s’është lapsi që mban nderin t‘shkruaj një fjalë
është koka që bën dritë në errësirë
po edhe fjala s‘është që e bën njeriun t‘madh
ajo është vepra e tij e bardhë, e dëlirë
ti emër i madh i njeriut t’vogël
sa shumë e deshe ti lirinë
por sa erdhi ti e shpurdhe
dhe ike e le të qetë Shqipërinë
ky i mjeri populli ynë
që nuk deshi këtë kokë-njeri
e sa mall ka ky për shqipërinë
sikur t‘vinte xhaxhi njëherë
e sa s’bashku do t’na riduan, të gjithë e dinë
o i madhi pishtari ynë
që desh na e lidhe kryqin qafës
ne e duam vegjëlinë
siç ti deshe më shumë Francën
po ne t’i falim këto shpifje t’qëna
se ti je nga fara e gjaku (?)
dhe ne duam të t’duam më shumë se nëna
se ty relikt të takon haku
Autor: Skender Mustafi