Dhia e bariu

Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asnjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t’i lutet që të mos i kallëzojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjigj:

  • Je vërtetë më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t’i treguar.

Kështu janë krejt të marrë edhe ata që duan të fshehin atë që duket fare qartë.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në RS të Maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Po këto i keni lexuar?