Peshkatari dhe peshku i vogël

Ezopi

Një peshkatar hodhi një here rrjetin në ujë dhe zuri një peshk të vogël. Peshku i vogël filloi t’i lutet shumë që ta lëshojë tani, pasi është i vogël, kurse më vonë, kur të rritet, ka për të qenë më i dobishëm për të. Atëherë peshkatari tha:
– Do të isha vërtetë budalla sikur të hiqja dorë nga fitimi i sigurt dhe të shkoja të ndjek diçka jo të sigurt.

Përrallëza tregon se është më mirë një fitim i sigurt sado i vogël që të jetë, se sa një fitim i pasigurt qoftë ai edhe i madh.

Referenca
– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në RS të Maqedonisë sipas planit dhe programit arsimor. ISBN 86-369-0018-2

Po këto i keni lexuar?