ylli i veriut të ngrirë

atë natë
duke menduar jashtë kompetencave
të të menduarit
rrëshqiti mbi akullin
e nuhatjes sime dredharake
rrëmbyer nga frika
më përqafoi fort
ëndjen e akullt të iluzionit

mbërthyer nga mllefi
jashtë jorganit të frikës
shoqëruar nga drita
afër
mijëra vjet drite
mendova vetëm për ty
hëna ime e fundosur
me fundin e ëndrrës
në agun e avullt
nën diellin e të ndriturve
që fundosesh edhe më tej
në mëngjese të imagjinuara

atë natë mendimesh
isha zhveshur
edhe nga rrobat e ngjyrosura
me ngjyrë trëndafili
me ngjyrë pritjeje
m’i ngjyrosi koha faqet e akullta
më dha aromë shprese
shushurima e karkalecit bredharak

ylli i veriut të ngrirë
ishte veshur në të kaltër
sikur deti
me ngjyrë të zezë të kohës
më veshi edhe mua
shpresën e mllefit të rrezes
dhe iku me gjithë leshrat e mia
më la gati
shtrirë për tokë

një herë tjetër
kur erdhi koha
e natës kalorëse
ra ylli i veriut të ngrirë

i dënuar

dyshimi ishte
se ndonjëherë
do të dalë ndoshta
një rreze e vërtet jete

© Skender Mustafi

Komentet nga Facebook:

Po këto keni lexuar?!!

Leave a Comment