Përktheu dhe përshtati: Skender Mustafi
E rëndësishme është të kuptohet se letërsia arabe dhe ajo Islame dallojnë dhe nuk duhet që këto të dyja të shihen dhe kuptohen si një tërësi. Letërsia arabe është letërsia e cila është zhvilluar para ardhjes së Islamit, gjatë dhe pas ardhjes, kurse letërsia Islame ka filluar të zhvillohet nga ardhja e Islamit e këtej.
Ndikimi i Kur’anit mbi shpirtin e myslimanëve ishte aq i madh saqë mjedisi kulturor islam iu kthye botës së letërsisë si formë qendrore e të shprehurit artistik, kudo që u përhap Islami dhe u ndje ndikimi i Kur’anit.
Natyrisht gjuha dhe letërsia arabe morën të parat vulën e shpalljes Kur’anore, duke qenë se shpallja e kishte shndërruar vetë arabishten, duke e bërë mjetin e përshtatshëm për shprehjen e Fjalës së Allahut. Arabët kishin krijuar që më parë vepra madhore letrare në trajtën e poezisë përpara periudhës islame, në epokën e injorancës (el-xhahilijjeh), por ishte ndikimi i Kur’anit ai që e shndërroi këtë letërsi në letërsi islame. Që në kohën e shokëve të Profetit shohim një kryevepër të tillë letrare si Nehxh ul-Belagha (“Kulmi i Elokuencës”) e ‘Ali ibn Ebi Talibit, që përfshin disa nga ligjëratat dhe thëniet e tija, të mbledhura në formën e tanishme në shekullin e katërt islam nga Sejjid Sherif er-Radi. Ky punim, që shënon një nga kryeveprat e hershme të literaturës fetare në arabisht u pasua nga lutjet dhe përgjërimet e nipit të tij Zejn ul-‘Abidin es-Sexhxhadit, Sahife es-sexhxhadija e të cilit është quajtur nga shumë njerëz si “Psalmet e Familjes së Profetit”.
Gjatë periudhës së hershme umejjade u shfaqën gjithashtu një sërë poetësh të rëndësishëm që shkruanin në arabisht, të cilët filluan të pasqyronin gjithnjë e më tepër eposin e Islamit në poemat e tyre. Poetë të tillë si el-Farazdaku dhe më vonë el-Hallaxhi shkruan poezi qartësisht islame e jo vetëm arabe. Po kështu në prozë, me shfaqjen e shkrimtarëve si el-Xhahizi, letërsia arabe fitoi një përmasë shumë të dallueshme islame. Edhe në tregime të thjeshta si Njëmijë e Një Netë, të cilat i përkasin erës së vonë ‘abbaside mund të vërehen shumë aspekte të mësimeve të Islamit dhe jetës së shoqërisë islame, të pasqyruara nga letërsia.[15] Kjo vepër vepër në perëndim u përkthye në shekullin e XVIII nga Antoine Galland.[16]. Vepra kishte ndikim të madh kështu që shumë imitime u shkruan në vendet perëndimore e posaçërisht në Francë. [17] [18]
Ibn Tufail dhe Ibn al-Nafis ishin pionier të novelave filozofike. Ibn Tufail shkroi novelën e parë fiktive arabe titulluar Hayy ibn Yaqdhan (Philosophus Autodidactus) si përgjigje ndaj veprës së al-Ghazaliut, Moskoherenca e filozofëve dhe pastaj Ibn al-Nafis shkroi veprën Theologus Autodidactus si përgjigje ndaj Ibn Tufailit.[19] [20]
Përkthimi i parë i veprës së Ibn Tufailit e që u bë në latinisht u realizua në vitin 1671 nga Edward Pococke, kurse në anglisht u përkthye në vitin 1708 nga Simon Ockley. Këto përkthime më vonë inspiruan shkrimtarin Daniel Defoe që të shkruaj veprën Robinson Crusoe,.[21][22] [23] [24] Philosophus Autodidactus gjithashtu inspiroi shkrimtarin Robert Boyle që të shkruaj novelën filozofike Natyralisti ambicioz.[25] Tregimi kishte ndikim tek shumë shkrimtarë të tjerë dhe elementet dukshëm u dalluan në veprat e tyre si tek Rousseau, Rudyard Kipling e të tjerë.[26]
