Përgatiti: Skender Mustafi
- Një ushtarë do të luftojë gjatë dhe vështirë për një cope shirit me ngjyrë. – Napoleon Bonaparte
- E tërë lufta është dinakëri. – Sun Tzu
- Të gjitha luftërat janë luftëra civile sepse të gjithë burrat janë vëllezër. – Francois Fenelon
- Paqja e pa drejtë është më e mire se lufta e drejtë. – Marcus Tullius Cicero
- Çdo armë që është prodhuar, çdo anije luftarake e lëshuar në përdorim, çdo raketë e gjuajtur, në kuptimin final nënkupton vjedhje nga ata që kanë uri dhe nuk janë të ushqyer, ata që kanë të ftohtë dhe nuk janë të veshur. – Dwight D. Eisenhower
- Asnjëherë nuk kam përkrahur luftën, përveç si mjet për paqe. – Ulysses S. Grant
- Akoma nuk kam filluar të luftoj! – John Paul Jones
- Unë duhet studiuar politikën dhe luftën që djali im të mund të studiojë matematikën dhe filozofinë. – John Adams
- Ne të gjithë ishim në luftë, nëse ka mundësi të marrim pension. Ne të gjithë ishim viktima lufte, nëse ndokush po kërkon përgjegjës për krime lufte. Në këtë kohë, trimi pastron grykën e pushkës në mendjen e tij. – Skender Mustafi
- Më janë mbushur veshët duke dëgjuar si të vjetrit ëndërrojnë për luftërat ku djemtë e ri do të vdesin. George McGovern
- Nëse është natyrore të vrasësh, si është e mundur që njerëzit duhet përcjellë trajnime për të mësuar për të vrarë? – Joan Baez
- Nëse ne nuk përfundojmë luftën, lufta do të na përfundoj neve. – H. G. Wells
- Në luftën modern… do të vdesësh si qen për asnjë arsye të mire. – Ernest Heminguei
- Në paqe djemtë varrosin baballarët. Në luftë baballarët varrosin djemtë. – Herodoti
- Shumë shpesh ka qenë shumë lehtë për udhëheqësit dhe qeveritë të shtynë njeriun në luftë. – Lester B. Pearson
- Është e ndaluar vrasja; për atë të gjithë vrasësit dënohen përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës. – Volter
- Është mire që lufta është e tmerrshme. Në duhet rritur për të dashur atë. – Robert E. Lee
- Nuk vritet vetëm jeta në luftë. – Isaac Asimoy
- Njerëzimi duhet t’i vë fund luftës para se lufta t’i vë fund njerëzimit. – John F. Kennedy
- Asnjëherë në fushën e konfliktit njerëzorë nuk kishin aq shumë borxh aq shumë njerëz një pakice kaq të vogël. – Winston Churchill
- Asnjëherë mos mendo se lufta, pa marr parasysh sa e nevojshme ose e justifikuar, nuk është krim. – Ernest Hemingway
- Asnjë shtet nuk mund të veprojë me mençuri njëkohësisht në çdo pjesë të globit në çdo moment të kohës. – Henry A. Kissinger
- Të vjetrit shpallin lute. Por janë të rinjtë të cilët duhet luftuar dhe vdekur. – Herbert Hoover
- Njeriu mund të dijë si të fitoj dhe të mos dijë si të shfrytëzojë atë. – Pedro Calderon de la Barca
- Vetëm të vdekurit kanë pare fundin e luftës. – George Santayana
- Ne dimë më shumë mbi luftërat se sa mbi paqen, ne dimë më shumë mbi të vrarit se sa mbi të jetuarit. – Omar . Bradley
- Patriotët gjithmonë flasin mbi vdekjen për shtetin e tyre dhe asnjëherë mbi vrasjen për shtetin e tyre – Bertrand Russell
- Do të vijë koha kur do të thirrin në luftë dhe askush nuk do të lajmërohet. – Carl Sandberg
