Vetdijësimi

0

 Autor: Faton Azizi

Islami , simbolizon tërësi të rregullave multidimensionale. Duke rregulluar fillimisht raportin në mes Krijuesit dhe krijesës , raportin në mes ideores e shpirtërores me materialen, raportin në mes njeriut dhe natyrës, njeriut dhe shtazës, njeriut dhe bimës e duke përfunduar atje ku mendja nuk mund ta paramendoj e as që truri të mos mund të imagjinojë, në atë ku veshi nuk ka pasur nderin ta dëgjoj e as syri s’ka pasur privilegjin ta shohë. Erdhi për të na treguar që është këtu. Lindi atje ku edhe më parë kish qenë. Mysafir në shtëpinë e tij. Edukues kolosal. Islami zgjeroi margjinat e njerëzimit për të mos ndryshuar kurrë më.
Kështu në një dimension islami si tërësi e normave fillimisht të pajisura me elementin human , racional e më pas me atë normues margjinalizon e edukon sjelljen e krijesës njeri i cili qëllimisht është i instaluar të mbijetoj në gjirin e multikoloritetit të krijesave. Si i privilegjuar , njeriut iu imponua përkujdesi ndaj vetes e më pas dhe për gjithçka që e rrethon. Në këtë gjendje njeriu sikur nuk u kënaq nga pasiviteti komod që iu dhurua , duke iu lënë vetëm detyra që t’iu përmbahet rregullave, thënë ndryshe ekzekutues e respektues në njërën anë , i privuar nga obligimi për të sajuar rregulla. Kështu krijesa e privilegjuar sikur theu premtimin autokton, dhe tentoi ta provojë radiusin e meditimit madje duke sakrifikuar që vetë të jetë objekt eksperimentimi. Do të ishte shumë më e logjikshme që rregullat e zbritura së bashku me njeriun të jenë shoqërues i denjë i tij përgjatë udhëtimit sprovues. Ai sikur u nxit dhe u sfidua nga vetja për të shpikur diçka që del jashtë tij, madje dhe jashtë kontrollit ideor e material. Zbritja e islamit fillimisht u interpretua si i skajshëm , herë në krahun pozitiv e herë në atë negativ. Keqkuptimi në interpretim e deri tek interpretimi i gabuar janë dy metoda të cilët shpesh i mvishen thesarit të pastër të islamit. Fillimisht duke pasur respekt për njeriun dhe duke e pozicionuar atë në nivelin që e meriton , madje duke u imtësuar dhe duke i dhënë gruas të drejtën e të qenurit pjesëtar i barabartë i shoqërisë islami shtyn kufijtë të cilët për kohë të caktuar nuk ishin normal madje në sytë e shumicës  as dhe real. Rregullat e tilla u pozicionuan fort në një piedestal për të mos u ndryshuar më kurrë. Pozicionim ky i cili fillimisht u interpretua si ekstrem, me pas si jo i drejtë , dikur tolerant, ndonjëherë diskriminues e sot si radikal. Sidoqoftë i interpretuar kuptimi dhe esenca e islamit qëndroi stoike në stuhinë e shushurimën e kohës dhe ideores. Në këtë mozaik të larmishëm njeriu ngarkoi veten shumë herë, herë me arsye e herë pa arsye. Do ishte e logjikshme dhe e arsyeshme që të krijohen teknika dhe metoda të interpretimit, të analogjisë dhe të deshifrimit (sidoqoftë i vogël) të rregullave tejhumane, përkundër humbjes kohë drejt sajimit të rregullave të cilët (sipas mendjes së njeriut ) do të jenë pandan dhe rivale me ato të parat. Rivalitet komik, aq dhe jo i drejtë.

