Përmblodhi dhe përgatiti:
Skender Mustafi
- Ndonjëherë mund të humbim vite të jetës duke pritur të përzgjidhemi. Por ajo është gabim. Ti tanimë je i përzgjedhur. – Dieter F. Uchtdorf
- E gjithë bota është duke pritur. E gjithë bota ka nevojë për ty. – Sally Field
- Prit gomar se del bari. – thënie popullore shqiptare
- Të gjitha gjërat i vijnë atij që pret – nëse ai e din për çka është duke pritur. – Woodrow T. Wilson
- Pritja është nga të tillat humbje që nuk mund të zëvendësohen. Gjithashtu, pritja është nga të tillat fitore që nuk mund të arrihen ndryshe. – Skender Mustafi
- Nëse presim deri sa të jemi gati, do të presim deri në fund të jetës sonë. – Lemony Snicket
- Zakonisht duhet të presësh atë që ia vlen të pritet. – Craig Bruce
- Dhe me siguri edhe pritja do të marrë fund…nëse mund të presësh aq sa duhet. – William Faulkner
- Pritja është zhgënjim dhe diskriminim për qytetarët e Kosovës. – Hashim Thaçi
- Pritja ia vlen, kur diçka pret. – Adem Demaçi
- Mos prit. Momenti asnjëherë nuk do të jetë i duhuri. – Napoleon Hill
- Të priturit dhe të shpresuarit janë tërësia e jetës, dhe sapo të realizohet një ëndërr ajo shkatërrohet. – Gian Carlo Menotti
- Sa shumë nga jeta e njeriut është humbur në prite. – Ralph Waldo Emerson
- Çfarëdo që jemi duke pritur – paqe të mendjes, kënaqësi, mirësi, ndërgjegjen e brendshme të begatisë së thjeshtë – me siguri do të vijë tek ne, por vetëm kur të jemi gati të pranojmë atë me një zemër të hapur dhe mirënjohëse. – Sarah Ban Breathnach
- Koha e pritjes, vëllezërit e mi, është koha më e vështirë nga të gjitha. – Sarah Doudney
- Pritja është ndryshku i shpirtit. – Carlos Ruiz Zafon
- Mos i ngut gjërat. Çdo gjë e vlefshme për ta pasur ia vlen të pritet – I panjohur
- Pritja i shndërron njerëzit në arinj në një hambar dhe gratë në mace në një thes. – Robert Jordan
- Pritja ishte një mëkat për kohën që duhej të vinte dhe çastet ai aktualisht po i shpërfillte. – Neil Gaiman
- Pritja është akoma një angazhim. Të mos kesh çfarë të presësh është e tmerrshme. – Cesare Pavese
- Gjërat mund të vijnë tek ata që presin, por vetëm gjëra e lënga nga ata që nxitojnë. – Abraham Lincoln
- Pritja është kurth. Gjithmonë ka arsye për të pritur. E vërteta është, ka vetëm dy gjëra në jetë, arsye dhe rezultate, dhe arsyet thjeshtë nuk llogariten. – Robert Anthony
- Nuk ka arritje madhore e që nuk është rezultat i punës me durim dhe pritjes. – J. G. Holland
- Nuk do të arrihet asgjë duke pritur një situatë më të mirë. E sheh ku je dhe e bënë atë që mundesh me të. – Jacob K. Javits
- Por gjëja e rëndësishme rreth të mësuarit të presësh, ndjehem e sigurt, se është të dish çfarë je duke pritur. – Anna Neagle
- Mos prit rrethanat e jashtëzakonshme për të bërë mirë; shfrytëzo situatat e zakonshme. – Charles Richter
- Për çfarë po presim nuk është aq e rëndësishme sa çfarë na ndodhë kur jemi duke pritur. Besoji procesit. – Mandy Hale
- Të priturit është rrezik për diçka ose asgjë, është vendimi juaj nëse do të qëndroni edhe më tej me durimin tuaj. – kent Ian N. Cny
- Nëse pret që mundësitë të shfaqen, je njëri nga frikacakët. – Edward de Bono
- Mos prit! Fillo sot ëndrrat tua, impulset tua, dëshirat tua, momentet tua të veçanta. Sepse ky është momenti yt. – Mary Anne Radmacher
- Nëse pret të bësh çdo gjë derisa është e sigurt se është mirë, mbase asnjëherë nuk do të bësh shumë. – Win Borden
