130+ Thënie mbi diturinë

Thënie mbi diturinë tek Fjalaime!

Dituria gjithnjë është vlerësuar si çelësi i lumturisë. Më poshtë mund të lexoni qëndrime dhe thënie të autorëve shqiptar dhe të huaj mbi diturinë. Qëndrime interesante dhe freskuese.

Përgatiti: Skender Mustafi
Publikuar më 23. Janar 2012
Së fundi përditësuar më 18. Mars 2021

  1. Injoranca e tij ishte e mrekullueshme sikur dituria e tij. – Artur Konan Doili
  2. Natyra e mire është më e vlefshme se dituria, më shumë se paraja, më shumë se nderi, për personin që e posedon. – Henri Vard Biçër
  3. Dituria nuk ka vlerë përveç nëse e fut në praktikë. – Anton Çehov
  4. Dituria njerëzore është prind i dyshimit. – Fluke Greville
  5. Dituria është burimi më demokratik i fuqisë. – Alvin Tofler
  6. E gjithë dituria jonë na sjell më afër injorancës sonë. – T. S. Eliot
  7. Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë.  Dan Braun
  8. Shumë dituri nuk bën për vendime të thjeshta. – Frank Herbert
  9. Sa më pak që dimë, më i gjatë sqarimi. – Brajan Herbert
  10. Informacioni është llaç që edhe ngritë dhe shkatërron perandoritë. – Tobsha Lërner
  11. Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon. – Gëte
  12. E gjithë dituria dhemb. –  Kasandra Kler
  13. E gjithë dituria jonë është pjellë e perceptimeve tona. – Leonardo da Vinçi
  14. Dituria pa arsim është padrejtësi e armatosur. – Horaci
  15. Vetëm dashuria hyjnore jep çelësat e diturisë. – Artur Rimbaud
  16. Dituria është sikur paraja: sa më shumë të marrësh, aq më shumë dëshiron. – Xhosh Billings
  17. Çdo shtim i diturisë së vërtetë është shtim i fuqisë njerëzore. – Horace Mann
  18. Dituri e vërtetë është të dish shkallën e injorancës së tjetrit.  – Konfuçi
  19. Kur din diç, të tregosh që e din, dhe kur nuk din diç, të tregosh që nuk e din – kjo është dituri. – Konfuçi
  20. Dituria e pakët në veprim është pafundësisht më e vlefshme se dituria e shumtë që ruhet. – Halil Gibran
  21. Besimi është dituri në zemër, përtej shtrirjes së dëshmisë. – Halil Gibran
  22. Hutimi është fillimi i diturisë. – Halil Gibran
  23. Dituria kultivon farën tuaj dhe nuk ngjallet në farën tuaj. – Halil Gibran
  24. Dituria flet, por urtësia dëgjon.  – Xhimi Hendriks
  25. Mendimi është mesi në mes të diturisë dhe injorancës. – Platoni
  26. Dituria është mendim i vërtetë. – Platoni
  27. Dituria është dashuri dhe dritë dhe vizion. – Helen Keller
  28. Ku ka britmë nuk ka dituri të vërtetë. – Leonardo da Vinçi
  29. Dyshimi rritet me diturinë. – Gëte
  30. Të dish dhe të  mos veprosh është  të  mos dish. – Proverb
  31. Dituria është ushqimi i shpirtit. – Platoni
  32. Ne madje as nuk jemi duke u marr siç duhet me dituri, e kur do të shtojmë dituri për të tjerët? – Skender Mustafi
  33. Metoda e vërtetë e diturisë është eksperimenti. – Viliam Blejk
  34. Aftësia e të bërit bëhet nga të bërit. – Ralf Valdo Emerson
  35. Nuk jam mjaft i ri të  di çdo gjë . – Xhejms Methju Berri
  36. Dituria është fuqi. – Francis Bekon
  37. Duhet dituri e konsiderueshme vetëm sa për të kuptuar shtrirjen e injorancës suaj. – Tomas Sovell
  38. Përfundimi i madhi jetës nuk është dituria por veprimi. – Francis Bekon
  39. Dituria dhe fuqia njerëzore janë sinonime. – Francis Bekon
