çdo mëngjes
e vë gishtin mbi datën e ditës
i humbur
çdo mëngjes
e vë gishtin në mes të mendimit
si kujtim ia lë vijat e identifikimit
çdo mëngjes
mendoj
për mëngjesin nën hije
çdo mëngjes
ngrihem me ankth mendimesh
për të kthjelluar mjegullinën
çdo mëngjes
hapi sytë për të mprehur shikimin
në realitetin ngjyrëndryshëm
çdo mëngjes
e vë gishtin mbi datën e ditës
për të parë fuqinë e shpirtit
në dridhjet e buzës së njomë në pritje
gjer në bashkimin e ëndrrës me realitetin
çdo mëngjes
© Skender Mustafi