180+ thënie mbi konkurrencën

Thënie

Përgatiti Skender Mustafi

  • Zogu i hershëm merr krimbin, por miu i dytë merr djathin. – Willie Nelson
  • Asnjëherë mos konkurro me ndokënd që nuk ka asgjë për të humbur. -Baltasar Gracian
  • Gjithnjë i shih njerëzit më të mençur se ti, si dhuratë jo konkurrencë. – Matshona Dhliwayo
  • Të bëhesh kampion, konkurro; të bëhesh kampion i madh, konkurro me më të mirët; por të bëhesh kampioni më i madh, konkurro me veten. – Matshona Dhliwayo
  • Të gjitha burimet informuese dhe argëtuese, llojet dhe format e materialeve multimediale, dhe llojet e mjeteve elektronike janë konkurrentë të drejtpërdrejtë të prindërve kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i fëmijëve. Çdo tejkalim i kufijve në ofrim të pakontrolluar të shfrytëzimit të tyre do të thotë tejkalim i kufijve të konkurrencës së shëndoshë. Konkurrenca e pakontrolluar sjell monopolin përballë së cilit qëndron prindi i pasuksesshëm. – Skender Mustafi
  • Të humburit të mëson si të fitosh, të fituarit të mëson si mos të humbësh. – Matshona Dhliwayo
  • Konkurrimi përmes çmimit është vrasje jo vetëm e biznesit, por edhe e shoqërisë. – Skender Mustafi
  • Në shkollën e madhështisë, është këmbëngulësia e cila diplomon.- Matshona Dhliwayo
  • Një rival mund të bëhet një aleat i rëndësishëm nëse gjejmë terren të përbashkët. – Izey Victoria Odiase
  • Kampionët e vërtetë, sikur Dielli, nuk mund të futen në elipsë për kohë të gjatë. – Matshona Dhliwayo
  • Garoni me veten tuaj derisa i vetmi/e vetmja që ka mbetur për të garuar është vetvetja. – Matshona Dhliwayo
  • Mos keni frikë nga konkurrenca, është ilaç ndaj mbi-vetëbesimit. – Jiten Bhatt
  • Njerëzit e suksesshëm garojnë me veten, jo me të tjerët. – J. Adam Snyder
  • Konkurrimi me të tjerët na bënë neve të zakonshëm, por konkurrimi me vetveten na bënë origjinal. -Adanne Chukwudi Udejiofor
  • Është milingona dhe jo luani nga i cili frikësohet elefanti. – Matshona Dhliwayo
  • Suksesi udhëheqë inovacionin dhe mund konkurrencën. – Ken Poirot
  • Për të mposhtur konkurrencën dhe për të pasur sukses në tregun e sotëm konkurrues, duhet të jesh në hap me ndryshimet në treg duke mos harruar përfshirjen e krijimtarisë dhe inovacionit si një mënyrë jetese. – Oscar Bimpong
  • Konkurrimi më i madh në jetë do të jetë me vetveten.- Christine Szymanski
  • Plani i biznesit është si plani i luftës, kur konkurrentët të dinë për të, nuk është më i dobishëm. – Bangambiki Habyarimana
  • Konkurrenca mund të na ndihmojë të krijojmë produkte dhe shërbime më të mira, por në fund në të vërtetë konkurrenca kërkon të shkatërrojë oponentin. Të e fusësh atë jashtë fuqisë për të konkurruar me ju. – Bangambiki Habyarimana
  • Krahaso veten me të tjerët për inspirim dhe jo për konkurrim. – Bangambiki Habyarimana
  • Nëse nuk do të kishte një gjë të tillë si ‘konkurrimi’, a do të kishte një gjë të tillë si ‘suksesi’? -Hiba Fatima Ahmad
  • Talenti heshtë konkurrencën tuaj, gjeniu mund atë. -Matshona Dhliwayo
  • Nëse nuk arrini të shënonin asnjë pike për çdo ditë, do të shënoni zero pike në fund të ditëve tuaja. – Ernest Agyemang Yeboah