- Djersa shpëton gjak. Erwin Rommel
- Dhjetë ushtarë të udhëhequr me mençuri do të mundin njëqind pa kokë. – Euripidi
- Arma më e mire kundër një armikut është një armik tjetër. Fridrih Niçe
- Përdorimi i drejtpërdrejtë i forcës është një zgjedhje shumë e varfër, në përgjithësi praktikohet tek fëmijët e vegjël dhe kombet e mëdha. – David Friedman
- E vërteta është viktima e parë që bie kur vije lufta. – Hiram Johnson
- Armata nuk fillon luftëra. Politika fillon luftëra. William Westmoreland
- Qëllimi i luftës nuk është të vdesësh për shtetin tënd, por të bësh birin tjetër të bushtrës të vdesë për shtetin e tij. – George S. Patton
- Fuqia e të pagurit të luftës është fuqia e të paguarit të luftës me sukses. – Charles Evans Hughes
- Paraqitja e energjisë atomike nuk ka krijuar problem të ri. Thjeshtë, ka bërë më urgjente patjetërsueshmen për të zgjidhur një problem ekzistues. – Albert Einstein
- Mënyra për të fituar një luftë atomike është të siguruarit se nuk do të fillojë asnjëherë. – Omar N. Bradley
- Nuk ka ikje nga lufta; ajo mund vetëm të shtyhet në dobi të të tjerëve. – Nikolo Makiaveli
- Në ka asgjë që ka arritur lufta e që nuk do të mund të e arrinim pa të. – Havelock Ellis
- Asnjëherë nuk ka pasur luftë të mire, ose paqe të keqe. – Benxhamin Frenklin, Poor Richard’s Almanac
- Një ditë do të lulëzojë nga truri i shkencës një makinë ose force aq e frikshme në potencialin e vetë, aq absolutisht e tmerrshme, sa që edhe njeriu, luftëtari, i cili i lejon vetes torturimin dhe vdekjen që të mund të iniciojë torture dhe vdekje, do të tmerrohet, dhe kështu do të refuzojë luftën përgjithmonë. – Tomas A. Edison
- Lufta nuk përcakton se kush ka të drejtë – vetëm kush ka mbetur. – Bertrand Russell
- Lufta rritet nga dëshira e individit për të fituar përparësi në dëm të shokut të tij njeri. – Napoleon Hill
- Lufta paraqet seri katastrofash që përfundojnë me fitore. – Albert Pike
- Lufta është ferr. – William Tecumseh Sherman
- Lufta nuk është aventurë. Është sëmundje. Është tifuz. Antonie de Saint-Exupery
- Lufta është vetëm ikje burracake nga problemet e paqes. – Tomas Man, This I Believe
- Lufta është shpalosje e llogaritjeve të gabuara. Barbara Tuchman
- Lufta i krijon hajnat dhe paqja i var ata. George Herbert
- Lufta do të përfundonte nëse të vdekurit do të mund të ktheheshin. – Stanley Baldwin
- Lufta asnjëherë nuk ka lënduar ndokënd përveç njerëzit që vdesin. – Salvador Dali
- Ne të gjithë jemi turistë në histori, dhe ironia është ajo çfarë fitojmë në luftëra. – Anatole Broyard
- Ne do të kemi paqe edhe sikur të duhet të luftojmë për të. Dwight D. Eisenhower
- Ne kemi qenë duke udhëtuar nëpër mjegull. Qielli është i errët që kur filloi lufta. – Black Kettle
- Kemi luftë kur së paku një nga pjesëtarët në konflikt dëshiron më diç më shumë se sa paqe. – Jeane Kirkpatrick
- Kur të pasurit paguajnë luftën, janë të varfrit që vdesin. Zhan-Pol Sartër, The Devil and the Good Lord
- Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon. – Winston Chrchill
