Studimi
Të studiosh është pa vlerë nëse nuk e tejkalon atë. Studiuesi duhet të e tejkalojë studimin, pra duhet të e kuptojë dhe implementojë atë, të arritur, tërësisht apo pjesërisht (nëse ka mundësi).
Studim nuk është vetëm plani universitar, por edhe të gjitha problematikat tjera të cilat kërkojnë të kuptuar e më pas implementim.
T’i tjerrësh mundësitë e veshjes së shtëpisë me mobilie në bazë të hapësirës, buxhetit e funksionalitetit, është studim. Ne çdo ditë “studiojmë” rrjedhën politike shtetërore, ndërkohë që kemi problem me ligat e ujit për shkak se nuk kemi menduar fare për montimin e gypave në banjë e kuzhinë.
Unë mendoj se fillimisht duhet të zgjedhim problemin e ligave tona.
Marketingu
90% e përmbajtjes së marketingut në vendet tona është i ndaluar (haram) sipas Islamit. Disa prodhojnë produktin/shërbimin ose një pjesë të tij mbi baza të ndaluara, disa rregullojnë çmimet mbi këto baza, të tjerët uzurpojnë vendet ose/dhe zënë vendet e të tjerët zhvillojnë reklamat ose pjesë nga ato mbi baza të ndaluara. Kuptohet, në këtë rast kemi kompani që kombinojnë funksione me baza të ndaluara, por ajo që më shumti na ngacmon është reklama. Reklama ka humbur kuptimin e vetë i cili është ngritur mbi baza profesionale dhe ka kaluar në promovim të grupeve amorale.
Ajo që veçohet dhe duhet kuptuar si mësim nga kjo situatë është se edhe ofruesi dhe konsumuesi i marketingut të ndaluar (haram) janë mëkatarë dhe kanë përgjegjësi për veprimet e veta.
Morali në ndërmarrje
Gjatë studimeve universitare një profesor më dha vetëm notë kaluese për shkak se nuk mund të bindesha se ka moral (isha i mendimit se s’ka moral) rreth moralit të ndërmarrjeve ndërkombëtare.
Tani, pas kësaj përvoje gati dhjetë vjeçare në tregun ndërkombëtar kam arritur të vërtetoj se morali nuk është qëllim i asnjë kompanie ndërkombëtare. Ato arrin në mos respektimin e rregullave morale deri në nivelin ku ligji mbron ato. Madje janë kompanitë, përmes fuqisë së tyre, ato të cilat shtyjnë kufijtë e moralit ekonomik duke shkelur mbi me çizme e cila njeh vetëm profitin.
Pra, se kompanitë ndërkombëtare janë të ngritura mbi moral, është po aq e vërtetë sikur të themi se rrjeti kolonial spanjoll, francez ose britanik është ngritur mbi dëshirë vullnetare të të kolonizuarve.
Fotoja me libra
Shkrepja e një fotoje ku ne jemi pjesë, bëhet në raste specifike. Në të takojmë veten me ndonjë veshje të re ose/dhe interesante, objekt, vend e të tjerë.
Shkrepja e fotove mes ndonjë libri ose disa librave më duket sikur një takim i rrallë dhe interesant sa për të bërë foton interesante. Ky fenomen na është bërë “koxha” i dashur për publik.
Krimi ekonomik
Në pikëpamje globale, krimi ekonomik zhduket vetëm me zhdukjen e krimit politik. Në pikëpamje individuale, le të mos bëhemi kriminel në emër të pikëpamjes globale.
Akti dhe përgjegjësia
Unë nuk mendoj se meqë veprimet tona përcillen nga përgjegjësia duhet lënë ato. Duhet tërhequr në vetmim, murgërim të detyruar nga vetja. E gjithë vlera vjen si pasojë e veprimit kështu që duhet të veprohet nëse duam vlera.
Një veprim i lënë pas dore është bashkëveprimi me miq e shokë për të realizuar diçka që të mos na shkojë dita, muaji e viti kot. Vetëm veprimi për të krijuar vlera na shpëton nga ky poshtërim shoqërorë.
Kjo që thash nuk na shpëton, por ajo që do të bëjmë për vlerat pozitive.
Këshilla online
Aq shumë jemi duke shpërndarë këshilla e fjalë të urta në internet, sikur ato të jenë fatura për të cilat i mbledhim paratë, sa që nuk kemi aspak kohë të implementojmë për vete ndonjërën nga ato.