  • Të mësuarit e vërtetë lind kur shpirti konkurrues ka pushuar. – Jiddu Krishnamurti
  • Njerëzit e pasigurt i bëjnë eklips diellit tuaj vetëm sepse janë xheloz për dritën e ditës suaj dhe të lodhur nga terri i natës së tyre pa yje. – Shannon L. Alder
  • Frikacaku i flet secilit përveç teje. -Shannon L. Alder
  • Sapo të përqafoni vlerat, talentet dhe fuqitë tuaja, neutralizohet nëse të tjerët mendojnë më pakë për ju. -Rob Liano
  • Nëse dëshironi të gjeni konkurrencën, vetëm shihni në pasqyrë. Pas një kohe do të shihni rivalët të kacavirren për vendin e dytë. – Criss Jami
  • Nëse nuk do ta bëni gjithë rrugën, përse të niseni fare? – Joe Namath
  • Mënyra si mendoni për veten përcakton realitetin. Ju nuk jeni lënduar nga mënyra se si njerëzit mendojnë për ju. Shumë nga këta njerëz janë reflektim i asaj që mendoni për veten tuaj. – Shannon L. Alder
  • Xhelozia është dashuri në konkurrim. – Toba Beta
  • Ndërmarrjet nuk janë familje. Ato janë fushëbeteja në një luftë civile. – Charles Duhigg
  • Çdo herë që gjeni ndokënd më të suksesshëm se ju, veçanërisht kur jeni të përfshirë në të njëjtin biznes – dhe e dini se ata po bëjnë diçka që ju nuk po bëni. – Malcolm X
  • Në vend që të luaja për të fituar, unë luaja për të mos humbur. Kjo më kujton tregimin që një herë e kam dëgjuar rreth dy shokëve të cilët po i ndiqte ariu dhe kur njëri iu drejtua tjetrit e i tha: “Sapo kuptova se nuk kam nevojë t’i ikë ariut, por vetëm të të tejkaloj ty.” – Sean Covey
  • Konkurrimi është treguar të jetë i dobishëm deri në një pike të caktuar dhe jo më shumë, por bashkëpunimi, që është gjëja për të cilën duhet të përpiqemi sot, fillon kur konkurrimi largohet. – Franklin D. Roosevelt
  • Pa mundim, suksesi nuk ka vlerë. – Aaron Lauritsen
  • Luaj të fitosh, jo të humbësh. –Dondi Scumaci
  • Ligji është bërë nga fituesit për të ruajtur fitoren mbi humbësit. – Toba Beta
  • Konkurrimi është i vrazhdë, por motivim efektiv. – Toba Beta
  • Nëse arrin i dyti, ti je vetëm humbësi i parë. – Tiger Woods
  • Rezistenca është shenjë e cila tregon se ju jeni duke ecur në rrugën e drejtë. – Constance Friday
  • Miqtë e vërtetë nuk vijnë me kushte. – Aaron Lauritsen
  •  Unë, na bëjë neve më të mire duke konkurruar me ju. – Toba Beta
  • Jeta nuk është konkurrim. Askush nuk duhet të humbë që ndokush të fitojë. – Donna Goddard
  • Fituesi ka më shumë aftësi se humbësi. -Brian Herbert
  • Duhet të konkurroni që të bëheni të rëndësishëm. – Sunday Adelaja
  • Liderët nuk konkurrojnë, ata janë shumë të sigurt për të konkurruar. – Krishna Saagar Rao
  • Mos u shoqëro me konkurruesit përveç nëse jeni duke i shfrytëzuar për përparësitë tuaja. – Thebe Kegomoditswe
  • Sekreti i suksesit tim: unë nuk e krahasoj veten time me askënd dhe nuk konkurroj me askënd. – Marty Rubin
  • Çka është e rëndësishme të qenit më të mirë se gjithë të tjerët. – Noam Chomsky
  • Konkurrenca është ligji i së keqes. – Andy Harglesis
  • Krahasimi i vetvetes me të tjerët rezulton gjithmonë në një ndjenjë jo mjaft të mirë. Dil nga ajo lojë! – Nadina Boun
  • Konkurrenca është një pasojë e pandashme e të jetuarit. Mungesa e ndonjë konkurrence të dukshme nuk përjashton praninë e konkurrencës që fshihet në vend të verbër ”. – Martin Uzochukwu Ugwu
