Përgatiti: Skender Mustafi Një nga softuerët shumë të njohur për të ngjeshur video materialet duke mos humbur kualitetin e tyre, është VirtualDub. Softueri është falas dhe ka madhësi gjithsej rreth 6 MB. Më poshtë do të mund të lexoni udhëzimin rreth mënyrës së shkarkimit dhe përdorimit të softuerit. Shkarkoni softuerin duke kaluar KËTU. Kjo është një nyje e cila hap Sourceforge.org e që është bazë për shkarkimin e softuerëve të ndryshëm. Me të hapur të faqes klikoni mbi nyjën e ngjashëm në foton më sipër, pra tek “Download VirtualDub-……zip (…MB)” për të shkarkuar softuerin në kompjuterin tuaj.…
lexo më tepërMuaj: Shkurt 2014
Ish luftëtarët janë pjesë e popullit tonë!
Autor: MSc. Skender Mustafi Përgjigje ndaj shkrimit: “Veteranët dhe zgjidhja e problemit të tyre.” nga Driton Smakaj Veteranët e luftës parimisht nuk janë njëkohësisht dhe politikanë. Kjo është dëshmuar me rrjedhat politike në Kosovë, të cilat akoma nuk kanë të ndalur. Rrjedha pa vlera. Aq më shumë, ata nuk janë as ekonomistë. Në fakt, nga përvoja e pas luftës mund të kërkohej nga qeveria që të lirohet nga korrupsioni së paku sa i përket angazhimit të ish luftëtarëve në biznes, ose/dhe në zhvillimin e politikave të drejta të biznesit. Politika…
lexo më tepër150+ thënie mbi librin dhe leximin
Përgatiti, përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka) (Kur’an, 96:1) Leximi duhet përcjellë me të menduar dhe me të vepruar, përndryshe leximi si i vetëm është i dëmshëm pas një kohe të caktuar. (Skender Mustafi) Sot jemi dëshmitarë se po dominon elektronika, e me theks të veçantë interneti, kurse interesimi i leximit të librit gjithnjë e më shumë po zbehet. Ndoshta dikush këtë do ta arsyetonte me dinamikën e kohës, andaj këtë e quan lehtësi e përparim, por dikush do ta quante edhe djallëzi. …
lexo më tepërLibri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet
Autor: MSc. Skender Mustafi “Libri që ia vlen të lexohet, ia vlen të blihet” – John Ruskin Libri “Fikhu Islam – Dispozita nga Namazi, Agjërimi, Zeqati dhe Haxhxhi” ia vlen të blihet dhe lexohet. Dekadën e fundit jemi fundosur nga më të shumtat informacione të fabrikuara, të pa fabrikuara, të forta, të dobëta, të mesme, e të shumë llojeve tjera. Përkundër që kemi paketuar informacionet sipas forcës, fatkeqësisht akoma nuk kemi instrumente për të matur atë (forcën). Se si është realizuar matja dhe si është bërë paketimi, mos më pyesni. Shpesh herë jo…
lexo më tepërDhija e gomari
Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se nuk mund të ecën me këmbët e veta dhe të rrëzohet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t’i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëzua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha…
lexo më tepërMaçorri dhe minjt
Në një shtëpi kishte shumë minj. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe qëndroi që t’i gjuajë e t’i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t’i zinte më, maçorri e ndau mendjen t’i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: – I dashuri im, nuk do t’ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes. Përrallëza tregon…
lexo më tepër