ulërimat e fundit

ndjenjat e mia
të lidhura kahmote
për unin tënd
flasin
duke gropuar ndjenjat tua

ndjenjat e mia thonë
ç’u bë me virgjërinë
kur në ulërimat e fundit
bulëzoi urrejtja
e ndjenjës shpirtërore

më pastaj ulërin dhe vet
në shpirtin e gropuar
për mërinë e yjeve
në përgjigje fati

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?