  • Kur një gjendje e tregut ndryshon ose kur një mjedis konkurrues ndryshon, këto gjëra janë jashtë kontrollit tone. Por, ajo që patjetër duhet të kontrollojmë është vëmendja jonë ndaj tyre. – Abhishek Ratna
  • Heqja dorë për shkak të mundimit të madh është një lloj suksesi, por heqja dorë për shkak të një papërshtatshmërie të vogël është marrëzi. – Amit Kalantri
  • Shpesh ne tërhiqemi nga fika e konkurrencës, mospajtimit ose mospëlqimit. – Abhishek Ratna
  • Mos e nënçmoni personin i cili i lidhi këpucët kur ju ishit duke ecur sepse nuk është njëjtë rruga e secilit. – Lidia Longorio
  • Konkurrenca ka pak hapësirë në botën e artit. – Christopher Davy
  • Jeta e secilit është ndryshe. Është konkurrim nëse ndjeheni të vobegët për veten dhe përpiqeni të jetoni si ndokush tjetër. – Hopal Green
  • Tehu i konkurrimit është shumë i rëndësishëm. -Thebe Kegomoditswe
  • Punëtori kërkon të ruajë totalin e pagave të tij për një kohë të caktuar duke kryer më shumë punë, qoftë duke punuar më shumë orë, ose duke arritur më shumë brenda orarit të njëjtë. Kështu, i nxitur nga dëshira, ai vetë shumëfishon efektet katastrofale të ndarjes së punës. Rezultati është: sa më shumë që punon, aq më pak rrogë merr. Dhe për këtë arsye të thjeshtë: sa më shumë që punon, aq më shumë garon kundër bashkëpunëtorëve të tij, aq më shumë i detyron ata të konkurrojnë kundër tij, dhe të ofrojnë veten e tyre në të njëjtat kushte të mjerueshme si ai, në mënyrë që, në analizën e fundit, ai garon kundër vetvetes si anëtar i klasës punëtore. – Karl Marx
  • Konkurroni me forcë dhe me pasion përballë pasigurisë dhe frikësimit. – Satya Nadella
  • Dobësia jonë është fuqia e kundërshtarit. – Mokokoma Mokhonoana
  • Konkurrenca i bënë ëndrrat të lira, shteti i asgjëson ato. – Vinícius Montgomery de Miranda
  • Fitorja nuk është shkatërrimi i tjetrit, por fillimi i vetvetes. – Brian S Woods
  • Kundërshtarët nuk duhet të jenë armiq. – Frank Sonnenberg
  • Në jetë ka konkurrim dhe dashuria nuk është përjashtim. – Jazalyn
  • Të mërzitesh rreth konkurrencës është sikur të mërzitesh rreth një treni të pashmangshëm. Ju ose mund të e shihni në tmerr se si treni kalon mbi ju ose me vetë iniciativë mund të largoheni nga rruga. – Oscar Auliq-Ice
  • Në një gjendje të konkurrencës së përsosur, nuk ka më konkurrencë dhe premtimi për një botë “thjesht informuese” të qytetarëve të termostateve është një fantazmë po aq e egër sa edhe makina e lëvizjes së përhershme! – Gilles Châtelet
  • Konkurrenca për akumulim kërkon që kapitalistët të shkaktojnë dhunë të përditshme ndaj klasës punëtore në vendin e punës. Intensiteti i asaj dhune nuk është nën kontrollin e kapitalistëve individualë, veçanërisht nëse konkurrenca është e parregulluar. Kërkimi i pa pushim për vlerën relative të tepricës rrit produktivitetin e punës në të njëjtën kohë kur zhvlerëson dhe amortizon fuqinë e punës, për të mos thënë asgjë për humbjen e dinjitetit, të ndjenjës të kontrollit mbi procesin e punës të ngacmimit të përhershëm nga mbikëqyrësit dhe domosdoshmëri për t’iu përshtatur diktateve të makinerisë. Si