- I hap krahët – sot. Përse të presësh – Jonathan Lockwood Huie
- Nëse prisni, e gjitha që ndodh është se plakeni. – Mario Andretti
- Nëse prisni të nesërmen, e nesërmja vjen. Nëse nuk e prisni të nesërmen, e nesërmja vjen. – thënie senegaleze
- Mos prisni që anija juaj të vijë – notoni drejt saj. – Jerry Smith
- Të dish si të presësh është fshehtësia e suksesit. – De Maistre
- Pritja e të përkryerës asnjëherë nuk është mençuri sikur përparimi. – Seth Godin
- Pjesa më e keqe e jetës është të priturit. Pjesa më e mirë e jetë është të kesh dikë që ia vlen të pritet. – I panjohur
- Nuk po prisni vetëm kot. Ka qëllim pas çdo shtyrje. – Mandy Hale
- Pritja nuk është vetëm një shpresë e zbrazët. Ajo ka sigurinë e brendshme të arritjes së synimit. – I Ching
- Nuk do të ulesha e të prisja për ndonjë vlerë nesër, as që diçka të ndodhte. Njeriu mund të presë tërë jetën… Unë do të bëja diçka. – Louis L’Amour
- Asgjë nuk do të vijë tek ju duke ndenjur e pritur atë. – Zoe Kazan
- Shumica nga ne janë duke pritur. Ne jemi duke pritur të ndodhë diçka interesante. Dhe mendoj ne do të presim përgjithmonë nëse nuk bëjmë diç më interesante me jetën tonë. – Donald Miller
- Asnjëherë mos rri gjatë e të presësh. Pritësit dhe dorëheqësit kanë vetëm një dallim të vogël, por përfundimin e njëjtë. – Israelmore Ayivor
- Ju jeni duke pritur diçka e mirë të u vij, por e dini, nëse jeta është gjithashtu duke pritur, atëherë asgjë nuk do të ndodhë, asgjë nuk do të vij! – Mehmet Murat ildan
- Çështja e pritjes është se sa më shumë që pret aq më i padurueshëm bëhesh. – Ashay Abbhi
- Pritja nuk është humbje. Është strategji për kampionët për gjëra më të mëdha. – Ifeanyi Enoch Onuoha
- Pritja nuk është gjithmonë gjë e keqe; mund të sjellë gëzimin e vetë – emocionet e pritjes. – David Jeremiah
- Me duket pritja e padurueshme sepse më bën pasive dhe më mohon mua. Urrejë të mos jem asgjë. – Kathy Acker
- Pritja është një formë e këmbënguljes pasive. – Ogwo David Emenike
- Mbushe jetën me veprim. Mos prit që ajo të ndodhë. Bëje të ndodhë. Bëje të ardhmen tënde. Bëje shpresën tënde. Bëje dashurinë tënde. – Bradley Whitford
- Unë besoj se një qëndrim besimi dhe qëndrim durimi shkojnë dorë për dorë. Pra, kur ju liroheni dhe mësoni t’i besoni Zotit, lëshon gëzim në jetën tuaj. Dhe kur t’i besoni Zotit, do të jeni në gjendje të bëheni më të durueshëm. Durimi nuk është vetëm pritja e diçkaje… është se si prisni ju diçka, ose sjellja juaj gjatë pritjes. – Joyce Meyer
- Pritja është lënduese. Të harruarit është lëndues. Por, të mos dish cilën të bësh është lloji më i keq i vuajtjes. – Paul Coelho
- Ndryshimi nuk do të vij nëse ne presim ndonjë person ose kohë tjetër. Ne jemi ata që i kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë. – Barack Obama
- Nëse e kaloni tërë jetën duke pritur stuhinë, asnjëherë nuk do të shijoni lindjen e diellit. – Morris West
- Pritja është periudhë e të mësuarit. Sa më shumë që presim, aq më shumë dëgjojmë rreth atij nga i cili presim. – Henri Nouwen
- Arsyeja e përtacisë dhe krimit është shtyja e shpresave tona. Ndërsa presim, ne argëtojmë kohën me shaka, me gjumë, me të ngrënë, dhe me krime. – Ralph Waldo Emerson
- Nuk ka gjë të tillë si dështimi – vetëm pritje për sukses. – John Osborne
- Ka dallim mes të dëgjuarit dhe të priturit për të folur. – Simon Sinek
- Marsi është aty, duke pritur për tu arritur. – Buzz Aldrin
