Xherdan Shaqiri takon me kënaqësi komunitetin shqiptar në Dahota, Katar

Ngjarja, ndeshja e fundit për kualifikime në kampionatin botërorë Zvicër – Shqipëri, e cila i futi në gërshërë tërë elitën e futbollistëve shqiptar që prezantojnë Zvicrrën, akoma është e freskët. Kjo u dha rast spektatorëve shqiptar që Xherdan Shaqirin e të tjerët të i vlerësojnë sipas dëshirës, emocioneve e mendimeve të tyre duke arritur deri tek çvlerësimi dhe nënçmimi në forma dhe me fjalë të ndryshme, për të ardhur deri tek shkalla e vënies në dyshim të dëshirës dhe emocioneve kombëtare të këtyfre lojtarëve.

fjalaime.ch

shaqiri katar (2)

Autor i tekstit të mëposhtëm
Autor i fotografive
Faton Maliqi
Mbështetës teknik i Ambasadës së Maqedonisë në Dahota, Katar

shaqiri katar

Stërvitja intensive që skuadra elitare e Bundesligës Gjermane, Bayerni Mynihut, po zhvillon aktualisht në Doha të Katarit, para nisjes së fazës së dytë të kampionatit gjerman, nuk e pengoi aspak lojtarin me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri të organizojë një takim të ngrohtë e miqësor me komunitetin e shqiptarëve në këtë vend.

Takimi u zhvillua menjëherë pas fitores spektakolare të Bayernit të Mynihut kundrejt Schalke 04, në një ndeshje miqësore, me rezultat 5-0, ku Shaqirit i mjaftoi vetëm një pjesë e lojës për të dhënë asistin e tij, të cilin e finalizoi në rrjetë sulmuesi me eksperiencë Mario Gomes.

Në shkallët e stadiumit Al-Sadd, ku u zhvillua ndeshja, nuk ishte e vështirë të shquheshin brohoritjet e komunitetit shqiptar, që thërrisnin emrin e Shaqirit papushim. Jo vetëm për kënaqësinë e bashkëpatriotëve të tyre, por edhe gjithë sportdashësve të pranishëm në stadium, performanca e Shaqirit në këtë ndeshje ishte mbresëlënëse.

Në prani të bashkëpatriotëve të tij nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, Shaqiri u shpreh i entuziazmuar dhe njëkohësisht i lumtur për mbështetjen që komuniteti shqiptar i Katarit i dha në fushën e futbollit, si dhe gatishmërinë e tyre për të ndarë disa çaste vëllazërore së bashku në hotel Grand Heritage, Doha, ku ekipi bavarez është akomoduar.

Shaqiri u shpreh se që prej 6 muajsh që luan me Bayernit ndihet shumë komod dhe i vlerësuar si nga ekipi ashtu dhe nga kolegët.

Takimi u mbyll me urimet më të përzemërta të komunitetit shqiptar të Katarit për suksese të mëtejshme të Shaqirit në arenën ndërkombëtare.

Po këto i keni lexuar?