individë, punëtorët vështirë se janë në gjendje të rezistojnë, veçanërisht pasi rritja e produktivitetit ka zakon të ‘çlirojë’ një numër të caktuar të tyre në radhët e të papunëve. Punëtorët mund të zhvillojnë fuqinë për të rezistuar vetëm me veprim klasor të një lloji – qoftë akte spontane të dhunës (prishjet e makinerive, djegiet dhe tërbimi i epokave të mëparshme, të cilat nuk janë zhdukur në asnjë mënyrë) ose krijimi i organizatave (të tilla si sindikatat) të afta për të zhvilluar një luftë kolektive klasore. Detyrimi i kapitalistëve për të kapur edhe më shumë vlerë të vlerës shtesë nuk kalon i pa diskutuar. Beteja bashkohet edhe një herë, dhe linjat kryesore të luftës së klasave formohen rreth pyetjeve të tilla si aplikimi i makinerisë, shpejtësia dhe intensiteti i procesit të punës, punësimi i grave dhe fëmijëve, kushtet e punës dhe të drejtat e punëtor në vendin e punës. Fakti që lufta për çështje të tilla është një pjesë e jetës së përditshme në shoqërinë kapitaliste dëshmon për faktin se kërkimi për vlerën relative të tepërt është i kudondodhur dhe se dhuna e nevojshme që ajo kërkesë nënkupton është e detyruar të provokojë një lloj reagimi të klasës mbi pjesë e punëtorëve. – David Harvey
  • Mos harxhoni kapital për të konkurruar njerëzit që harxhojnë fitimet për konkurrim. – Moffat Machingura
  • Ju mund të jeni më të mirë ose më të mirët dhe akoma jo të mirë. – Mokokoma Mokhonoana
  • Sa më intensive të jetë konkurrenca, aq më e madhe, mesatarisht, është personalizimi i rezultateve të ofertave. Përderisa kompanitë konkurrojnë për të kapur preferencat e konsumatorëve përmes segmentimit më të mirë, ata shpesh rrezikojnë të krijojnë tregje shumë të vogla të synuara. -W. Chan Kim
  • Përqendrohu në ndryshim (risi) si vlerë, jo në pozicionim përballë konkurrentëve. – W. Chan Kim
  • Konkurrimi është i mire vetëm deri në një pike të caktuar. Kur oferta tejkalon kërkesën. – W. Chan Kim
  • Në botën e sotme konkurruese të vështirësive, ne duhet të frymëzojmë njëri-tjetrin që të frymëzohemi nga njëri-tjetri. – Munia Khan
  • Në biznes, madhësia e suksesit tonë i atribuohet pjesërisht frikës së dështimit që ka ndaluar disa njerëz të jenë konkurrentët tanë.- Mokokoma Mokhonoana
  • Konkurrenca nuk është vetëm jeta e tregtimit, por edhe tregtimi i jetës. –Durant
  • Mësimi i pare biologjik i historisë është se jeta është konkurrim. – Durant
  • Për të qenë fitues në të ardhmen, ndërmarrjet duhet ndaluar së konkurruari njëra-tjetrën. E vetmja mënyrë për të mundur konkurrencën është të ndaluarit për të mundur konkurrencën. – W. Chan Kim
  • Çdo system i bazuar në konkurrim në thelb do të promovojë pabarazi, ndarje dhe konflikt. – Joseph Rain
  • Garat fitohen dhe humben shumë më herët vijës së përfundimit. – Marty Rubin
  • Asnjëherë nuk kam garuar. Unë fitoj. Gjithmonë. – Smriti Sharma
  • Ti je një konkurrent me vlerë, rivali më i mire që kam hasur, është një nderë të jem kundërshtari yt, ti je më i mire se unë në shumë gjëra, por ti nuk mund të më mundësh në mirësjellje. – Amit Kalantri
  • Sfiduesit kryesorë zakonisht kuptohen, por gjithmonë ka disa kuaj të fshehur që vrapojnë në çdo garë të madhe. – Oscar Auliq-Ice