- Këta që qëndrojnë në prag të jetës gjithnjë duke pritur kohën e duhur për të ndryshuar janë njëjtë sikur njeriu i cili qëndron në breg të lumit duke pritur uji të kalojë që të mund të kalojnë nëpër tokë të thatë. – Joseph B. Wirthlin
- E gjithë jeta është duke pritur për pyetjet për të cilat kam përgatitur përgjigjet. – Tom Stoppard
- Nëse bëhem filozof, nëse kam kërkuar kaq shumë këtë famë për të cilën jam duke pritur akoma, ka qenë e gjitha parimisht për t’i joshur gratë. – Jean-Paul Sartre
- E kundërta e të folurit nuk është të dëgjuarit. E kundërta e të folurit është të priturit. – Frank Lebowitz
- Pritja është aq e pazakonshme kështu që shumica nga ne nuk mund të qëndrojnë në radhë as 30 sekonda pa mos nxjerrë celularin për të kontrolluar porositë ose për të kërkuar në Google diç. – Julian Bagginlee
- Marifeti është të sigurohesh se nuk vdes duke pritur të të vijë mirëqenia. – Lee Iacocca
- U rrita me gjashtë vëllezër. Kështu mësova të vallëzoja – duke pritur para banjës. – Bob Hope
- Ka shumë njerëz të gatshëm për të bërë gjënë e duhur sepse në zemrën e tyre ata e dinë se është gjëja e drejtë. Por, ata përtojnë, duke pritur tjetrin të bëjë hapin e parë – dhe ai, në anën tjetër, të pret ty. – Marian Anderson
- Zemërimi është sikur pirja e helmit dhe pritja që tjetri të vdes. – Malachy McCourt
- Nuk mund t’ia lejosh vetes të presësh kushtet e përkryera. Përcaktimi i synimeve shpesh është çështje e balancimit të kohës së duhur kundrejt resurseve në dispozicion. Mundësitë humben lehtë gjatë kohës së pritjes së kushteve të përkryera. –
- Kur je hero gjithmonë je duke vrapuar për të shpëtuar ndokënd, i djersitur, i merakosur dhe fajtor. Kur je njeri i keq vetë përgjon në hije duke pritur të kalojë heroi. Pastaj i kërcen mbi kokë dhe shkon në shtëpi… thjeshtë fare. – James Marsters
- Për të qëndruar përpara, duhet të kesh idenë e radhës duke pritur në krahë. – Rosabeth Moss
- Ti nuk e humbë jetën tënde të tërë duke pritur për tu kthyer në pluhur. – Reba McEntire
- Dëshira jonë për të pritur shfaqë vlerën të cilën i vëmë objektit për të cilin po presim. – Charles Stanley
- Çdo gjë që dëshiron është atje duke pritur të e kërkosh. Çdo gjë dëshiron, gjithashtu të dëshiron ty. Por, duhet të veprosh për të arrë atë. – Jack Canfield
- Ëndërrimi është lumturi. Pritja është jetë. Viktor Hugo
- Nuk kemi lindur të presim. Kemi lindur të veprojmë. – Dean Koontz
- Mos prit të godasësh derisa hekuri është i nxehtë, por bëje të nxehtë duke e goditur. – William Butler Yeats
- Nëse pret, do të plakesh, asgjë më shumë. – Walter Bargen
- Ne jemi ata që i kemi pritur. – June Jordan
- Ata të cilët nuk shpresojnë nuk mund të presin; – Charles Spurgeon
- Nëse presim derisa të jemi gati, do të presim gjithë jetën tonë. – Daniel Handler
- Mos prit, koha asnjëherë nuk është e përshtatshmja. – Mark Tuein
- Sa e mrekullueshme është se askush nuk ka nevojë të presë as edhe një moment të vetëm para se të fillojë përmirësimin e botës. – I/e Panjohur
- Tragjedia e jetës nuk është se mbaron kaq shpejt, por se ne e fillojmë atë aq vonë. – William Mather Lewis
- Le të nisemi. Nuk mundemi. Përse jo? Jemi duke e pritur Godotin. – Samuel Beckett
- Ne jemi ata që i kemi pritur. – Alice Walker
- Është një armatë e pritësve në këtë botë. – Henry Ward Beecher
- Nuk është e patjetërsueshme të pritet për një situatë revolucionare: ajo mund të krijohet. – Che Guevara