Mendja e njeriut dhe me të prodhimi i rregullave për njeriun, evoluoi nga një kënd në tjetrin duke mos ruajtur margjinat e as duke mos iu përmbajtur asnjë rregulle të veprimit. Kështu shoqëria e cila kërkonte shërim në racionalen, herë paramendoi patriarkatin e herë matriarkatin, herë mendoi skllavopronarinë e herë feudalizmin për të përfunduar në çoroditjen e komunizmit e të kapitalizmit dehuman. Sulmon mbulesën në tentativë për të legalizuar prostitucionin, më fanatizëm mbrohet kamata përkundër lëmoshës, eksploatohet natyra dhe gjithçka në te përkundër përkujdesjes maksimale për te. Çdo tentativë për të dalë nga vetvetja e bindi njeriun që je njeri. Njeriut iu tha LEXO e më pas mendo , medito, logjiko e vepro. Kështu leximi fillimisht përfshin proces me anë të të cilit thithet dituria e shpalosur diku, është tërësi aktivitetesh me anë të të cilit shpalos diçka që veç më është e thënë, e shkruar dhe e shfaqur. Leximi si urë lidhëse në mes njeriut (shqisave të tij) dhe hyjnores në vetë doemos të përfshij dhe komponentët e përmendura të analizës, të logjikuari , bindjes dhe të veprimit. Në gjithë këtë proces njeriut i është shkurtuar rruga dhe mundi i “sajimit” të rregullave të reja. Ai është vendosur dhe është shtyrë në  një stad më tej, duke e tejkaluar stadin e sajimit njeriu është instaluar në fushën e veprimit dhe të përkujdesjes për rregullat të menduara shumë më hollësisht dhe më detajisht se sa mund të meditoj mëndja e krijuar. Edhe përskaj gjithë këtij privilegji njeriu nuk u kënaq me këtë pozitë dhe kthen veten në një fazë dhe hap më pas, në fazën e sajimit të rregullave ku rrezikon shumëçka, fillimisht rrezikon të dështojë , rrezikon të jetë i mangët dhe rrezikon të jetë subjektiv. E gjithë kjo ka ndodhur, është duke ndodhur dhe s’ka dyshim që dhe më tej do të ndodhë në gjirin e shoqërisë. Aristokracia moderne (ajo e cila ka në duar të tre nivelit e pushtetit atë ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësorë) për mrekulli thirret në idenë e ndarjes së pushtetit dhe me të të sajimit të rregullave pure të pastra me anë të të cilave normalizon shoqërinë konkrete. Prapa kësaj skene qëndron qëllimi johuman i kapitalistëve të cilët në çdo sekondë të jetës janë të prirë ta shfrytëzojnë masën e gjerë me qëllim të krijimit të autokomoditetit afatgjatë. Kështu nën hijen e termit demokraci shoqërisë iu ofrua mashtrimi i maskuar i cili me mjeshtëri arrin të i bëj ballë çdo lloj sfide të mendjes anti-“demokratike”. Nën këtë mashtrim shoqëria ndahet në tre grupe , e para ata që me fanatizëm mbrojnë nocionin e demokracisë e me të dhe porosinë që ofron ky lloj mashtrimi perfid, grupi i dytë përfaqësohet nga ata që janë të vetëdijshëm për anti produktivitetin e kësaj formule të qeverisjes dhe diku ne mes këtyre dy grupeve sikur fshihet një shtresë e pafajshme e shoqërisë e cila as nuk merr guximin të mendoj për alternativat jashtë demokracisë e as nuk guxon të jetë eksperiment e asaj që përfaqëson mendja e guximshme anti-demokratike. Në këtë analizë të dyja grupet janë minore, është dominues numri i atyre që janë të pa definuar respektivisht ata të mashtruarit (naiv) andaj e gjithë lufta zhvillohet a thua ku do të fokusohen dhe kujt do të i besojnë pikërisht ajo shtresë e cila do të qëndis fatin e shoqërisë së gjerë.

Në pritje gjejmë heshtjen, uroj që heshtja të jetë racionale e që fund i saj ta arsyetoj kohëzgjatjen e heshtjes.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *