përqëndrim në shfrytëzimin e teknologjisë informative për zhvillim të biznesit..

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *