ZygoteBody: Projekt 3D-interaktiv për njohjen e trupit

ZygoteBoty është projekt i mrekullueshëm për të njohur veten, organet tona të brendshme, shtrirjen e sistemit të qarkullimit të gjakut, muskujt, eshtrat, shtrirjen e sistemit nervor. Projekti ka një bazë e cila ofron gjetjen e organeve përmes kërkimit të tyre në fushën e kërkimit. Lëvizjen e trupit të konstruktuar në 3D përmes miut. Fatkeqësisht kërkimi bëhet përmes termeve në anglisht si dhe termeve shkencore përmes të cilave shumica e organeve janë të njohura. Për më tepër mund të shihni organet mashkullore dhe femërore duke lundruar nëpër njërin nga trupat varësisht nga përzgjedhja juaj. Informacione mbi organet nuk ofrohet, por këto mund të i gjeni në burime tjera në internet siç është projekti Wikipedia.org, innerbody.com, 3dscience.com, nextd.com, humanbody3d.com, anatronica.com etj.

Kaloni tek faqja!

Nëse ju njihni ndonjë shërbim tjetër në internet që trajton këto çështje të cilat mund t’i kuptojmë sadopak dhe ne që nuk jemi mjekë atëherë na shkruani në komente!

Po këto i keni lexuar?