Autor: Skender Mustafi
Marketingu në internet, ndryshe i njohur si marketingu online, është akoma në zhvillim e sipër pasi që ambienti në internet është vazhdimisht në zhvillim dhe ashtu siç vazhdon ky zhvillim definicione të ndryshme rreth marketingut në internet me kohë do të paraqiten.
Përkundër të gjitha dallimeve, autorët pajtohen se marketingu në internet jeton dhe zhvillohet përkrah zhvillimit të teknologjisë informative. Mjetet e internetit janë kyçe dhe të pa zëvendësueshme në formimin e konceptit të marketingut në internet dhe të kuptuarit e tij. Teknologjikisht, përmirësimet e mjeteve të internetit gjithnjë e më shumë e përmirësojnë marketingun në internet. Zbulimi i mjeteve të reja po e ndryshon të kuptuarit e marketingut në internet dhe ndikimin e tij në marketingun e përgjithshëm të kompanive.
Sipas këtij lloji të të kuptuarit autorët mund të përmblidhen në tri grupe:
- Ata të cilët e shohin marketingun në internet si pjesë të marketingut tradicional
- Ata të cilët e shohin marketingun në internet si pjesë të marketingut të përgjithshëm të kompanisë
- Ata të cilët e shohin marketingun tradicional si pjesë të marketingut në internet
Ky lloj grupimi vije si rezultat i zhvillimit të marketingut në internet, vendi i tij në strukturën e marketingut të kompanisë dhe pjesëmarrja e tij në përmirësimin e përgjithshëm dhe suksesin e marketingut. Për kompanitë të cilat kanë investim të ulët në marketingun në internet, ai është vetëm pjesë e strategjisë së marketingut tradicional, kështu në marketingun e përgjithshëm, marketingu në internet konsiderohet si pjesë e marketingut tradicional. Të tjerët, siç janë kompanitë me aktivitet të pastër në internet, konsiderojnë marketingun tradicional si pjesë të marketingut në internet në strategjinë e përgjithshme të marketingut të kompanisë. Përveç këtyre, disa kompani tjera konsiderojnë marketingun e përgjithshëm të kompanisë si tërësi të përbërë nga marketingu tradicional dhe marketingu në internet ku të dy llojet llogariten si njëjtë të rëndësishme në strategjinë e përgjithshme të suksesshme të marketingut të kompanisë.
Pëfundim
Implementimet dhe analizat e strukturave praktike të marketingut janë shumë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme në sqarimin e raportit mes marketingut në internet dhe atij tradicional për këtë analiza e elementeve bazë të marketingut, funksioneve dhe instrumenteve dhe raportit mes tyre është e rëndësishme.
Të kuptuarit e pjesshëm të marketingut nga ana e kompanive të ndryshme nuk do të thotë se pakëson suksesin e strategjisë së marketingut, por nuk duhet kuptuar si definim i plotë për të gjitha situatat dhe llojet e biznesit. Definimi dhe sqarimi praktik duhet pasuar rezultatet e analizës së të gjitha elementeve bazë të marketingut në internet.