50+ thënie mbi menaxhmentin

Përgatiti: Skender Mustafi
Përgatiti: Skender Mustafi
  1. Asnjëherë nuk ka rënë nga qielli asnjë menaxhues ose udhëheqës i madh, ai është mësuar dhe nuk është trashëguar. – Tom Northup
  2. Menaxhmenti i mirë përbëhet nga të treguarit e njerëzve mesatarë si të bëjnë punën e njerëzve superiorë. –  John D. Rockefeller
  3. Menaxheri i mirë është njeriu i cili nuk mërzitet për karrierën e tij, por për të atyre të cilët punojnë për të. – H.S.M. Burns
  4. Fillo me fundin në mendje.  – Stephen R. Covey
  5. Udhë heqë sit duhet të jenë mjaft afër që të lidhen me të tjerët, por mjaft larg përpara të motivojnë ata. – John C. Maxwell
  6. Punëdhënësit janë si kuajt – ata kërkojnë menaxhment. ― P.G. Wodehouse
  7. Mund të ndryshosh vetëm atë çfarë njerëzit dinë, jo atë që bëjnë.” – Scott Adams
  8. Çka është e matur përmirëson. – Peter F. Drucker
  9. Armiku juaj më i madh është e pa njohura dhe supozimi. ― LTG Christianson
  10. Njerëzit të cilët nuk u hynë rreziqeve, në përgjithësi, bëjnë rreth dy gabime të mëdha në vit. Njerëzit të cilët u hynë rreziqeve, në përgjithësi, bëjnë rreth dy gabime të mëdha në  vit. – Peter F. Drucker
  11. Refuzimi është një mundësi për përzgjedhjen tuaj. ― Bernard Branson
  12. Nëse me të vërtetë e dëshiron çelësin e suksesit, fillo duke vepruar të kundërtën e asaj çfarë gjithë të tjerët bëjnë. – Brad Szollose
  13. Dështimet të cilat përjetohen rrugës për të arritur synimin e caktuar humben si të tilla, në përmbyllje të shtegut. Nëse nuk hiqet dorë nga arritja e qëllimit, atëherë këto dështime shndërrohen në pengesa dhe peripeci, kurse nëse hiqet dorë nga synimi atëherë shndërrohen në një dështim të madh të vetëm. – Skender Mustafi
  14. Shfaqja nuk fillon sepse është gati; fillon sepse është ora 11:30.” ― Lorne Michaels
  15. Synimi i menaxhmentit është të largojë pengesat. – Paul Orfalea
  16. Menaxhmenti është, mbi të gjitha, praktikë ku takohen arti, shkenca dhe fuqia. – Henry Mintzberg
  17. Zëre ndokënd duke bërë diçka mire. – Kenneth Blanchard dhe Spencer Johnson
  18. Asnjëherë mos tento të mësosh derrin të këndojë; e humb kohën tënde dhe e mërzit derrin. – Paul Dickson
  19. Sekreti i menaxhimit është mbajtja larg e atyre që u urrejnë nga ata që janë të pavendosur. – Casey Stengel
  20. Tavolina është vend i rrezikshëm nga i cili shihet bota. – John Le Caré
  21. Menaxhmenti nuk është asgjë më shumë se motivimi i njerëzve tjerë. – Lee Iacocca
  22. Nuk mjafton të kemi kualitete të mira; Ne duhet të kemi edhe menaxhmentin e tyre. – Francois de La Rochefoucauld
  23. Shumica e asaj që quajmë menaxhment përbëhet nga të bërit e rëndë për njerëzit që të mund të kryejnë punën e tyre. – Peter Drucker
  24. Shumë njerëz përziejnë menaxhmentin e dobët me fatin. – Kin Hubbard
  25. Menaxhimi i produktit në të vërtetë është bashkimi mes teknologjisë, çfarë inxhinierët bëjnë – dhe biznesit. –  Marissa Mayer
  26. Menaxhmenti është rreth organizimit dhe dëftimit. Udhëheqja është rreth inkurajimit dhe rritjes.  – Tom Peters
  27. Menaxhmenti duhet patjetër të menaxhojë! – Harold S. Geneen
  28. Fshehtësia e të fituarit është menaxhmenti konstant dhe në përputhje. – Tom Landry
  29. Çdo gjë plus menaxhmenti shumohet në sukses. – G. S. Alga
  30. Menaxhmenti i mire është art ii të bërit të problemeve aq interesante dhe zgjidhjet e tyre aq konstruktive sa që secili dëshiron të i vishet punës dhe të merret me to. – Paul Hawken
  31. Në shumicën e rasteve të qenit shef i mirë do të thotë të  angazhuarit e njerëzve të talentuar dhe pastaj të  larguarit nga rruga e tyre. – Tina Fey