  40. Nuk duhet të pyesësh pa dituri. – V. Edvards Diming
  41. Mungesë diturie… ky është problem. – V. Edvards Diming
  42. Kërkimi krijon dituri të re. – Nil Armstrong
  43. E vetmja e mire është dituria, dhe e vetmja e keqe është injoranca. – Herodoti
  44. Populli jonë në shumë raste jo që po tregohet i pa ditur, por edhe po tregohet se nuk e do diturinë dhe se ka dëshirë të han supë me bisht luge. – Skender Mustafi
  45. Dituria vije, por mençuria mbetet. – Alfred Lord Tenison
  46. Shkenca është nëna e diturisë, por opinion ushqen injorancën. – Hipokrit
  47. Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar, dhe në qarkullim mund të rritet në sasi dhe, me shpresë, edhe në cilësi. – Luis L’Amor
  48. Mençuria është dituri që është bërë pjesë e njeriut. – Orison Svit Marden
  49. Dituria e të mundshmes është fillimi i lumturisë. – Xhorxh Santajana
  50. Dituria jonë mund të jetë e fundme. Përderisa injoranca jonë në domosdoshmëri duhet të jetë e pafund. – Karl Poper
  51. Jeta e mire është e inspiruar nda dashuria dhe e udhëhequr nga dituria.  – Bertrand Rasëll
  52. Dituria ngadalë ngritë atë që injoranca brenda një ore rrënon. – George Eliot
  53. Funksioni i diturisë është të tejkalojë përvojën njerëzore, jo të zhytë atë. – Suzan Hubard
  54. Pakica mund të tregojnë çfarë dine gjithashtu pa treguar çfarë nuk dine. Ivan Panin
  55. Dituria e gjërave të dobishme është një çantë e humbur rrallë. – Eduard Kansëll
  56. Ne jemi trajnuar të besojmë dhe të mos dimë. – Brian Herbert
  57. Dituria e vërtetë qëndron në të diturit se nuk dini asgjë. – Sokrati
  58. Të dish, është ta dish se s’di asgjë. Kjo është domethënia e diturisë së vërtetë. – Sokrati
  59. Dituri është të diturit se ne nuk mund të dimë. – Ralph Waldo Emerson
  60. Të gjithë njerëzit kanë lindur me një hundë dhe dhjetë gishta, por asnjëri nuk ka lindur me diturinë e Zotit. – Volteri
  61. Ku është e tërë dituria që humbëm me informacionet? – T. S. Eliot
  62. Tërë diturinë që kam secili mund të e përvetësojë, por zemra ime është vetëm e imja. – Gëte
  63. Shkenca është mënyrë e të menduarit shumë më shumë  se sa trup i diturisë. –Karl Saga
  64. Më  mirë  mos di asgjë  se sa të  dish shumë  gjë ra në  gjysmë . – Fridrih Niçe
  65. Ata që  dinë , veprojnë . Ata që  kuptojnë , i mësojnë  të  tjerët. – Aristoteli
  66. Dituria e askujt nuk mund të tejkalojë përvojën. – Xhon Lok
  67. Dituria mbështetet jo vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin. – Karl Jung
  68. Me zgjerimin e fushës së diturisë ne rrisim horizontin e injorancës. – Henry Miler
  69. Shkenca është dituri e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar. – Imanuel Kant
  70. Nuk ka dëshirë më të madhe natyrore se sa dëshira për dituri. – Mischel de Montanj
  71. Mund të bëhemi më të ditur me diturinë e tjetrit, por nuk mund të jemi më të mençur me mençurinë e tjetrit. – Mischel de Montanj
  72. Mund të përvetësosh shumë dituri pa shkuar ndonjëherë në shkollë. – Villiam Glezër
  73. Ne nuk përqendrohemi aq shumë në shkolla në diturinë edukative që kërkon të menduar dhe aplikim, sa bëjmë në përvetësimin e fakteve. – Villiam Glezër