Maturanti
Deklarata e paradites: “Jam bërë maturant, sikur unë s’ka, unë i di të gjitha.”
Deklarata e pasdites:”Këta me Beçelor e Master, bile edhe shumica e tyre me Doktoraturë nuk dinë gjë.”
Unë i mjeri, që që moti kam dalë nga adoleshenca, s’po kuptoj gjë!
Libri me këshilla
Libri titullohet “101 ide si të zhvilloni biznes të suksesshëm”, kurse autori punon te xhaxhai ndërkohë që botimin e librit e ka financuar daja.
Lajmi taze
Edhe lajmi i para një jave për atë që e lexon/dëgjon/shikon për herë të parë, është lajm taze.
Udhëheqësi i biznesit dhe konsumatori
Udhëheqësit e biznesit thonë atë që konsumatorët duan të dëgjojnë, kurse veprojnë atë për të cilën konsumatorët janë të gatshëm më së shumti të shpenzojnë.
Studime pas studimit
Gjatë studimeve, përveç në disa lëmi të cilat i “flenë” studentit për shpirti, është e pamundur të arrihet studim i mirëfilltë i problematikave. Për këtë dhe është përhapur me të madhe sistemi edukativ i Bolonjës i cili studentit i ofron dy elemente shumë të rëndësishme për jetën passtudimore: 1) Kornizat bazë të drejtimit të studiuar dhe rrugët për t’i përvetësuar ato njohuri edhe pas studimeve dhe 2) motivimin për punë pas studimeve.
Pra, në kohën e diplomimit është tërësisht normale që shpesh herë të mos shihet ndonjë rezultat i qartë i arritur nga studimet e sapokryera meqë nga këto studime është mësuar kuptimi i shumë pikave dhe kornizave të cilat do të mbushen me kuptim gjatë veprimeve praktike dhe me lexim vullnetar.$
Universitetet në Maqedoni
Në Maqedoni kemi dy forca të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me tregun ndërkombëtarë të dijes. Forca e integrimit edukativ evropian dhe ajo e ngunjimit tradicional. Forca e parë nuk e ka kuptuar sistemin tërësisht megjithatë është e gatshme për ta implementuar ( nuk e kupton aeroplanin, por je i gatshëm të e ngasësh) dhe e dyta pavarësisht nëse e ka kuptuar ose jo e injoron dhe lufton të parën duke mbajtur të veten.
Si pasojë, forca e parë arrin të prodhojë diploma të cilat mundësojnë studime dhe jashtë vendit gjë që i bën studentët me vullnet vullnetar (dhe pare në xhep) që të mund t’i zhvillojnë vlerat e veta edhe më tej duke i mundësuar vetes daljen nga sistemi i pakuptimtë, kurse forca e dytë shpërndan dituri në formën e vetë por që nuk pranohet nga qarqet dhe tregjet evropiane.
Hip se të vrava, zbrit se tanimë je i vrarë.
Qasja në internet përmes celularit
Nuk e kemi nga qejfi, por nga varfëria që shumë rrimë në internet.
Qasja përmes kompjuterit është bërë veprim jashtë mode, kështu që i jemi lidhur fortë hapit me kohën.
Njeriu
njeriu, vetëm kur pajtohet me gjendjen e tij, mund të mendojë qartë dhe të veprojë tërësisht frytshëm.
Votimet
Votimet janë siç janë, ajo që më së shumti më shqetëson është fakti se ne për 2 dekada nuk kemi ndërmarrë asgjë për të ndryshuar këtë problemin e ndryshimit të sjelljes pas marrjes së votave.
Zhvillimi parazitar ekonomik
Maqedonia si e tillë jo vetëm që ka shkatërruar tërësisht bizneset tradicionale, por edhe nuk është interesuar fare për ngritjen e kushteve për zhvillimin e bizneseve moderne të bazuar mbi teknologjitë informative. Është tragjedi e llojit të vetë që ky shtet nuk tregon asnjë lloj interesi për t’i hapur rrugë ekonomisë së bazuar në teknologjitë e reja, një fushë ku lulëzimi i bizneseve të reja do të ishte i mundur me një kapital të ulët, por që gjenerimi i vlerave do të ishte shumë i madh. Për më shumë një rrjedhë e tillë ekonomike jo vetëm qo do të gjeneronte vlera në të hyra, por edhe vlera shoqërore duke ngritur profesionalisht fuqinë ekzistuese punëtore e cila për momentin edhe nëse ka një edukim të një drejtimi të caktuar profesional në mbi 98% të rasteve nuk është e gatshme as edhe të konkurrojë në një treg pune.
Strukturat parazitare shtetërore dhe mos ekzistimi i kushteve për veprim konkret kanë ndikuar në mbjelljen e mendimit parazitar tek fuqia punëtore e cila përveç kyçjes në hapësirat e punës sistemet shtetërore nuk njeh vendet e tjera të punës si vende serioze dhe me prosperitet.
Unë vlerësoj se ky është këndi kyç nga i cili ne duhet luftuar për të çliruar një ambient të mirëfilltë pune i cili sjell prosperitet.
Kërkimi
Pesëdhjetë përqind të rrugës për të gjetur diç e ke kaluar nëse ke mësuar mënyrën si duhet të kërkosh. Kështu që sa më shumë që di si të kërkosh, aq më shpejtë gjen atë që kërkon.
Hyrja në Evropë
Porosi për bashkëshqiptarët e Maqedonisë:
Mos u mashtroni nga politikanët dhe fjalët e tyre parazgjedhore, ju mbase nuk e kemi mësuar deri tash se Maqedonia është në Evropë, asnjëherë nuk do të hymë në Evropë.
Qartë?!
Kujdes pra!
Shoku dhe interesi
Sot, shoku i mirë rri sa ka interes dhe shkon. Shoku i keq rri edhe pasi nuk ka më interes që të të shkatërrojë edhe moralisht që të jesh objekt talljeje për të.
Pra, vetëm ata që nuk janë shokë të mirë ose të këqij, janë të vërtetët, dhe ata nuk duan emër për të të qenë pran çdoherë.
Promocioni
Promocioni, si funksion i marketingut, ka arritur të gjenerojë vlerë maksimale jo vetëm kur e bën produktin ose/dhe kompaninë të njohur për konsumatorit, por kur nxit konsumatorët që përmes formave të ndryshme të bëjnë promocion mbi atë kompani ose/dhe produkt.
Shumë vepra të shkruara, veprime të realizuara, kompani e produkte të prodhuara nuk kanë qenë aq specifike dhe me aq karakteristika të veçanta sa janë në kokat e njerëzve, por promocioni dhe efekti i tij ka bërë që njerëzit të merren me ato dhe vlera e tyre në sytë e konsumatorëve të rritet përkundër faktit që në thelb ato janë të pa vlera.
Vajtimi
Shpesh herë qajë madje edhe për armiq e mi. Ndjehem shumë mirë. Çdo herë që ndodh kjo, i dua miqtë e mi më shumë.
Gomari
Më e frytshme është të punosh si gomarë se të diskutosh me gomarë.
Reklama
Qëllimi kryesor i reklamës, e që më herët nxitet nga emri i lehtë i kompanisë ose produktit, është që t’i tërheqë vëmendjen konsumatorit. Të e bëj konsumatorin të e mbaj mend atë.
Trimi dhe unë
Pse çfarë ka bërë trimi më shumë se unë përveç se ka dhënë jetën?
Krimi
Veprimi i caktuar nuk është krim përderisa nuk ka dëshmi të vërtetuara mbi të, kështu që përdërisa gjendja e hapur, ne duhet vazhduar hulumtimin tonë për të gjetur faktet që të mos lejomë veten të fluturojmë me presh… për interesa personale.
Mësimi i gjuhës
Anglishten e kam mësuar pas luftës në Maqedoni në vitin 2001, atëherë kur nuk kishte rrymë.
Mjetet që kam pasur në dispozicion aso kohe kanë qenë: Një makinë shkrimi, libër filozofiko-biografik nga Muhamed al Gazali, dy fjalorë Anglisht-Shqip dhe fleta të bardha.
Meqë libri përmban shumë fjalë nga gjuha e vjetër angleze shpesh herë thuajse fjalinë në tërësi duhej të e përktheja fjalë për fjale, pastaj të e kuptoja, pastaj t’i ripërktheja fjalët e përkthyera gabimisht, pastaj t’i përshtatja përkthimin.
Asnjë gjuhë standarde nuk mund të mësohet ashtu siç duhet nëse nuk lexohen libra e shkrime profesionale në atë gjuhë. Puna e bën të veten, andaj për atë gjuhë që keni pasur mundësi të mësoni nga burimet jashtë edukative, lexoni që të e bëni me vlerë, përndryshe përgjithmonë u mbetet gjuhë rrugësh.
