Autor: Skender Mustafi
CV që rrjedh nga fjala Curriculum Vitae është dokument i cili kërkohet nga ana e punëdhënësve gjatë kohës së aplikimit për punë, ose nga ana e institucioneve tjera të cilat janë të interesuara për profilin tuaj profesional. Ky dokument në vete përmban rrjedhën e disa veprimeve tuaja në disa aspekte si edukimi, përvoja në punë, përvoja në praktika të ndryshme, kurse të ndryshme, njohje gjuhësh, njohuri kompjuterike etj. Me rëndësi, gjithashtu, është të theksohet se nuk ka formë të standardizuar e cila përdoret për të përpiluar një CV.
Për përpilimin e një dokumenti të tillë shfrytëzohen, ose/dhe mund të shfrytëzohen struktura të njëjta të përdorura nga përpilues të ndryshëm më parë ose të ofruara nga shpjegues të ndryshëm, por asnjë nga këto forma nuk është standarde që nënkupton faktin se vetë ju mund të përpiloni një dizajn sipas dëshirës suaj. Ekspert të ndryshëm të vendeve të Evropës perëndimore janë munduar të standardizojnë forma të ndryshme në vendet e tyre, por edhe kjo nuk ka qenë aq e suksesshme sepse standardizimi humb efektin e shprehjes personale dhe në këtë mënyrë fsheh një pjesë të “personalitetit” të aplikuesit.
Shkarkoni falas dokumente të ndryshme për CV
Qëllimi kryesorë, pavarësisht se cilën formë do të përdorni, është paraqitja e qartë e informatave. Organizimi i tyre në një strukturë dhe radhitje të pranueshme e cila do ta nxisë vrojtuesin që ta shohë të tërën, ose së paku informatat të cilat janë të rëndësishme për vendin që aplikohet. CV e një personi, krahasuar me letrën e motivimit është më standarde, por unë nuk do ta kisha preferuar që të ishte komplet standarde. Ajo që dua të them është, nëse një vend pune dallon dukshëm nga një vend tjetër dhe secili nga ato kërkon njohuri ose përvoja tjera nga ju, atëherë më mirë është që pozitën e pjesëve të CV të e ndërroni varësisht se cila pjesë është më e rëndësishme për cilin vend pune.
Në shembullin e parë që kemi ngarkuar (shih sipër dokumenti i parafundit në doc), p.sh. do të keni mundësi të shihni pjesën e edukimit dhe të përvojës dhe ajo që do të duhej të bënit nëse ju ofrohet një vend pune është të shihni nëse përvoja juaj përshtatet me kërkesat dhe përvojën e fusni mbi edukimin, në anën tjetër nëse edukimi është më afër kërkesave atëherë e fusni edukimin më sipër.
Një nga elementet kryesore të një CV-je është gjithashtu drejtshkrimi, pra duhet të e kontrolloni që të mos ketë gabime gjuhësore pavarësisht se në cilën gjuhë e përpiloni. CV-të e ngarkuara janë vetëm shembuj të përpiluara dhe të përdorura nga unë dhe të marra në internet. Ju duhet të shihni situatën tuaj, nevojat që një CV duhet të plotësojë dhe në bazë të kësaj situate të zgjidhini një ose të përpiloni një të tillë. Ose të e përpiloni një sipas kërkesave të vendit ku jetoni ose gjuhës në të cilën do ta përpiloni.
Çfarë të mos fus në CV?
- Mos vendosni moshën ose datën e lindjes. (përveç nëse e shihni të rëndësishme)
- Mos e fusni religjionin ose faktorë tjerë që mund të jenë faktorë diskriminues.
- Mos shkruani të dhëna mbi të ardhurat tuaja në të kaluarën, e vendosni dokumentin veçmas nëse u kërkohet.
- Mos vendosni shkollën fillore nëse keni të mesme, mos e vendosni të mesmen e më poshtë nëse keni kolegj ose fakultet.
- Mos i i fusni opinionet tuaja sepse këto nuk duhet marrë parasysh kur ju kandidoheni për ndonjë pozitë të caktuar.
P.S. Pasi të keni përpiluar Cv-në duhet që të konvertoni në PDF, ky është formati profesional i dërgimit të dokumenteve online.
Suksese!