- Duhet lënë të lirë jetën të cilën e kemi planifikuar, ashtu që të pranojmë atë e cila po na pret. – Joseph Campbell
- Ne jemi duke pritur që momenti i ardhëm të përmbajë atë që ky moment nuk përmban. – Tara Brach
- Është e çuditshme se vitet na e mësojnë durimin; sa më e shkurtër koha jonë, më i madh kapaciteti ynë për të pritur. – Elizabeth Taylor
- Gjërat e mira vijnë tek ata që nguten. – Chuck Noll
- Të gjitha gjërat vijnë tek ai që pret – madje edhe drejtësia. Austin O’Malley
- Gjithçka vije tek ai i cili ngutet gjatë pritjes. – Thomas A. Edison
- Mos prit për gjykimin e fundit – ai zë vend çdo dit. – Albert Kamy
- Duke pritur, duke pritur, duke pritur. Gjithë jetën time, kam pritur që të fillojë jeta ime, sikur disi jeta ishte para meje dhe se një ditë do ta arrija atë. – Camryn Manheim
- Problemi i pritjes deri nesër është se kur së fundi arrin, quhet sot. – Xhim Ron
- Ndërmarrësit e suksesshëm nuk presin momentin e përkryer – ata e krijojnë atë. – Richard Branson
- Çfarë është vonuar nuk është humbur. – Juliette Drouet
- Pritja jonë nuk është asgjë. Është diçka – diçka shumë e madhe – sepse njerëzit priren të formësohen nga çfarëdo që janë duke pritur. – Barbara Brown Taylor
- Fati nuk është çështje rasti. Është çështje zgjidhjeje. Nuk është gjë e cila duhet pritur, është gjë e për tu arritur. – William Jennings Bryan
- Gjërat e mira vijnë tek ata të cilët nxisin. – Susan RoAne
- Nëse prisni derisa të ndjeheni mjaftë i talentuar për të bërë atë, asnjëherë nuk do ta bëni. – Criss Jami
- Do të pres sepse jam djalë i ri. Nuk jam aq i vjetër sa mendojnë. – Sergio Martinez
- Mund të prisni përgjithmonë për kushtet e përkryera, ose mund të veproni me atë që keni. – Jack Layton
- Shitja nuk është asgjë më shumë se të pyeturit dhe pritja për përgjigje. – Jack White
- Prisni mjaftë gjatë dhe njerëzit do tu befasojnë dhe të u lënë përshtypje. – Randy Pausch
- Profesionisti nuk pret inspirimin; ai vepron në pritje të tij. – Steven Pressfield
- Ne nuk paguhemi për veprimet, vetëm për të pasur të drejtë. E sa do të presim, do të presim pafundësisht. – Warren Buffett
- Nëse një gjë ia vlen të bëhet, ia vlen të bëhet mirë. Nëse ia vlen të kihet, ia vlen të pritet për të. Nëse ia vlen të mbahet, ia vlen të luftohet për të. Nëse ia vlen të përjetohet, ia vlen të ndahet kohë për të. – Oscar Wilde.
- Pritjet janë pakënaqësi që presin të ndodhin. – Anne Lamott
- Mos prit miratim, verifikim dhe pëlqime nga të tjerët – gjithmonë jepi vetes vlerësimin më të lartë për miratim dhe puno nga aty. Mbaje dorën lartë dhe ji i mrekullueshëm pavarësisht çdo gjëje. – Jody Watley
- Kur fillova të pres të jetoj në të vërtetë fillova të pres të vdes. – William Saroyan
- Koha më e keqe përfundon nëse ju vetëm mund të prisni mjaftueshëm. – Dinah Maria
- Mençuria është e pavdekshme. Ajo mund të presë përgjithmonë por ti nuk mundesh. – Baltasar Gracian
- Hakmarrja është pjatë e cila më së miri shërbehet e ftohtë. – Pierre Choderlos de Laclos
- Mos prit. Ku mendon të arrish duke pritur? Të bërit është çfarë të mëson. Të bërit është çfarë të shpie tek inspirimi. Të bërit është çfarë gjeneron ide. Asgjë tjetër dhe asgjë më pak. – Daniel Quinn
- Në kohë pasigurie, prit. Gjithnjë, nëse ke dyshim, prit. Mos detyro veten në asnjë veprim. Nëse ke frenim në shpirt, prit derisa çdo gjë është pastruar, dhe mos shko kundër tij. – Lettie Cowman