- Nuk mund të thoni se civilizimi nuk po përparon… në çdo luftë ata të vrasin në një mënyrë të re. – Will Rogers, New York Times, 23 Dhjetor, 1929
- Lufta është tregti mbretërish. – John Dryden, King Arthur
- Të gjitha luftërat pasqyrojnë dështim të diplomacisë. – Tony Benn, fjalimi 28 Shkurt, 1991
- E urrej luftën aq sa mund të e urrej atë një ushtarë që e ka mbijetuar, vetëm aq sa njëri që ka parë brutalitetin e saj, idiotësinë e saj. – Dwight D. Eisenhower, fjalimi më 10 Janar, 1946
- Nëse e sheh njerëzimin si një trup të madh, atëherë lufta është vetëvrasje, ose më së miri, gjymëtim i vetes. – Jerome P. Crabb
- I mallkuar qoftë ai i cili i pari e zbuloi luftën. Christopher Marlowe, Tamburlaine the Great
- Mendoj se mallkimi duhet të bie mbi mua – sepse e dua këtë luftë. E di se shtrydhë dhe shkatërron jetët e mijërave çdo moment – nuk mund të mos e dua – e shijoj çdo sekondë nga ajo. Winston Churchill, letër një miku, 1916
- Lufta në Vietnam ishte lufta e pare e bërë pa asnjë censurim. Pa censurim, punët mund të koklaviten keqë në mendjen e publikut. – William Westmoreland, Time magazine, Apr. 5, 1982
- Lufta është sikur dashuria, gjithmonë gjen rrugë. – Bertolt Brecht, Mother Courage and Her Children
- Të gjitha shtyrjet janë të rrezikshme në luftë. – John Dryden, Tyrannic Love
- Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë. – Albert Einstein
- Është qesharake se ata të cilët janë për luftë thuajse gjithmonë janë ata të cilët nuk duhet të marrin pjesë në të. Jerome P. Crabb
- Pas një lufte të gjatë e të pa shpresë, njerëzit do të pajtohen për paqe, thuajse për çfarëdo çmimi. – Salman Rushdie, hyrja, The Buzëqeshja e Jaguarit
- Mendja në paqe nuk sjell luftëra. – Sofokle, Oedipus Rex
- Dobësia dhe ambivalenca shpien në luftë. – Xhorxh H.W. Bush, Fjalimi gjatë pranimit në RNC, 18 Gusht, 1988
- Është interesante … se si armët reflektojnë shpirtin e përpunuesit të tyre. – Don Delillo, Underworld
- Nëse civilizimi ka një të kundërt, është lufta. Nga këto dy gjëra ke njërën ose tjetrën. Jo të dyja. Ursula K. Le Guin, The Left Hand of Darkness
- Unë di, por kuptohet, vetëm pakë mbi luftën dhe dua të di edhe më pakë. – James Fenimore Cooper, The Spy
- Parandalimi i luftës është më i mire se protestimi kundër luftës. Protestimi I luftës është shumë vonë. – Thich Nhat Hanh, Being Peace
- Lufta është ngjitëse. – Frenklin D. Ruzvelt, fjalimi, 5 Tetor, 1937
- Lufta kërkon sakrificë nga njerëzit. Jep vetëm vuajtje si kthim. – Frederic Clemson Howe, Why War
- Lufta: së pari, shpreson të fitojë; pastaj pret armiku të humbë; pastaj, kënaqet që edhe armiku vuan; në fund, befasohet që të gjithë kanë humbur. – Karl Kraus
- Kombi që ka pozicionin më të forte luftarak lehtë mund të gjejë një arsye për të hyrë në luftë. – Lewis F. Korns, Thoughts
- Dëshira është edhe fëmija edhe prindi i luftës. Edward Counsel, Maxims
- Nikson: I vetmi vend ku nuk pajtohemi ne të dy … është bombardimi. Ti je aq i brengosur rreth civilëve dhe mua s’më intereson. S’më intereson.
Kissinger: Brengosem rreth civilëve sepse nuk dua që bota të mobilizohet kundër teje si kasap. Richard Nikson dhe Henri Kisinxher (sitat në Secrets: A Memoir of Vietnam and the Pentagon Papers) - Historia e botës nuk i bën njerëzit miq. Ti kishe armë më të mira dhe i masakrove. U kry tregimi. – Spike, Buffy the Vampire Slayer, “Pangs” (1999)
- Zotërinj, nuk mund të rriheni këtu! Kjo është Dhoma e Luftës! – Presidenti Merkin Muffley, Dr. Strangelove (1964)
- Të gjithë e urrejnë luftën, por askush s’ka bërë gjë rreth kësaj. – Kevin Levin, Ben 10: Alien Force, “Simple” (2009)
- Gjëja më e mire të bësh kundër luftës është të largohesh nga ajo. – Kapiteni Planet, Captain Planet and the Planeteers, “The Ultimate Pollution” (1991)
- Kur burrave ju mbarojnë fjalët, ata i kapin armët. – Oliver Cromwell, Cromwell (1970)
- Nuk jam sentimental rreth luftës. Nuk shoh asgjë fisnike në dritare. – Togeri Charles E. Madison, The Americanization of Emily (1964)
- Bashkimi fiton luftën. – Gjenerali Shaak Ti, Star Wars: The Clone Wars, “Clone Cadets” (2010)
- Njerëzit që kanë parë beteja arë nga ata të cilët e mbajnë jetën nga më të dashurat. – J’onn J’onzz, Justice League: Crisis of Two Earths (2010)
- Ëndërroj të lindi fëmijë i cili do të pyes: “Nënë, çfarë ishte lufta?” – Eve Merriam
- Lufta e madhe e le shtetin me tri armata – një armatë të gjymtuarish, një armatë vajtuesish dhe një armatë hajdutësh. – Proverb gjermane
- Të gjithë janë pacifist mes luftërash. Është sikur të jesh vegjetarian mes mishrave. – Colman McCarthy
- Bashkëngjitu armatës, shih botën, tako njerëz interesant – dhe vriti ata. – Pacifist Badge, 1978
- Në luftë nuk ka ushtarë të pa lënduar. – José Narosky
- Tragjedia e luftës është se shfrytëzon më të mirën e njeriut për të bërë më të keqën – Henry Fosdick
- Njerëzit janë në luftë me njëri tjetrin sepse secili njeri është në luftë me veten e tij. – Francis Meehan
- Nuk mund të parandalosh dhe të përgatitesh për luftë në të njëjtën kohë. – Albert Einstein
- Ne vrasim sepse frikohemi nga hija jonë, frikohemi se nëse shfrytëzojmë pakë mendjen do të duhej të pranonim se principet tona të famshme janë gabim. – Henry Miller, The Wisdom of the Heart, 1941
- Të vrasësh njeri nuk do të thotë të mbrosh një doktrinë, por të vrasësh njeri. – Michael Servetus
- Luftërat zakonisht kanë efektin e përshpejtimit të historisë. – Pieter Geyl,Debates With Historians
- Përse vrasim njerëzit që vrasin njerëzit për të treguar se vrasja e njerëzve është gabim? – Holly Near
- Pionierët e botës pa luftë janë të rinjtë të cilët refuzojnë shërbimet ushtarake. – Albert Einstein
- Nuk e di nëse lufta është tëhuajsim gjatë paqes, ose paqja tëhuajsim gjatë luftës. – Georges Clemenceau
- Lufta është shumë serioze t’ia besosh ushtrisë. – Georges Clemenceau
- Politika është luftë pa gjakderdhje përderisa lufta është politikë me gjakderdhje. – Mao Ce Tung ( 1893 – 1976)
- I vetmi fitues i luftës së vitit 1812 ishte Çajkovski. – Solomon Short
- Largoje diplomacinë nga lufta dhe çështja do të mbarojë brenda jave. Will Rogers (1879 – 1935)
- Mbase, asnjë komb nuk është aq i pasur të investojë edhe në luftë edhe në civilizim. Ne duhet të bëjmë zgjedhjen tone; ne nuk mund t’i kemi dyja. – Abraham Flexner, diplomat izraelit (1915-2002)
- I shkatërroj armiqtë kur i bëj miq. – Abraham Lincoln
- Bëje gënjeshtrën të madhe, bëje të thjeshtë, vazhdo të e thuash atë dhe eventualisht do ta besojnë ata. – Adolph Hitler
- Pavarësisht çfarë arsye politike i jepet luftës, arsyeja në prapavijë gjithmonë është ekonomike. – A. J. P. Taylor
- Forca tërheq gjithmonë njerëzit me moral të ulët. – Albert Einstein
- Oh paqe! Sa luftëra u paguan në emër tënd. – Alexander Pope
- I bëj luftërat të pa profite dhe i bën ato të pa mundshme. – A. Philip Randolph
- Luftërat nuk paguhen gjatë kohës së luftës, fletëpagesa vije më pas. – Benjamin Franklin
- Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të ruajtur botën. – Benjamin Harrison
- Terrorist është ai me bombë më të vogël. – Brendan Behan
- Armata e arsyeshme do të ikte. – Charles de Secondat, baron de Montesquieu nga “The Spirit of Laws” (1748)
- Më emëro një perandor I cili është goditur ndonjëherë nga një gjyle topi. – Çarlsi i V I Francës
- Pas fitores ke më shumë armiq. – Ciceroni
- Asgjë nuk është politikisht e drejtë që është moralisht e pa drejtë. – Daniel O’Connell
- Nuk mund të fitosh luftën ndaj terrorizmit. Është sikur t’i bësh luftë xhelozisë. – David Cross
- Lufta krijon paqe sikur urrejtja që krijon dashuri. – David L. Wilson
- Tiranët rrallë kërkojnë pretekst. – Edmund Burke
- Patrioti duhet gjithmonë të jetë gati për të mbrojtur vendin e tij nga qeveria. – Edward Abbey
- Teoria ime është, njerëzit e forte nuk kanë nevojë për udhëheqës të forte. – Ella Baker
- Përsëritja nuk e kthen gënjeshtrën në të vërtetë. – Franklin D. Roosevelt
- Është siguria ajo që dëshiron? Nuk ka siguri në majë të botës. – Garet Garrett
- Vetëm fituesit vendosin cilat ishin krimet e luftës. – Gary Wills
- Dua të e trishtoj pjesën tjetër të botës. – Gjenerali Colin Powell
- Është shumë më lehtë të bëhet luftë se sa paqe. – Georges Clemenceau
- Nuk ka dallim mes atij që vret dhe atij që merr vendime për të dërguar të tjerët të vrasin. Është saktësisht e njëjta gjë, ose edhe më keq. – Golda Meir
- Drejtësia ushtarake është për drejtësinë sikur muzika ushtarake që është për muzikën. – Groucho Marx
- Lufta është bankrotim i politikës. – Hans Van Seeckt
- Dy armata që luftojnë njëra tjetrën është sikur një armatë e madhe bën vetëvrasje. – Henri Barbusse
- Çfarë udhëheqësit politik vendosin, shërbimet inteligjente tentojnë të e justifikojnë. – Henry Kissinger
- Kur fanatikët gjenden në majë nuk ka fund shtypja. – H.L. Menken
- Si mund të i bësh luftë terrorit kur vetë lufta është terrorizëm? – Howard Zinn
- Nuk ka aq flamur të madh të mbulojë turpin e vrasjes së njerëzve të pa fajshëm. – Howard Zinn
- Më njerëzore është të e shërosh armiqtë se sa të I vrasësh. – Hugh Mann
- Liria është çfarëdo që thotë presidenti se është, pritet rishqyrtim. – James Bovard
- Është një çështje të luftosh për atë që beson, çështje tjetër është të luftosh për atë që besojnë të tjerët. – James Wolcott, citat në artikullin “From Fear to Eternity”
- Vrasja e një njeriu për të mbrojtur një ide nuk është mbrojtje e idesë; është vrasje e një njeriu. – Jean -Luc Godard
- Ne nuk do të mësojmë të jetojmë së bashku në paqe duke ia vrarë fëmijët njëri tjetrit. – Jimmy Carter
- Ata të cilët shtypin lirinë gjithmonë bëjnë ashtu në emër të ligjit dhe rendit. – John V. Lindsay
- E kundërta e luftës nuk është paqja, është krijimi. – Jonathan Larson
- Unë nuk jam kundër të gjitha luftërave – vetëm kundër cilësdo që zhvillohet tani. – Ken Gillespie
- Lufta nuk I bën djemtë burra, i bën burrat të vdekur. – Ken Gillespie
- Luftërat shpesh ndodhin dhjetë vite para shkrepjes së plumbit të parë. – K. K. V. Casey
- Mos më fol rreth mizorisë; të gjitha luftërat janë mizori. – Lord Kitchener (Horatio Herbert)
- Filozofia e proteksionizmit është filozofi e luftës. – Ludwig von Mises
- Një sy për një sy na bën të gjithë të verbër. – Mahatma Gandhi
- Nuk ka rrugë drejt paqes. Paqja është rruga. – Mahatma Gandhi
- Ne kemi udhëzuar raketat dhe kemi ç’udhëzuar njerëzit. – Martin Luther King, Jr.
- Politika dhe krimi janë e njëjta gjë. – Michael Corleone (from “The Godfather: Part III”)
- Lufta është biznesi i barbarëve. – Napoleon Bonaparte
- Në sytë e ndërtuesve të perandorive njerëzit nuk janë njerëz, por instrumente. – Napoleon Bonaparte
- Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë: shpata dhe mendja. Në afat të gjatë, shpata gjithmonë është e mposhtur nga mendja. – Napoleon Bonaparte
- Nëse dëshiron paqe me armikun, duhet të punosh me armikun. Pastaj ai bëhet partneri yt. – Nelson Mandela
- Gjëja nuk është patjetër e vërtetë sepse njeriu vdes për të. – Oscar Wilde
- Lufta parandaluese është sikur të bësh vetëvrasje nga frika nga vdekja. – Otto von Bismarck
- Dhuna nuk është fuqi, por mungesë e fuqisë. – Ralph Waldo Emerson
- Lufta mund të jetë e përkohshme, por tingëllima e saj mbetet përgjithmonë. – Ramman Kenoun
- Lufta është bërë sport spektatorësh për amerikanët. – Admirali Gene R. LaRocque
- Kur presidentët amerikan përgatiten për luftëra të jashtme, ata gënjejnë. – Robert Higgs
- Ata që nuk lëvizin nuk i ndjejnë zinxhirët e tyre. – Rosa Luxemburg
- Lufta jo që është formë legale e vrasjes, por është vrasje masive serike. – Sarah Bellum
- Ne themi se ne brengosemi rreth luftës, por në të vërtetë ne nuk dimë për çfar luftojmë. – Scott Ritter
- Iraku ishte luftë e përzgjedhur, nuk ishte e patjetërsueshme. – senatori Barbara Boxer
- Mësimi më i madh që kam mësuar nga Vietnami është të mos u besoj deklaratave qeveritare. – senatori James W. Fulbright
- Çmimi i perandorisë është shpirti i Amerikës, ky është çmim shumë i lartë. – senatori J. William Fulbright
- Lufta nuk është e patjetërsueshme. Ne me të vërtetë po ecim përgjumur nëpër histori. Senatori Robert Byrd
- Nëse jeton mjaft gjatë do të shohësh se secila fitore kthehet në humbje. – Simone de Beauvoir
- U kyça në armatë duke besuar se nëse dëshiron paqe duhesh patjetër përgatitur për luftë. Tani besoj se nëse përgatitesh tërësisht për luftë do ta gjesh atë. – Sir John Frederick Maurice
