Shkurtesat më të rëndësishme të Windows 10 dhe 11

Shpesh herë kemi nevojë për të vepruar diç tek aplikacionet bazë të Windows-it, por jo të gjithë kuptojmë elementet e këtij sistemi operativ si dhe mënyrën për të gjetur elementet e dëshiruara.  Në të vërtetë në versionet e fundit të Windows-it është lehtësuar gjithçka dhe me shumë pak angazhim mund të gjenden të gjitha. Më poshtë do të radhisim shkurtesat më të rëndësishme, funksioni dhe kuptimi i tyre si dhe mënyrë për të ndërvepruar me ato. Zakonisht këto kërkesa janë të ndërlidhura me tastierën dhe pullat e saja ose me fushën e kërkimit në anën e majtë të pjesës së poshtme të ekranit tuaj.

Autor: Skender Mustafi
Ripublikuar më 14 Shkurt 2021

Shkurtesat bazë të Windows-it përmes tastierës:

Pulla Windows

Hapë menynë e Windows-it në anën e majtë në pjesën e poshtme të ekranit tuaj.

Pulla Windows + D

ndërron shfletimin nga aplikacioni tek i cili jeni duke vepruar në desktop (tryezë pune) të Windowsit dhe anasjelltas

Pulla Windows + L

mundëson kyçjen e ekranit tuaj, do të thotë dalja nga përdoruesit nga llogaria e që për rikyçje kërkon fjalëkalimin

Pulla Windows + E

mundëson hapjen e një flete të shfletuesit të dokumenteve të Windows-it. Mund të hapni sa të doni shfletues.

Pulla Winwods + TAB

hapë të gjitha dokumentet, tryezat e punës dhe shfletuesit të aktivë në formë të një vrojtuesish detyrash nga ku me lehtësi dhe shpejtësi mund të lundroni. Shih figurën më poshtë.

Pulla Windows + I

hapë cilësimet e Windows-it ku mund të rregulloni të gjitha cilësitë e llogarisë së përdoruesit si profili, zëri, lidhja me internetin, gjuhën, lidhjen me celularin tuaj, aplikacionet e të tjera.

Shkurtesat e veprimeve gjatë punimeve të ndryshme:

ctrl + C

Hapë menynë e Windows-it në anën e majtë në pjesën e poshtme të ekranit tuaj.

ctrl + V

ndërron shfletimin nga aplikacioni tek i cili jeni duke vepruar në desktop (tryezë pune) të Windowsit dhe anasjelltas

ctrl + X

mundëson kyçjen e ekranit tuaj, do të thotë dalja nga përdoruesit nga llogaria e që për rikyçje kërkon fjalëkalimin

Pulla Windows + E

mundëson hapjen e një flete të shfletuesit të dokumenteve të Windows-it. Mund të hapni sa të doni shfletues.

Pulla Winwods + TAB

hapë të gjitha dokumentet, tryezat e punës dhe shfletuesit të aktivë në formë të një vrojtuesish detyrash nga ku me lehtësi dhe shpejtësi mund të lundroni. Shih figurën më poshtë.

Pulla Windows + I

hapë cilësimet e Windows-it ku mund të rregulloni të gjitha cilësitë e llogarisë së përdoruesit si profili, zëri, lidhja me internetin, gjuhën, lidhjen me celularin tuaj, aplikacionet e të tjera.

Hapja, shfletimi dhe mbyllja e tryezave virtuale të punës

Pulla Windows + CTRL + D

Mundëson hapjen e një tryeze virtuale pune. Përmes këtij kombinacioni mund të hapni sa të duani tryeza pune të cilat janë të ndara nga njëra-tjetra.

Pulla Windows + CRTL + shigjeta majtas (ose djathtas)

Mundësojnë kalimin nga një tryezë në një tjetër tryezë pune. Tryezat e punës mund t’i shfletoni në çdo kohë dhe sipas dëshirës sua.

Pulla Windows + CRTL + F4

Mundëson mbylljen e tryezës virtuale në të cilën gjendeni për momentin. Nëse mbyllni një tryezë pune në të cilën keni aplikacione të hapura, të gjitha këto aplikacione do të barten tek tryeza kryesore e punës.

Fotografimi i tryezës së punës

Pulla Windows + scr prnt

Mundëson fotografimin e plotë të tryezës aktive të punës. Do të thotë, përmbajtjen e plotë që për momentin shihni në ekranin tuaj e fitoni si foto. Fotoja ruhet automatikisht tek dosja e fotove në kompjuterin tuaj.

Pulla Windows + Shift + S

Hapë një aplikacion të thjeshtë i cili mundëson fotografimin e plotë të tryezës së punës ose shkëputjen e pjesëve të caktuara sipas dëshirës. Këto shkëputje nuk ruan foton, por vetëm kopjon atë e që mund të e fusni në një aplikacion për përpunim të fotove ose të e dërgoni tek të tjerët përmes aplikacioneve tjera.

Pulla Windows + G

Hapë një aplikacion i cili ofron mundësinë e fotografimit të tryezës së punës ose madje edhe regjistrimin e punimeve në këtë tryezë përmes një video formati. Pra, keni mundësi që të bëni video të punës suaj madje edhe duke përcjellë me zërin tuaj.

Artikulli u publikua fillimisht më 24 Mars 2012 për, tani versione të vjetruara të Windows.

Nëse dini shkurtesa tjera të cilat mendoni se janë të rëndësishme, na shkruani në koment.

Po këto i keni lexuar?