- Koha është shumë e ngadalshme për ata që presin, shumë e shpejtë për ata që kanë frikë. – Henry Van Dyke
- Mos prit ndryshimin. Ndrysho. – Earl Nightingale
- Vetëm jeto! Jeto tani! Mos prit dhe mos lejo të tjerët të të thonë se je punë në zhvillim. – Landy West
- Nëse je në një ishull të largët të shkretëtirës, le të jetë angazhimi yt shpresa më e mirë për të ndërtuar një anije në vend të presësh që një anije shfaqet në mes të mjegullës. – Mehmet Murat Ildan
- Në mes të natës, nëse ke vendosur të bësh diçka të mirë për botën, mos prit që të vijë mëngjesi. – Mehmet Murat Ildan
- Humb disa gjëra me vlerë në vende të ndryshme dhe rit për ca kohë! Nëse kthehen tek ti, do të thotë se je duke jetuar në një shoqëri të ndershme dhe atë në një të rrallë. – Mehmet Murat Ildan
- Hape derën vetën në vend që të presësh që dera të hapet vetë. – Mehmet Murat Ildan
- Pritja në qetësi është gjëja më e rëndë nga të gjitha. – Elisabeth Elliot
- Ndalova të prisja botën të më jepte çfarë doja; fillova të ja jepja atë vetë vetes. – Byron Katie
- Sa më shumë vazhdojnë të të presin, aq më shumë dëshirojnë të bëjnë marrëveshje. – Harvey Mackay
- Bota është përplot njerëz të cilët presin ndokënd të vijë dhe t’i motivojë të bëhen asi njerëz që dëshirojnë të jenë. Problemi është se askush nuk vjen t’i shpëtojë. – Brian Tracy
- Vdekja nuk është problemi; prita e saj është. – Charles Bukowski
- Secili, në thellësinë e zemrës është duke pritur të vij fundi i botës. – Haruki Murakami
- Mënyra ime e punës ishte ndryshe vite më parë. Unë prisja derisa një ide vinte tek unë. Tani unë kalojë gjysmën e rrugës për ta takuar atë, edhe pse nuk e di nëse e gjejë së shpejti. – Sugmund Freud
- Nëse do të prisni ndonjë të vijë të ju nxisë të bëni diçka, më mirë hiqni dorë. – Cher
- Ndonjëherë bota ulet në qoshe dhe pret që të dështosh. E befaso botën! – Mehmet Murat Ildan
- Universi në të cilin jetojmë nuk është i përshtatshëm që të presim për asgjë. Ndalo së prituri dhe e lësho portin.“ – Mehmet Murat Ildan
- Kur gjithçka shkon për mrekulli, asnjëherë nuk mund të shohësh fytyrat e vërteta të njerëzve! Prit kohët e vështira për të parë fytyrat e vërteta!“ – Mehmet Murat Ildan
- Më mirë është të bësh diçka se sa të mos bësh asgjë duke pritur të bësh gjithçka. – Winston Churchill
- Rob ai i cili ulet, dhe pret që ndokush të e lirojë. – Frederick Douglass
- Nëse pret për punë, ke vdekur. – Dustin Hoffman
- Duhet të mësoni të prisni siç duhet. – Eugen Herrigel
- Ai i cili ecën vetëm, nuk e pret askend. – Henry David Thoreau
- Nëse pret të nesërmen për të ndjekur ëndrrën, derisa të arrish aty ato kanë ikur. – Willie Nelson
- Çdo gjë vije tek ai i cili din si të presë.“ – Wolfgang Pauli
- Lutja na lejon të presim pa derte. – John Ortberg
- Ti je udhëheqësi të cilin e prisje. – Gloria Steinem
- Mundësitë bëhen, ato nuk rrinë përreth duke pritur ndokush të i marrë ato. – Mohammed bin Rashid Al Maktoum
- Thuaje para se të kalojë koha. Thuaje para se të bëhet vonë. Thuaj çfarë ndjenë. Pritja është gabim. – Haruki Murakami
- Jo vetëm që duhet të jemi të mirë gjatë pritjes, ne duhet ta duam atë. Sepse pritja është pritje, është jetë. – Joshua Waitzkin
- Përvoja na mëson kur të presim dhe kur të ecim përpara. – Lanette Oke
- Ndonjëherë mund të humbim vite të jetës duke pritur të përzgjidhemi. Por ajo është gabim. Ti tanimë je i përzgjedhur. – Dieter F. Uchtdorf