Vepra e Dante Alighierit Komedia Hyjnore, që konsiderohet epiku më me vlerë në letërsinë italiane, nuk është asgjë më shumë veç se një shtjellim dhe përshtatje direkte ose indirekte nga punimet eshatologjike Islame: hadithi dhe Kitab al-Miraj (përkthyer në latinisht nv vitin 1264 ose pak më herët [27] se Liber Scale Machometi, “Libri i udhëtimit të Muhammedit”) duke marrë parasyshë udhëtimin e Muhammedit në qiell dhe shkrimet shpirtërore të Ibn Arabit. Në anën tjetër Murët kishin ndikim të konsiderueshëm të shkrimtarët si George Peele dhe William Shakespeare. Disa nga punimet e tyre kishin personazhe mure, si në veprën e Peeles Beteja e Alkazarit, ose veprat e Shekpsirit Shitësi i Venedikut, Titus Andronicus, dhe Othello. [28]
Referencat
– L. Sprague de Camp, Literary Swordsmen and Sorcerers: The Makers of Heroic Fantasy, f. 10 ISBN 0-87054-076-9
– John Grant and John Clute, Enciklopedia e Fantazisë, ” fantazia arabe”, f 52 ISBN 0e të ketë bota e fantazisë, çfarëdo, lidhje me kohët dhe vendet e tanishme. Elemente të mitologjisë arabe dhe perse janë shumë të shpeshta në fantazinë moderne, si xhinët, kushledrat, qilimat magjik, llambat magjike etj. Kur L. Frank Baum propozoi shkruarjen e përrallave që refuzonin elementet stereotipike, ai përfshiu xhinin gjithashtu si xhuxh dhe zanën si pjesë të stereotipeve.
– James Thurber, “The Wizard of Chitenango”, p 64 Fantasists on Fantasy edited by Robert H. Boyer and Kenneth J. Zahorski, ISBN 0-380-86553-X
– Dr. Abu Shadi Al-Roubi, 1982, “Ibn Al-Nafis as a philosopher”, Symposium on Ibn al-Nafis, Second International Conference on Islamic Medicine: Islamic Medical Organization, Kuwait (cf. Ibn al-Nafis As a Philosopher, Encyclopedia of Islamic World).
– Nahyan A. G. Famy, astronomia, kozmologjia dhe gjeologjia njiheshin në kohën e tij. Angazhimi i tij kryesor pas kësaj pune fantashkencë ishte që të sqarojë mësimet fetare islame brenda shkencës dhe filozofisë duke përdorur fiktivitetin.
– Nawal Muhammad Hassan (1980), Hayy bin Yaqzan and Robinson Crusoe: A study of an early Arabic impact on English literature, Al-Rashid House for Publication.
– Cyril Glasse (2001), Enciklopedia e Re Islame, f. 202, Rowman Altamira, ISBN 0-7591-0190-6 – ang.
– Amber Haque (2004), “Psychology from Islamic Perspective: Contributions of Early Muslim Scholars and Challenges to Contemporary Muslim Psychologists”, Journal of Religion and Health 43 (4): 357-377 [369]. – ang.
– Martin Wainwright, Desert island scripts, The Guardian, 22 Mars 2003
– G. J. Toomer (1996), Eastern Wisedome and Learning: The Study of Arabic in Seventeenth-Century England, f. 222, Oxford University Press, ISBN 0-19-820291-1
– Latinized Names of Muslim Scholars, FSTC.
– www.ify.ch I. Heullant-Donat and M.-A. Polo de Beaulieu, “Histoire d’une traduction,” in Le Livre de l’échelle de Mahomet, Latin edition and French translation by Gisèle Besson and Michèle Brossard-Dandré, Collection Lettres Gothiques, Le Livre de Poche, 1991, f. 22 with note 37.
– Professor Nabil Matar (April 2004), Shakespeare and the Elizabethan Stage Moor, Sam Wanamaker Fellowship Lecture, Shakespeare’s Globe Theatre (cf. Mayor of London (2006), Muslims in London, f. 14-15, Greater London Authority)
– Tiscali.co.uk