  • Njerëzit të cilët jetojnë jetën e tyre me pasion… asnjëherë nuk mërziten rreth konkurrencës. -Kevin Ste Marie
  • Vitet e informimit po transformojnë njeriun nga dashurues në logjik dhe po zëvendësojnë paqen e tij me dhimbje. – Amit Kalantri
  • Asnjëherë mos e shfrytëzo konkurrencën si masë matëse. – W. Chan Kim
  • Të kuptuarit e forcave konkurruese dhe shkaqet themelore të tyre, zbulon rrënjët e përfitimit aktual të një industrie ndërsa ofron një kornizë për të parashikuar dhe ndikuar konkurrencën (dhe përfitimin) me kalimin e kohës. – Michael E. Porter
  • Forca ose forcat më të forta konkurruese përcaktojnë përfitimin e një industrie dhe bëhen më të rëndësishmet për formulimin e strategjisë. Forca më e spikatur, megjithatë, nuk është gjithmonë e qartë. – Michael E. Porter
  • Personi që të shikon ty kur ti shikon në pasqyrë… kjo është konkurrenca. – Clyde Lee Dennis
  • Mundja e konkurrencës është relativisht e lehtë, mundja e vetes është përkushtim që nuk mbaron kurrë. -Phill Knight
  • Mbaje mend, ti nuk konkurron me askënd, ti i bënë ata të konkurrojnë me ty. Tim mund të kontrollosh çfarë shton në vetvete; nuk mund të kontrollosh çfarë vendosë tjetri në ty. Pra, përqendrohu vetëm në presionin e brendshëm i cili të shtytë ty. – Tim S Grover
  • Nuk ka një gjë të tillë si konkurrim të dobët; ai rritet vazhdimisht. -Nabil N. Jamal
  • Nëse duam të jemi të lire nuk konkurrojmë. Aq sa ka konkurrim, personi tjetër do t’i fshehë gabimet e veta dhe ne do t’i fshehim tonat. – Dada Bhagwan
  • Konkurrimi është bekim, pa të ne nuk do të ishim të motivuar të përmirësojmë. -Nabil N. Jamal
  • Kur garon, arrin më shumë se sa humbë, madje edhe kur humbë. – Aaron Lauritsen
  • Nuk ekziston diçka e tillë si konkurrenca “e shëndetshme” përbrenda organizimit të njohurive; e gjithë konkurrenca e brendshme është shkatërruese. Natyra e punës sonë është se nuk mund të bëhet nga asnjë person i vetëm në izolim. Puna e njohurive është sipas përkufizimit bashkëpunuese. – Tom DeMarco
  • Kur bëhesh i vetëdijshëm, i di veçoritë, fuqitë dhe kufijtë tua. Bëhesh mi i lehtë për të punuar me të tjerët. Ti gjithashtu shmangë konkurrimin e ligë me të tjerët. – Assegid Habtewold
  • Imitimi është forma më e lartë e të bërit lajka. Mos tento të e shohësh si një risi për konkurrim. – Andrena Sawyer
  • Konkurrimi shfrytëzohet për diskriminim. Harmonia bënë gjithçka të përkryer. – Michael Bassey
  • Konkurrimi në çmim është ajo çka i shpie shumicën e fillestarëve në bankrot. – Bernard Kelvin Clive
  • Konsumatorët tanë nuk janë konkurrentët tanë. Ne konkurrojmë për ata dhe jo me ata. – T Jay Taylor
  • Natyrisht, konkurrimi ndaj të tjerëve është aty, por duhet të shërbejë si sfidë për ty. Për të të treguar sa mire të tjerët konkurrojnë kundër vetvetes. – Innocent Mwatsikesimbe
  • Konkurrimi nuk ka të bëjë me luftën, i tëri ka të bëjë me të ndihmuarit njeri-tjetrin për të arritur synime të përbashkëta. – Joey Lawisn
  •  Mendjet e vogla konkurrojnë, mendjet e mëdha bashkëveprojnë, mendjet e shkëlqyera përfshijnë. – Amit Ray
  • Konkurrimi i vetëm i cili është i rëndësishëm në jetë është në mes teje dhe vetes sate të kaluar. – Edmond Mbiaka
