Zoti, universi, natyra, apo si të duash quaje ….

0

Autor: Faton Azizi

Është mjerim formulimi i një fjalie të tillë krahasuese, sidmos rritet shkalla e mjerimit kur kjo fjali thuhet me plot besim nga kuazi intelektualët. Universi, natyra , kosmosi etj. gjithë këto hyjnë nën emëruesin krijesa dhe asesi nuk i lejohet njeriut që të tërheq drejtëz krahasimi në mes krijesave dhe Krijuesit … Është temë tjetër që nëpërmjet krijesave të tilla , nëpërmjet harmonisë që ata funksionojnë , bukurisë që ngërthejnë , qëllimit të krijimit , apo mjeshtërisë së sendërtimit të tyre të krahasohen ose të mishërohen me nocionin dhe kuptimin e Krijuesit. Defekti në këtë formulim mund të jetë i dy llojshëm , e para , defekti vjen nga bindja që ata kanë në këtë (teori)  duke mos mund ta dallojnë nocionin e lartpërmendur Krijues nga  krijesa. Gjithë ky defekt mbështetet në teoritë Darviniste dhe cioniste që iu kanë ofruar e servuar njerzimit me vite me radhë, duke hutuar njerzit që nga librat e shkollave fillore e deri në nivele akademike. Andaj në periudhën kur njeriu nuk posedon gjykatës shkencor në vete beson (faza e parë e nxënies së dijes)  në gjithçka që i servohet (gabimisht ose drejt), dhe nën këtë më pas tek shumica e intelektualëve ushqehet ideja e tillë dhe dikur fillon të shëndrrohet në bidje të cilën më shumë fanatizëm e mbron dhe i beson duke e llogaritur veten të ditur, me mburrje e prezanton të njejtën dhe i qëndron partizan përjetë. Këtij mjerimi vulë i vendos doza e darvninizimit të procesit edukativ dhe arsimor i cili si i tillë dhe sot përjeton gjurmë negative , gjithnjë duke pasur për fillim periudhën tendencioze (mjerisht të pahetuar nga kokat e mençura) e sot edhe pse gjëndet ndoshta në fazën e fundit të funksionimit (spaku në tekste shkollore) prap ideja e tillë funksionon dhe si e tillë gjenë përkrahës (fatkeqësisht). Kjo pasojë si e tillë fillimisht e instaluar me pavetdije , më pas e shëndrruar në bindje ndalon tek njeriu procesin e hulumtimit të mëtejshëm. Kategoria e tillë bindjen e krijuar (pa dëshirë në fillim) në një fazë shëndrrohet në një përndjekës të verbër dhe shpesh me idenë e tillë e përmbyll kapitullin e quajtur jetë e kësaj bote. Do të thotë darvinistat kanë arritur me mjeshtëri që ta studjojnë këtë fenomen me anë të të cilit arrijnë që të rekrutojnë numër të madh idhtarësh të cilët siç përmenda në fillim të pavetdijshëm mësojnë teorinë e tillë , më pas fillojnë t’i besojnë e dikur dhe me shumë krenari përfaqësojnë dhe mbrojnë të njejtën. Rreziku i një teorie të tillë është i shumfisht, duke filluar nga këndvështrimi individual e duke përfunduar në ate kolektiv. Njerëz të tillë, idhtar të idesë së tillë shpesh i takojmë në vende të rëndësishme të shoqërisë, duke drejtuar institucione shoqërore e shtetërore në të cilat krijohen politikat e funksionimit dhe planifikim i së ardhmes së shoqërisë. Shikuar nga ky kënd pasojat e bindjeve të tilla tash më marrin përmasa të mëdha dhe thuajse secili nga ne në një formë shijon pasojat e një tendence të tillë. Parashtrohet pyetja pse njerëzit e tillë mbështesin gjithë këtë defekt ? Arsyeja dhe përgjigja u tha më herët , kjo kategori njerzish kanë bindjen se Krijuesi është i fshehur në natyrë, në kosmos dhe në univers , Krijuesi është i mishëruar me gjithë këto elemente dhe në një formë nëpërmjet tyre shpresh vullnetin dhe portreziton ekzistimin e Tij. Asesi nuk arrijnë të dalin nga kjo humnerë për faktin se qysh në fillim të mbushjes së fondit të tyre të njohurive i’u është servuar ide e gabuar (sugurisht me tendencë) dhe më pas kjo temë për ta është e mbyllur sepse ideja e gabuar , e përqafuar në fazën e hershme të fëmijërisë tashmë veç sa vjen dhe trashet, mendjet e tilla as që lodhen që ta shmangin nga bindja e tyre këtë defekt fillimisht të palogjikshëm e më pas dhe të rrezikshëm dhe dëmtues.

Armët e luftimit të kësaj dukurie janë të shumta dhe njëkohësisht përfshijnë disa kategori njerëzish. Defekti i tillë patjetër që duhet të luftohet në të gjitha shtresat ku ai ka zënë vend, ku kultivohet dhe logjikisht duhet ndërprerë burimin e gjithë këtij sherri.

Duke njohur për së afërmi këtë kategori njerëzish nuk dua të ofroj argumente religjioze , pasi që në fillim do ta humbi debatin (padrejtësisht, duke hasur në vesh të shurdhër i cili me asnjë kusht nuk dëgjon zërin e arsyes mirpo çoroditshëm dhe me shumë fanatizëm  përndjek  mendjen e tij darviniste.) Andaj në këtë drejtim do të përmend argumentet që shkenctari i njohur Albert Ajnshajn (A. Einstein) përdori për ta bindur mësuesin e tij rreth ekzistimit të Krijuesit (për më shumë mund të lexohet në debatin e njohur mes tij dhe mësuesit). Andaj në mos më dëgjosh mua , dëgjo Ajnshtajnin dhe hiq nga mendja bindjen që Krijuesi në njërën anë  dhe  “nëna natyrë” e universi në anën tjetër janë të ngjajshëm. Dallo krijesën nga Krijuesi. Është për t’u evidentuar fakti që në gjithë këtë matematikë mendja e tillë e harron (njeriun) veten duke mos e futur në asnjë kategori. Duke dashur të dijë aq shumë , duke e djallëzuar natyrën e tij të pastër njerzore ai poshtëron veten duke e nënvlerësuar ate. Në këtë krahasim ai (njeriu) poshtëron egon e tij duke i dhënë rol nënçmues e sekondar në krahasim me natyrën dhe mjedisin që e rrethon. Të përkujtoj që Krijuesi për njeriun krijoi të gjitha ata që po të joshin nga pamja e nga perfencionizmi i funksionimit. Natyra , ajo që të rrethon , atë që e sheh dhe atë që nuk e sheh pranoji si dhuratë nga Krijuesi i cili të ofroi komoditet dhe njëkohësisht argumente për të të mësuar që në prapavij të tyre qëndron i Gjithdijshmi, qëndron Krijuesi i cili me perfeksionizmin më të lartë të mundshëm ofron për njeriun argumente të mjaftueshme që në luftën në mes devijimit dhe realitetit të ngadhënjej ky i dyti.

Komentet nga Facebook:

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Kodi i sigurisë *