  74. Mendoj se edukimi  është shfrytëzim dhe përmirësim i diturisë dhe kjo ndryshon fotografinë e tërë. – Villiam Glezër
  75. Të pyeturit e vetes është dëshira për dituri. – Toma Akuini
  76. Kujdes nga dituria e devijuar sepse ajo është më e rrezikshme se padituria. – Bernard Shou
  77. Dituria nëse nuk të bënë mirë, por me siguri nuk të dëmton. – Omer bin Hatabi
  78. Dituria nuk ka vatan, arti ka vatan dhe çdo vatan ka artin e vet. – huazuar(nëse e dini autorin na shkruani)
  79. Dituria pa ndjenja është shkatërrim i shpirtit. – huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  80. Faza e parë e diturisë është heshtja, faza e dytë dëgjimi, faza e tretë mësimi, faza e katërt veprimi me të dhe faza e pestë shpërndarja e saj. – Huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  81. Nuk është jetim ai që i kanë vdekur prindërit, por jetim është ai që ka humbur diturinë dhe edukatën. – Ali Ibni Ebu Talib
  82. Atij që si bënë dobi dituria, ai nuk është i mbrojtur nga dëmi i paditurisë.  – Aristotel
  83. Nuk barti me vete dituri më të vlefshme se sa dituria që unë nuk di. – huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  84. Mësoi të tjerëve atë që e di ti dhe, mëso nga të tjerët atë që se di, në këtë formë e ke përforcuar diturinë tënde dhe e ke mësuar atë që nuk e di. – Hasan Ibni Alji
  85. Dora që nuk shkruan është këmbë. – huazuar (nëse e dini autorin na shkruani)
  86. Lapsi – dituria është më e fortë se pushka , lapsi do ta sundojë botën.  – mulla Syl Tërpeza (1881-1927).
  87. Nëse ke dituri, le t’i ndezin të tjerët qirinjtë në të. – Margaret Fuller
  88. Të menduarit: të folurit e shpirtit me veten. – Platon
  89. Mendjet e mëdha diskutojnë idetë; mendjet e mesme diskutojnë ngjarjet,  mendjet e vogla diskutojnë njerëzit. – Elenor Rusevelt
  90. Ne pyesim veten, kush jam unë të jem madhështor , i mrekullueshëm, i talentuar, i shkëlqyer? Në të vërtetë, kush je ti të mos jesh? – Marian Villiamson
  91. Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. – Albert Ajnshtajn
  92. Informata nuk është dituri. – Albert Ajnshtajn
  93. Dituria e çka është nuk e hapë derën drejtë çfarë duhet të jetë. – Albert Ajnshtajn
  94. Shkenca gjurmon religjioni interpreton. Shkenca i jep njeriut diturinë e cila është fuqi, religjioni i jep njeriut mençurinë e cila është kontroll. – Martin Luter King, Jr.
  95. Injoranca është mallkim i Zotit; dituria është krahu me të cilin fluturojmë drejt parajsës. – Villiam Shekspir
  96. Investimi në dituri paguan interesin më të mirë. – Benxhamin Frenklin
  97. Pragu drejt tempullit të mençurisë është njohja e injorancës sonë. – Benxhamin Frenklin
  98. Synimi i edukimit është avancimi i diturisë dhe përhapja  e së vërtetës. – Xhon F. Kenedi
  99. Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.  – Xhon F. Kenedi
  100. Për sytë e bukur, shih të mirën në të tjerët; për buzët e bukura, fol vetëm fjalë mirësie; dhe për drejtësi, ec me diturinë sepse nuk je asnjëherë vetëm. – Odri Hepburn
  101. Dallimi mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve nuk është mungesa e fuqisë, as mungesa e diturisë, por mungesë e vullnetit. – Vince Lombardi
  102. Të gjithë njerëzit për nga natyra e duan dituri. – Aristotel