  • Kur burri kujdeset rreth gruas, ajo kujdeset rreth konkurrentëve. – Aleksanda Ninkovic
  • Sfida më e madhe në biznes nuk është konkurrenca, është ajo çfarë të sillet në kokën tënde. – Barbara Corrcoran
  • Nëse nuk ke konkurrencë, nuk ke nevojë për debat. – T. F. Hodge
  • Konkurrimi në nivelin shpirtërorë sjell konfuzion. – Dr. Kirby Clements
  • Konkurrenca gjithmonë ju bënë më të forte dhe më të mire, konkurrimit i kanë frikë vetëm të dobëtit. – Mohammed bin Rashid Al Maktoum
  • I dyti është kampioni i humbësve. – Raheel Farooq
  • Ne duhet të kalojmë nga përparësitë konkurruese tek përparësitë e përhershme. – Max McKeown
  • Gara ekziston për të përzgjedhur kush do të fitojë trofeun kur trofeu nuk mund të ndahet. – Andrew Harvey
  • Fituesit e ndonjë gare nuk janë heronj, heronjtë nuk gjenden në gara, heronjt fitojnë beteja më të rënda se garat për tu bërë heronj. – Amit Kalantri
  • Intervista për punë është garë e cila fitohet nga më të kualifikuarit për tu paguar më së liri. – Mokokoma Mokhonoana
  • Mënyra më e mire për të vrarë konkurrencën është të e bësh partnere. – Siddharth Joshi
  • Qoftë Google ose Apple ose softueri falas, ne kemi një konkurrencë fantastike dhe na mbanë në majë të gishtave. – Bill Gates
  • Ju nuk jeni duke bërë gabime, ju nuk po rrezikoni dhe kjo do të thotë ju nuk po shkoni askund. Çelësi është të gaboni më shpejtë se konkurrenca, kështu keni më shumë gjasa të mësoni dhe të fitoni. – John W. Holt
  • Numër një, paraja është mbreti; numër dy, komuniko; numër tre blejë ose gropos konkurrencën. – Jack Welch
  • Konkurrenca është gjithmonë e mire. Na nxitë të bëjmë më të mirën nga ne. Monopoli i bën njerëzit të vetëkënaqur dhe të kënaqur me mediokritetin. – Nancy Pearcy
  • Konkurrenca, motivi i të cilit është thjesht të garojë, të dëbojë disa jashtë, asnjëherë nuk zgjatë shumë. Konkurrenti për të cilin duhet të kesh frikë është ai që kurrë nuk shqetëson aspak për ty, por vazhdon ta bëjë biznesin e tij më të mirë gjatë gjithë kohës.” – Henry Ford
  • Aftësia për të mësuar më shpejtë se konkurrenca juaj mund të jetë vetëm përparësi e qëndrueshme konkurruese – Arie de Geus
  • Sapo të dëgjojë fjalën ‘konkurrencë’ bëhem serioz dhe filloj të bëjë çdo gjë që mundem. – Maureen McCormick
  • Lidhuni me konkurrencën tuaj dhe thoni fjalë të mira për ta. Mos harroni, ju jeni pjesë e industrisë. – Robert Scoble
  • Lëvizni shpejtë. Shpejtësia është përparësia kryesore mbi një konkurrencë të madhe. – Sam Altman
  • Ju keni konkurrencë çdo ditë sepse keni vendosur aq standarde të larta për veten tuaj saqë duhet të dilni çdo ditë dhe të jetoni deri në to. – Michael Jordan
  • Konkurrenca nxjerrë në pah më të mirën e produkteve dhe më të keqen e njerëzve. – David Samoff
  • Ka dy lloj njerëzish, ata që e bëjnë punën dhe ata që e marrin namin. Tentoni të jeni në grupin e pare; aty ka më pak konkurrencë. – Indira Ghandi
  • Përqendrimi në konkurrencë ka qenë gjithmonë një formulë për mediokritetin. – Daniel Burrus
  • Nëse je në gjendje të jesh vetja, atëherë nuk ke konkurrencë. E gjitha çfarë duhet të bësh është t’i ofrohesh sa më shumë kësaj esence. –  Barbara Cook
