Autor: MSc. Skender Mustafi
CoinHive Miner parimisht është programuar si pjesë e cila është shtuar në bibliotekën e JavaScript e që shfrytëzohet nga ueb programuesit për gjurmimin e kripto-monedhave si një burim i përfitimeve. Sidoqoftë, kjo bibliotekë së fundi është duke u shfrytëzuar nga kriminelët elektronik për të mbledhur të dhëna, ilegale-pa lejen e përdoruesit, përmes integrimit të këtij kodi nëpër shtesa ueb faqes ose aplikacione, kështu duke infektuar mjetin tuaj. Nëse tanimë kompjuteri juaj është infektuar nga ky virus, atëherë pasoni hapat më poshtë për të larguar atë:
- Shkarkoni (akoma nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe) dhe instaloni versionin falas të aplikacionit Malwarebytes (shkarko 67.9MB)
- Pasi të keni instaluar aplikacionin dhe të keni shtypur “Finish”, aplikacioni hapet automatikisht. Me hapjen e aplikacionit mund të filloni me skanimin e kompjuterit tuaj.
- Pas realizimit të kontrollit të kompjuterit shtypni “Quarantine Selected”. Natyrisht, ju mund të kontrolloni listën e viruseve të gjetura si dhe skedarëve të vlerësuar si viruse potenciale dhe nga të përzgjedhurat mund të largoni ato të cilat i vlerësoni si të parrezikshme. Përmes shtypjes së pullës do të pastrohen të gjitha të përzgjedhurat.
- Pasi që Malwarebytes të ketë pastruar kompjuterit shfaqë një dritare përmes së cilës njoftoheni se kompjuteri juaj është pastruar, por për të qenë efektiv pastrimi, duhet të ristartoni kompjuterin.
Alternativa tjera për pastrim
Për të larguar këtë virus nga kompjuteri juaj, gjithashtu, mund të shfrytëzoni dhe aplikacione tjera si HitmanPro (shkarko 11.1MB) ose Emsisoft Emergency Kit (shkarko 306MB).
Nëse diçka nuk shkon në rregull, atëherë ktheni opsionet e shfletuesit në gjendjen fillestare të instalimit.
Tani kompjuteri juaj duhet të jetë i liruar nga ky virus.
Për sugjerime ose alternativa, na shkruani...