valle yjesh

po i shkruaj shpirtit mjerë
se
me vullkan i lidhur jam
në humnerë nga lule t’mia
që t’më qajnë zemrën bulbë
që t’më qajnë që sot përherë
dhe t’më njehë që sot përherë
e bukura lulëz

unë po digjem që të mbetem
lym i lumit si pasqyrë
dhe përherë të lindin yjet
në kuq e verdhë
pa mëri
dhe pa mynxyrë
në valle të madhe
në krater të hijes s’kuqe
mbi aortë të ditës tjetër
me një hënë të bërë nuse

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?