  • Kur jemi në konkurrencë me veten tonë, dhe përputhim të sotmet me të djeshmet, ne nxjerrim inkurajim nga fatkeqësitë dhe të metat e së kaluarës. – Eric Hoffer
  • Konkurrenca është proces ose shumëllojshmëri sjelljesh të zakonshme që rritet jashtë zakonit të mendjes. – Willard Beecher
  • Është e vështirë të mundësh një person i cili asnjëherë nuk dorëhiqet. – Babe Ruth
  • Faleminderit Zotit për konkurrencën. Kur konkurruesit tonë shqetësojnë planet tona ose tejkalojnë dizajnët tona, ata hapin mundësi të pafundme të punës tonë për ne. –Gil Atkinson
  • Ndërmarrjet të cilat përqendrohen vetëm tek konkurrenca, do të vdesin. Ato të cilat përqendrohen në krijimin e vlerës do të lulëzojnë. – Edward de Bono
  • Tregtimi botërorë do të thotë konkurrencë nga të gjitha anët. – Eric Allison
  • Unë mund të fitoj ose mund të humb, po asnjëherë nuk do të mundem. – Emmitt Smith
  • Asnjëherë nuk je humbës përderisa nuk ndalon së provuari. – Mike Ditka
  • Fituesit krahasojnë arritjet e tyre me synimet e tyre. Humbësit krahasojnë arritjet me ato të njerëzve tjerë. – Nido Qubein
  • Njerëzit më të fortë nuk janë gjithmonë njerëzit që fitojnë, por njerëzit të cilët nuk heqin dorë kur humbin. – Ashley Hodgeson
  • Të menduarit konkurrues është një aftësi e arritur dhe jo një dhuratë e trashëguar. – Chris Evert
  • Në biznes konkurrenca do të ju kafshojë nëse vazhdoni të vraponi ; nëse qëndroni pa lëvizur, ata do tu gëlltisin. – Semon Knudsen
  • Personi garues është gjithmonë fitues. Personi jo garues është gjithmonë humbës. – Dr T. P. Chia
  • Konkurrimi është si bekim ashtu edhe mallkim në jetë. Konkurrimi nxitë shkëlqimin dhe prosperitetin njerëzorë, si dhe përçmimin legal të të dobtve. – Dr. T. P. Chia
  • Ne jetojmë në një botë që është konkurruese në shpirt dhe veprim. Ne nuk mund të largohemi nga konkurrimi dhe duhet të paguajmë çmim të rëndë për të jenit jo konkurrues. – Dr. T. P. Chia
  • Ti gjithmonë do të më mundësh; jo aq shumë sepse je luftues më i mirë sa sepse nuk do të pranosh të humbësh. – John Christopher
  • Konkurrenca më e shëndetshme paraqitet kur njerëzit mesatarë fitojnë duke vendosur përpjeke mesatare. – Colin Powell
  • Nëse ndonjëri nga konkurrentët e mi do ngulfatej, unë do t’i vendosja gyp në gojë. – Ray Kroc
  • Në një kulturë konkurruese, fëmijës i thuhet se nuk është e mjaftueshme të jetë i mirë – ai duhet të triumfojë mbi të tjerët. Suksesi do të përcaktohet si fitore, edhe pse këto janë me të vërtetë dy gjëra shumë të ndryshme. Edhe kur fëmija arrin të fitojë, e gjithë çështja, duke folur psikologjikisht, bëhet një rreth i lig. Sa më shumë që ai konkuron, aq më shumë ai ka nevojë të konkurrojë që të ndjehet mirë me veten e tij. Është sikur të pish ujë të kripur për të shuar etjen. – Alfie Kohn
  • Konkurrenca e ashpër : Nëse shkoj lart ju më çoni edhe më lartë. – Cheap Trick
  • Shumë njerëz konkurrues janë të pasigurt. Ata janë të fiksuar pasi provojnë se janë më të mirë se dikush tjetër në një përpjekje ose në një tjetër. Thjeshtë, të e dinë se ata janë më të mirë nuk mjafton për ta. Ata duhet ta dëshmojnë atë vazhdimisht – kryesisht për veten e tyre. – Deborah Smith Pegues
