Autor: Skender Mustafi
do të pi deri sa të etem
do të vdes deri sa të lindi
do të vritem deri sa të ngjallem
madje
do të tretem mendimeve
si jeta me të kaluarën e kohërave
edhe
do të bëhem liri e gjallë
në çdo pjesë të botës
si ajri
po, po
unë do të iki diku larg
e do të kthehem dhe s’do t’më njihni
por
nuk do të ndryshoj
do të jem ai që dua të jem
që jam
(22 maj 1995)