  32. Menaxhmenti i bën punët si duhet; udhëheqja i bën punët e duhura. – Peter Drucker dhe Warren Bennis
  33. Efektiviteti i CEO-së është aq e mirë sa ai i menaxherëve të mesëm. – Med Jones
  34. Nuk janë njerëzit që i pushon nga puna ata që të bëjnë jetën të tmerrshme. Janë njerëzit të cilët nuk i pushon. – Dick Grote
  35. I bëj top menaxherët të pasur dhe ata do të bëjnë të pasur. – Robert H. Johnson
  36. Nëse je zotëriu bëhu ndonjëherë qorr, nëse je shërbyesi bëhu ndonjëherë shurdhë. – R Buckminster Fuller
  37. Menaxhmenti është e gjitha rreth menaxhimit në afat të shkurtër, përderisa zhvillon planet afatgjate. – Jack Welch
  38. Kur përfundimisht mora pozitën menaxhuese, kuptova sa rënd është të udhëhiqen dhe menaxhohen njerëzit. – Guy Kawasaki
  39. U bëra e barabartë me tërë menaxhmentin e keq që kisha duke u bërë menaxhuese e mire. – Victoria Principal
  40. Ky është çelësi i menaxhimit të kohës – të shihet vlera e çdo moment. – Menachem Mendel Schneerson
  41. Menaxhmenti menaxhon duke marrë vendime dhe duke pare që këto vendime implementohen. –  Harold S. Geneen
  42. A thash që e tërë puna e presidentit është të imagjinojë menaxhmentin? Sigurisht jo. – Gwen Ifill
  43. Miti i parë i menaxhmentit është se ekziston. Miti i dytë i menaxhmentit është se suksesi është i barabartë me aftësitë. – Robert Heller
  44. Ekipi udhëheqës është mjeti më i rëndësishëm i kompanisë dhe mund të jetë pengesa më e keqe. – Med Jones
  45. Nuk ka gjë më të pa vlerë se të bërit me efektivitet atë që nuk ka nevojë të bëhet. – Peter F. Drucker
  46. Shumë kompani besojnë se njerëzit janë të këmbyeshëm. Njerëzit vërtetë të talentuar asnjë herë nuk janë. Ata kanë talente të veçanta. Njerëzit e tillë nuk mund të detyrohen në role për të cilat nuk janë të përshtatshëm, as edhe që duhet. Udhëheqësit efektiv lejojnë njerëzit e mëdhenj të kryejnë punën për të cilën janë të lindur. – Warren Bennis
  47. Ju nuk masni sipas rritjes procentuale, ju masni sipas asaj nëse e kryeni punën. – LTG Christianson
  48. Nëse i zgjedh njerëzit e duhur dhe u jep mundësinë t’i zgjerojnë krahët – dhe e vendos shpërblimin si karrierë parapa – gati nuk ke nevojë t’i menaxhosh ata. – Jack Welch
  49. Gjithnjë kuptoje që njerëzit janë synimet dhe mos i shfrytëzo ata si mjete për synimet tua. – Immanuel Kant
  50. Menaxhmenti sipas objektivave funksionon nëse ti fillimisht mendon përmes objektivave. 90% të kohës nuk ke menduar. – Peter Drucker
  51. Nëse një gjë u duket e vështir, mos mendoni se është e pa mundur për secilin për ta realizuar. – Marcus Aurelius
  52. Angazho njerëz të cilët janë më të mire se ti, dhe i lë të vazhdojnë ashtu…; Kërko njerëz të cilët synojnë të mrekullueshmen, të cilët nuk do të rrinë për rutinë. – David Ogilvy
  53. Unë mendoj dallimi i vërtetë mes suksesit dhe dështimit në një organizatë mund shumë shpesh të gjurmohet deri tek pyetja se sa mire organizata i nxjerr energjitë dhe talentet e mëdha të njerëzve të vetë. –  Thomas J. Watson, Jr.
  54. Sa më i vogël funksioni aq më i madh menaxhmenti. – C. Northcote Parkinson
  55. Unë jam menaxher natyral. E kisha harruar këtë. Dhe kisha harruar sa shumë e urrej këtë. – Keith Olbermann
  56. Jam i vështirë për menaxhmentin. Ky është shkaku përse kam famën sepse askush nuk sfidon menaxhmentin. – Keith Olbermann
  57. Menaxhmenti nuk ka asnjë problem me largimin e njerëzve nga puna. Është ide e fuqishme që, nëse nuk jam i kënaqur, do të jap dorëheqje. Do të provoj diç tjetër! – Ron Livingston
  58. Mendoj se menaxhmenti është vetëm rreth menaxhimit të njerëzve përmes aftësive njeri-njeri. – Stuart Pearce

Po këto i keni lexuar?