  • Konkurrimi është  thjeshtë mungesa e tiranisë. – Frederic Bastiat
  • Gara është për qenë dhe kuaj. – Geri Halliwell
  • Konkurrenca është një gjë e ndërlikuar. Ajo sjell më të mirën dhe më të keqen në të gjithë pjesëmarrësit. Përsos teknikën dhe mpreh mendjen, trupin dhe shpirtin. – Herb Perez
  • Megjithëse konkurrenca është e dobishme nga pikëpamja sociale, individualisht secili prej nesh do të preferonte të lirohej nga kapja e saj. – Richard L- Stroup
  • Bëje punën me gjithë zemër dhe do të kesh sukses – në të ka aq pak konkurrencë. – Elbert Hubbard
  • Në një farë mënyre secilin e shoh si konkurrencë. – Janet Jackson
  • Dhe ndërsa ligji i konkurrencës mund të jetë nganjëherë i vështirë për individin, është më i miri për racën, sepse siguron  mbijetesën e më të fortit në çdo departament. – Andrew Carnegie
  • Të besuarit besuar se konkurrenca është më e mirë dhe më e fortë se ju u shtytë të përmirësoni veten tuaj. – Simon Sinek
  • Konkurrimi nuk është vetëm bazë e mbrojtjes së konsumatorit, por është nxitja për përparim. – Herbert Hoover
  • Konkurrenca është mëkat – John D. Rockefeller
  • Kontrollo shpenzimet më mirë se konkurrenca. Kjo është ku gjithmonë mund të gjesh përparësi konkurruese. – Sam Walton
  • Çdo gjë është e mundur në çdo konkurrencë. – Simone Biles
  • Janë dy fuqi në botë; njëra është shpata dhe tjetra lapsi. Ka konkurrencë dhe rivalitet të madh midis të dyjave. Është dhe fuqia e tretë më e fortë se të dyja, ajo e gruas. – Muhammed Ali Jinnah
  • Mendoj se konkurrenca i kthen njerëzit në atë që në të vërtetë nuk do të ishin. – Shane Dawson
  • Secili konkurrim është ndryshe… Nuk mund të planifikosh për çdo gjë që ndodhë. – Nathan Chen
  • Disa njerëz nuk e duan konkurrencën sepse i bënë ata të punojnë më shumë , më mirë. Drew Carey
  • Nuk jam në konkurrencë me askënd, vetëm dua të jem produktiv. – Ajith Kumar
  • Është konkurrenca që i detyron ndërmarrjet të dalin nga vetëkënaqësia e tyre. – John Mackey
  • Problemi i konkurrencës është se i largon kërkesat për të përcaktuar rrugën personale, për të zhvilluar metodën personale, për të gjetur rrugë të re. – Seth Godin
  • Konkurrenca e parregulluar është metaforë naive për anarkinë. – John Ralston Saul
  • E urrejë konkurrimin. – Marat Safin
  • Ne kemi një ekonomi e cila birëson dhe nxitë garimin dhe inovacionin. – John Hickenlooper
  • Ka gjithmonë konkurrencë për ndikim, por gjithashtu edhe mundësi për bashkëpunim. – Lee Hsien Loong
  • Gara nuk duhet të jetë konflik. – Joseph Dunford
  • Konkurrenca është mënyra më e mirë për të siguruar që ilaçet pa recetë janë të përballueshme. – Amy Klobuchar
  • Kur ke më shumë konkurrencë ke më shumë produkte dhe çmime më të lira. – Maxime Bernie
  • Ne nuk besojmë në konkurrencë. – Freddie Wond
  • Secili ka qejf pakë konkurrencë. – Jamie Dornan
  • Konkurrimi global është rreth fituesve dhe humbësve. – David Korten
  • Unë gërmoj çdo lloj konkurrence. – Randy Castillo
  • Kurdo që konkurrenca është duke fjetuar është kur unë shkëlqej. – Kim Collins

Komentet nga Facebook:

Po këto i keni lexuar?

Komentoni