  103. Të jesh i vetëdijshëm se je injorant është hap i madh drejt diturisë. – Benxhamin Disraeli
  104. Nëse njeriu e zbraz kuletën e tij në kokë, askush nuk mund t’ia marrë. – Benxhamin Frenklin
  105. Nuk ka të mirë në ndalimin e diturisë që të ecë përpara. Injoranca asnjëherë nuk është më e mirë dituria. – Enriko Fermi
  106. Asnjë nga ne nuk është më i mençur se të gjithë ne. – Erik Shmit
  107. Fillimi i diturisë është zbulimi i diçkaje që e kuptojmë. – Frank Herbert
  108. Nëse dituria mund të krijojë probleme, nuk është injoranca përmes së cilës mund t’i zgjedhim ato. – Isak Asimov
  109. Konfuzioni është fillimi i diturisë. – Khalil Gibran
  110. Dituria dhe trungu nuk duhet shfrytëzuar derisa të kaliten. – Oliver Vendëll Holms
  111. Kam lindur i paditur dhe kam pasur pak kohë të e ndërroj atë (gjendje) aty-këtu. – Riçard Feinman
  112. Mund të e mësosh emrin e një zogu në të gjitha gjuhët e botës, por pasi të kesh mbaruar, nuk do të dish absolutisht asgjë mbi atë zog… Pra, le të vrojtojmë zogun dhe të shohim çfarë po bën — kjo është çfarë merret parasysh. Kam mësuar shumë herët dallimin mes të diturit të emrit të gjësendit dhe njohjen e gjësendit. – Riçard Feinman
  113. Dituria është dy lloje. E dimë një temë, ose e dimë ku mund të gjejmë informacione mbi të. – Samuel Xhonson
  114. Rregullat janë vetëm direktiva ndihmëse për budallenjtë të cilët nuk dinë të i thirren mendjes së tyre. – Seth HofmanHouse M.D., 2010
  115. E pëlqej të flas mbi asgjë, është e vetmja gjë mbi të cilën di gjithçka. – Oskar Uajlld
  116. Të dimë nuk mjafton, ne duhet aplikuar. Të duam nuk mjafton, ne duhet të bëjmë. – Gëte
  117. Është një gjë që njeriu duhet pasur: ose shpirtin e kujdesshëm të bërë nga natyra, ose shpirtin e kujdesshëm të bërë nga puna, dashuria, arti, dhe dituria. – Fridrih Niçe
  118. Të menduarit është më interesant se të diturit, por më pak interesant se vrojtimi. – Gëte
  119. Njohja e të tjerëve është dituri, njohja e vetes është ndriçim. – Lao Tzu
  120. Nuk jam mjaft i ri që të di gjithçka.  – Oskar Uajlld
  121. Të e dimë se e dimë atë që e dimë, dhe që nuk e dimë atë që nuk e dimë, kjo është dituria e vërtetë. – Henri David Toro
  122. Kini kujdes nga dituria e gabuar, është më e rrezikshme se injoranca. – Xhorxh Bernard
  123. Dituritë ia mbyllin gojën njeriut.  Ervin Silvanus
  124. Dituria në çdo shtet, është baza më e siguritë e lumturisë. – Xhorxh Vashington
  125. Mirësia është dhënë nga Zoti, por dituria blihet në treg. – Artur Hju Klaf
  126. Dituria e asnjë njeriu nuk mund të e tejkalojë përvojën. – Xhon Llok
  127. Dituria është krenare që ka mësuar aq shumë; Mençuria është modeste që nuk di më shumë. – Villiam Kupër
  128. Mendoj se është më mirë të jetoj duke mos ditur se sa të kem përgjigje të cilat ndoshta janë gabim.  Riçërd Fejmën
  129. Informata është vrasësi i cili ngrit dhe shkatërron perandori. – Tobsha Lërnër
  130. Vetëm disa mund të thonë çfarë dinë, pa mos shfaqur çfarë nuk dinë. – Ivan Panin
  131. Ti duhesh të jetosh që vërtetë t’i dish gjërat. -Dan Simëns
  132. E vetmja e mirë është dituria dhe e vetmja e keqe është injoranca. – Sokrati
  133. Dituria nuk ka vlerë nëse nuk e fut në praktikë. -Anton Çehov

Po këto i keni lexuar?