- Terrorizmi është lufta e të varfërve dhe lufta është terrorizëm i të pasurve. – Sir Peter Ustinov
- Lufta është dallavere. – Smedley Butler
- Të gjitha luftërat janë zhvilluar për para. – Socrates
- Njerëzimi meriton sakrificë – por jo nga njerëzimi. – Stanislaw Jerzy Lec
- Sa më i korruptuar shteti, aq më shumë ligje. – Takitus
- Kërcënimi më i madh për lirinë është populli i plogët. – Supreme Court Justice Louis D. Brandeis
- Krimet më të rënda u kryen nga disa, u pëlqyen nga më shumë dhe u toleruan nga të gjithë. – Takitus
- Është jo patriotike të mos e thuash të vërtetën, qoftë mbi presidentin ose mbi cilindo tjetër. – Theodore Roosevelt
- Për t’i mbledhur njerëzit, qeverisë i nevojiten armiq. Ata duan që ne të frikohemi, të urrejmë, kështu ne do të mblidhemi pas tyre. – Thich Nhat Hanh
- Lufta është një grindje mes dy hajdutësh shumë frikacak për të zhvilluar betejën e tyre. – Thomas Carlyle
- Fëmijët tanë nuk kanë lindur të urrejnë, ata janë rritur të urrejnë. – Thomas della Peruta
- Qeveritë me qëllim përzgjedhin mes gënjeshtrave dhe luftës, në fund gjithnjë duke përfunduar njejtë. Njëra gjithnjë shpie tek tjetra. – Thomas Jefferson
- Lufta më e suksesshme rrallë shpaguan veten. – Thomas Jefferson, në një letër dërguar William Short, 28 Korrik, 1791.
- Kur populli I frikohet qeverisë së vetë, aty ka tirani; kur qeveria I frikohet popullit të vetë, aty ka liri. – Thomas Jefferson
- Një armatë principesh mund të depërtojë atje ku një armatë ushtarësh nuk mund. – Thomas Paine
- Drejtësia tentohet të korruptohet nga pasioni politik. – T.S. Eliot
- Kombet, sikur individët, ndëshkohen për shkeljet e tyre. – Ulysses S. Grant
- Nëse vret një njeri, je vrasës. Nëse vret dhjetë njerëz, je përbindësh. Nëse vret dhjetë mijë, je hero kombëtarë. – Vassilis Epaminondou
- Është rrezik të jesh në të drejtë kur qeveria është në të pa drejtë. – Volter
- Është lehtë të nënshtrosh tërë universin me anë të forcës se sa mendjet e një fshati të vetëm. – Volter
- Ata të cilët të bëjnë të u besosh absurditeteve të bëjnë të bësh mizori. – Volter
- Të ligjve, çdo gjë u shërben si pretekst. – Volter
- Ne e kemi takuar armikun dhe ai është ne. – Walt Kelly
- Nëse [Amerika] bëhet militante, do të jetë sepse populli i vetë ka zgjedhur të bëhet ashtu; do të jetë sepse ata mendojnë se lufta dhe dashuria ndaj luftës janë të dëshirueshme. – William Graham Sumner, nga libri “As I Lay Dying”
- Njeriu mund të I ndërtojë vetes një front bajonetash, por nuk mund të ulet mbi të. – William Ralph Inge
- Krimi më madh që nga LDB ka qenë Politika e Jashtme e SHBA-ve. – William Ramsey Clark (William Ramsey Clark ishte Gjeneral Prokurorë I ShBA-ve nën udhëheqjen e Lyndon B. Johnson)
- Kur je duke fituar luftën gati gjithçka që ndodhë mund të pretendohet si e drejtë dhe e mençur. – Winston Churchill
- Lufta nuk na mëson të duam armiqtë, por të urrejmë miqtë. – W. L. George
- Logjik e Politikanit: Diç duhet bërë, kjo është diç, për atë ne duhet bërë këtë. – Yes, Prime Minister (TV Shou në Mbretërinë e Bashkuar)