Përktheu dhe përshtati:
MSc. Skender Mustafi
- U jam falënderues atyre që më thanë jo. Për shkak të tyre po e bëj vetë.
- Ashtu siç zgjerohet rrethi i diturisë sonë njashtu edhe perimetri i errësirës që rrethon atë.
- Dituria e çka është nuk e hapë derën drejtë çfarë duhet të jetë.
- Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.
- Është arti suprem i mësuesit të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri.
- Imagjinata është më e rëndësishme se dituria.
- Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. Dituria është e kufizuar. Imagjinata rrethon botën.
- Ndryshimi teknologjik është sikur sëpata në duart e kriminelit patologjik.
- I vetmi burim i diturisë është përvoja.
- Idetë e mëdha shpesh pranojnë kundërshtime të dhunshme nga mendje të mesme.
- Informata nuk është dituri.
- Ndjenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dituria, por imagjinata.
- Ne mund të kuptojmë thuajse gjithçka, por nuk mund të e kuptojmë se si mund të kuptojmë.
- Njeriu duhet të shohë çka është dhe çka duhet të jetë.
- Vije një kohë kur mendja merr plan më të lartë të diturisë, por asnjëherë s’mund të e dëshmojë se si ka arritur aty.
- Përsosja e mjeteve dhe ngatërrimi i qëllimeve, duket të jetë problemi ynë kryesor.
- Personi i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka tentuar diç të re.
- Pyetja që ndonjëherë më mjegullon: Jam unë apo të tjerët të çmendur?
- Tavolinë, ulëse, sahan me fryte dhe një violinë; i duhet tjetër send që njeriu të jetë i kënaqur?
- Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të një trungu.
- Barku i zbrazët nuk është këshilltar i mirë politik.
- Zemërimi banon vetëm në gji të budallenjve.
- Nëse një budalla inteligjent i bënë gjërat më të mëdha dhe komplekse… Duhet prekja e një gjeniu dhe shumë kuraje për ti drejtuar në drejtim të kundërt.
- Cilido burrë i cili mund të i grah makinës kujdesshëm duke puthur një vajzë, thjesht nuk i jep puthjes kujdesin e merituar.
- Cilido burrë i cili lexon shumë dhe e shfrytëzon trurin e tij shumë pakë, bie në veset përtace të të menduarit.
- Cilido që nuk e merr të vërtetën seriozisht në çështje të vogla, nuk mund t’i besohet as në çështje të mëdha.
- Para Zotit ne jemi njëjtë të mençur dhe njëjtë teveqelë.
- Edukata është ajo që mbetet kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë.
- Secili duhet respektuar si individ, por asnjëri të mos idolizohet.
- Çdo gjë duhet të jetë e thjeshtë aq sa është, por jo më e thjeshtë.
- Të pakët janë ata që shohin me sytë e vetë dhe ndjejnë me zemrat e veta.
- Forca gjithnjë i tërheq njerëzit me moral të ulët.
- Zoti gjithnjë përzgjedh rrugën më të thjeshtë.
- Unë jam paqësor, por paqësor ushtarak. Dua të luftoj për paqe. Asgjë nuk do të përfundojë luftën përderisa vetë njerëzit refuzojnë të shkojnë në luftë.
- Nuk kam talent special. Unë jam vetëm kurioz i pasionuar.
- Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë.
- Çmenduri: Përsëritja e veprimit të njëjtë pa ndarë dhe pritja e rezultateve të ndryshme.
- Intelektualët zgjidhin problemet, gjenitë i parandalojnë ata.
- Gjëja kryesore është të mos ndaloni së pyeturi.
- Logjika do të të shpie nga A tek B. Imagjinata të shpie kudo.
- Dashuria është mësues më i mirë se detyra.
- Kur ne i pranojmë kufijtë tanë, ne i tejkalojmë ato.
- Vetëm jeta e jetuar për të tjerët është me vlerë.
- Vetëm dy gjëra janë të pa kufij, universi dhe budallallëku njerëzor, nuk jam i sigurt rreth universit.
- Dallimi mes budallait dhe gjeniut është se gjeniu ka kufijtë e tij.
- Ambienti është çdo gjë që nuk jam unë.
- Sa më shpejt që shkon aq më i shkurtër je.
- E vetmja arsye e kohës është që çdo gjë të mos ndodhë përnjëherë.
- Sekreti i kreativitetit është të dish si ti fshehësh burimet.
- Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dituria, por imagjinata.
- Mos tento të jesh njeri i suksesit, por njeri i vlerës.
- Ne nuk mund t’i zgjedhim problemet duke i përdorur mjetet e njëjta të cilët i përdorëm për t’i krijuar ato.
- Nuk mund të dëshpërohemi nga njerëzimi sepse vetë jemi njerëz.
- Personi fillon të jetojë kur jeton jashtë vetes së tij.
- Jam i bindur se Ai (Zoti) nuk luan zare.
- Zoti është i mprehtë, por jo me qëllim të keq.
- Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen. Ajo vjen së shpejti.
- Shkenca pa religjionin është e gjymtuar, religjioni pa shkencë është i verbër.
- Shkenca është gjë e mrekullueshme nëse njeriu nuk duhet të fitojë të hyrat e jetës nga ajo.
- Nëse nuk mund të ia shpjegosh një gjashtë vjeçari, nuk e ke kuptuar vetë.
- Nëse nuk mund të e sqarosh thjeshtë, nuk e ke kuptuar mjaft mirë.
- Nëse dëshiron fëmijët të të bëhen inteligjent, u lexo përralla. Nëse dëshiron të të bëhen edhe më inteligjent, u lexo më shumë përralla.
- Jeta është sikur ngasja e biçikletë. Për të ruajtur ekuilibrin duhet të qëndrosh në lëvizje.
- Të gjithëve u flas njëjtë pavarësisht nëse është pastrues apo president universiteti.
- Të gjithë janë gjeni. Por nëse e gjykon peshkun sipas mundësisë për tu ngjitur në trung, do të jetojë tërë jetën duke besuar së është budalla.
- Asnjëherë mos mëso diçka që mund të e vështrosh përsëri.