Zekr : lexues Kur’ani edhe në shqip

Autor: Skender Mustafi

Zekr është një projekt falas dhe me kod të hapur për programuesit e interesuar që të përmirësojnë ose shtojnë diçka në të. Programi në fjalë programohet dhe mirëmbahet nga programues si Mohsen Saboorian, Mohammad Derakhshani, Hamid Zarrabi-Zadeh, Ali Rastegar e të tjerë.

Programi në fjalë lexon dhe shfleton Kur’anin në disa gjuhë, varësisht se cilën e përzgjidhni për të lexuar dhe shfletuar. I përshtatshëm është që nëse dëgjohet Kurani arabisht atëherë mund të përcillet tekstualisht në shqip meqë ajetet janë të paraqitura në atë formë që në lexim të çdo ajeti në arabisht tek teksti ju jep sinjal në ajetin përkatës të përkthyer.

Fjalaime.ch ka bërë përkthimin e programit në gjuhën shqipe, kurse vetë zhvilluesit e programit ofrojnë Kur’anin në shqip nga tre përkthyes.

Më poshtë do të mund të shihni se si mund të e shkarkoni programin dhe ku duhet të i vendosni dokumentet për të përshtatur shqip.

  • Shkarko programin tek faqja: Zekr.org
  • Shkarko skedën për përkthimin e programit këtu. Për të shkarkuar skedën shtypni me të djathtën dhe shtypni “save Link as…”. Pasi ta keni ruajtur skedën kaloni tek dosja ku e keni instaluar programin. Kjo dosje zakonisht është tek C: psh: C:Program FilesZekr. Pasi të keni gjetur dosjen kryesore kaloni tek dosja:  …Zekrreslang dhe tek kjo dosje vendoseni skedën e shkarkuar.
  • Shkarko emrat e sureve këtu. Këtë skedë e ruan si atë më sipër dhe e vendos tek dosja: …Zekrrestextmetadata
  • Nëse dëshironi, shkarkojeni foton që po e shihni në artikull: këtu dhe vendoseni tek dosja: …Zekrresimage duke zëvendësuar foton ekzistuese.
  • Kjo e bën programin tërësisht të përshtatshëm për ju.

 

Po këto i keni lexuar?