Zhvillimi kulturorë
Unë nuk e di përse po shqetësoheni kaq shumë kur shohim ndryshime që bëhen nëpër vendet tona ku padija ka nëpërkëmbur dijen dhe jovlera vlerën.
Është shumica që me çdo kusht nuk e duan “tradicionalen” dhe me çdo kusht duan modernen dhe demokracinë.
Në të gjitha shtetet demokratike (së paku për veten e tyre), demokracia ka arritur si një proces i zhvilluar në një zhvillim kohor, kurse neve na ka arritur nga brumi – një bukë e pjekur. Dhe meqë shumica nga ne nuk kuptojmë dallimin parademokratik mes atij demokratik, mendojmë se kemi mundësitë e një “pele hergele” dhe duam që bukën të e bëjmë pite, pogaçe, picë, spageta, makarona…
Like në Facebook
Mos i përcillni ata të cilët fyejn moralin tuaj dhe mbrojnë moralin e tyre me çdo kusht, qoftë edhe përmes satirës të fëlliqur.
Kapacieti shkencor
Kur nuk kemi kapacitete shkencore që të mund të gjenerojmë vlerat tona të mirëfillta, atëherë përkthimi nga origjinali është ajo që na mbetet dhe këtë duhet të e bëjmë që të ruajmë hapin me zhvillimet.
Përkthimi nga përkthimi është i kotë, humbje kohe, madje mund të shpie në huti e mashtrim. Andaj, nëse punoni, përktheni origjinalin e jo përkthimin në gjuhën që ju e njihni e që është përkthyer nga një gjuhë që nuk e njihni.
Rëndësia e fjalës
Sot në shoqërinë tonë kushdo ka mundësinë shprehet publikisht. Kështu që nuk është me rëndësi nëse flet, me rëndësi është sa ndikim ka fjala që thuhet.
Ne duhet të jemi më kursimtarë me fjalët tona.
Dëshmia
Dëshmia me kujdes nuk nënkupton frikën, por maturi dhe njohje të situatës, andaj keni kujdes si silleni me të tjerë si për çështjet e besimit ashtu edhe për çështjet tjera.
Matematika dhe informatika
Në të vërtetë informatika është e ngritur mbi matematikë sikur që Windows-i është i ngritur mbi DOS. Andaj, ata që nuk e duan/dinë matematikën letë mësojnë nëse duan të studiojnë informatikën nëpër universitetet evropiane.
Personalitetet
Shumë “personalitete” shqiptare shkruajnë e bëjnë çmos pa vend e pa dije të mirëfilltë, kurse të këqij janë ata që ua shpalosin marifetet mashtruesve, gënjeshtarëve e hajnave.
Populli jonë në shumë raste jo që po tregohet i pa ditur, por edhe po tregohet se nuk e do diturinë dhe se ka dëshirë të han supë me bisht luge.
Trilogjia e zhvillimit
Tërësinë e një organizate të përfshirë në biznesin elektronik e përbëjnë tre elemente kryesore:
1. organizata
2. teknologjia
3. biznesi elektronik
Këto elemente janë të ndërlidhura mes veti në një trekëndësh varësia ku dobësimi i njërit ndikon në efektin e dy të tjerëve ose forcimi i njërit ndikon në përmirësimin e dy të tjerëve. Gjendja më e mirë është kur të tre elementet qëndrojnë në një baraspeshë optimale e cila për kompaninë sjell fitime.
VIP
Informimet më banale të cilat bëhet nëpër mediat, posaçërisht këto elektronike të shkruara, e tradicionale të shkruara, janë ato mbi ndodhitë në veprimet dhe jetët e personave të ndryshëm të njohur si VIP ose personalitete.
Personalitete?!! HA HA HA
Çmenduri.
Madje, çmenduri edhe më e madhe është se shoqëria jonë jo vetëm që ka aq shumë njerëz kurioz, t’i dinë punët e huaja, por më e keqja është se i pëlqejnë këto intriga, madje shpesh herë identifikohen dhe duan të jenë personalitet në përralla të tilla.
Ju e dini, kësaj i thotë populli: Ha bukën tënde, e bart gajlet e huaja.
Rri more vëlla, oj motër ha bukën tënde e shih laj enët tua, e lëri dertet e huaja se ske nevojë për to.
Horrat
Mos i quaj këta horra, horra.
Prerësit
Ne jemi mësuar të kapim gërshërët në dorë dhe të presim këmishët e të tjerëve, por kur vije në shprehje këmisha jonë, atëherë përçyrremi si të marrë dhe arsyetojmë çdo cep të sajë.
Dyshimi
Dyshimi gjithmonë fillon nga vetja ose nga përvoja personale e më vonë bazohet në njohuritë nga rrethi. Pra, nëse ndaj fenomeni të keq, nga pikëpamja jote, reagon shumë ashpër, atëherë ky reagim vije nga përvoja e hidhur personale, reagimet tjera më të buta janë mësime nga përvoja të huaja, për atë janë dhe më të buta.
Presidentja dhe manastiri
Vizitës së bërë manastirit nga presidentja e Kosovës znja. Jahjaga, po të ishte person shumë shqiptarë do i puthnin prapanicën, ndërkohë që ajo ka harruar se në ç’drejtim është shumica e shpirtit kosovarë dhe ku mund të gjenden ata.
Turp është në këtë rast të ndytët dhe fjala turp.
Kritika
Kush je ti të kritikosh atë jehona e zërit të të cilit dëgjohet me dekada e shekuj, në një kohë kur jehona e zërit tënd nuk arrin të përmbushë ditën, ose mbase javën?
Dorëzimi
Edhe deti ka fund prandaj mos u dorëzo.
Zgjedhjet lokale në Maqedoni:
Kryetari i rizgjdhur i një komune i uroi vetes mandatin përmes vlerësimit se populli me votën e tyre tregoi pjekuri politike.
Horri nuk pret të e vlerësoj gjendjen një palë tjetër, por përçyrret vetë. Populli i ngrat ka ra mes zjarreve duke i dhënë votën shpresës e cila ndoshta do t’i sigurojë një copë bukë. Sidoqoftë, pas votimeve kushdo që do të fitojë, populli ka humbur.
Horrat hanë bukën, sorrat hanë popullin.
Shkurt e shqip
Është më se i pranueshëm fakti që paraqitjet vizuale, të qarta e të shkurta, janë më të pranueshme, por jo gjithçka mund të paraqitet shkurtë e shqip.
Largësia
Sa më larg je nga të afërmit ose dhe më të dashurit, e sa më gjatë nuk shihesh me ata, aq më pak ke për të folur kur i takon ata. Gjatë gjithëk kohës, para takimit, të ngërthen ndjenja që ke shumë për të folur, megjithatë realiteti është ndryshe dhe e gjithë ajo pritje kalon në një zhgënjim real i përmbyllur me pak fjalë.
Njëjtë është nëse largoheni nga miq e mirë, nga realiteti, nga e vërteta, nga leximi, nga libri, nga veprat e mira, nga të përkujtuarit e veprave të mira dhe njëkohësisht nga dëshira për t’i përsëritur ato ose për të realizuar vepra të tilla të ngjashme, nga dita e sodit e nga planifikimi i së nesërme, nga Krijuesi.
Unë vlerësoj se ky përkujtimi i fundit duhet të na është mbi supe për të kuptuar, vlerësuar e mirënjohur të gjitha të tjerat.
Mos u largoni.
Le të kënaqemi
Ka ardhur koha të kënaqemi. Kemi ditë feste thuaj çdo ditë. Popullit tonë i ka rën shiu në misër sa i përket festave dhe festimit të tyre me ahengje, kurse për punët tjera i kanë rënë gurët mbi kokë.
Ata që duan punime të gatshme
Unë i respektoj lexuesit e portalit Fjalaime.ch, megjithatë a s’ju vije turp juve që kërkoni të u shkruaj punime kërkimore? Po ju çka bëni? Unë as nuk shkruaj tema për të tjerët dhe as nuk shesë të tilla. Në portal mund të gjeni punimet e mia kërkimore si dhe shumë punime tjera profesionale nga autorë të tjerë. Ju mund të lexoni dhe të hulumtoni për të realizuar temën tuaj. Fundja, të shkruash pasi të kesh lexuar është krejt e lehtë, pra mos keni frikë sepse ndihmë në formë sugjerimesh mund të gjeni jo vetëm tek Fjalaime.ch, edhe tek të tjerët. POR, TË U SHKRUHET TEMA NË TËRËSI??? Vërtetë po më befasoni (lexues të portalit) me këto posta elektronike që po mi dërgoni!!!!