Esselamu Alejkum
Të dashura nëna. Të nderuar vëllezër dhe motra.
Fillimisht, duhet theksuar se ndër të tjerash, marketingu merret trajtimin e ofrimi të vlerës nga një palë dhe konsumimin e asaj vlere nga një pala tjetër.
Madje, marketingu njihet shkencë e cila e bënë vlerën të afërt me ne dhe është art i cili na bën ne të afërt me vlerën.
Të nderuar, ky takim, sot, është një marketing. Marketing i vetes sonë. Kulturës sonë. Identitetit tonë. Rrjedhimisht i vlerave tona.
Kur themi se ne kemi vlera, kuptojmë që ne jemi të rrethuar nga marketingu e madje me apo pa vetëdije merremi me të.
Takimi ynë i përditshëm me marketingun, bënë që ai të ndjehet i afërt, i njohur dhe i parrezikshëm për ne. Edhe pse problemet e marketingut sa janë të përditshme e të njohura aq janë komplekse-shkencore.
Në të vërtetë, fërkimi i përditshëm i marketingut me ne krijon hapësirë për kurthe. Në këtë rast ata të cilët merren me marketing fusin në lojë instrumentet artistike të marketingut të cilat konsumojnë konsumatorin si dhe ngopin atë me uri dhe pakënaqësi.
Kjo ngopje e paturpshme më ka nxitur që të flas sadopak mbi aktivitetet e një marketingu të pastër i cili jo vetëm ndalon paturpshmërinë në konsum, por rregullon me drejtësi tregun si në interes të muslimanit ashtu edhe në interes të të tjerëve.
Fatkeqësisht marketingu islam ka filluar vonë të merret me problemet moderne dhe ka shumë hapësirë për punë.
Unë jam orvatur që përmes këtij libri të hapë rrugë për punë duke u përqendruar vetëm në trajtimin e bazave të marketingut.
Veprën e kam ilustruar vetëm përmes shembujve të ndërmarrjeve shqiptare nga të gjitha trojet tona. Natyrisht, janë marrë parasysh ndërmarrjet tona të cilat ofrojnë vlera të pastra për konsumatorin. Informacione të cilat janë mbledhur përmes hulumtimit dhe kontaktit me to.
Libri ndër të tjerash është një orvatje për të ngritur vetëdijen e lexuesit shqiptarë mbi konsumimin hallall dhe produktit dhe shërbimit konsumimin shqiptar.
Fatmirësisht nuk është orvatja e parë kur kemi parasysh aktivitetet institucionale të cilat bënë Agjencia Për Standarin Hallall në Maqedoni si partnere e Agjencisë Ndërkombëtare për Standardin Hallall për ngritur vetëdijen e konsumatorit shqiptar dhe për të shtuar vlerën e pastër në treg.
Përmes këtij hulumtimi kam arritur të trajtoj shumë probleme shkencore-islame si dhe të ngacmoj disa më komplekse e që përbëjnë bazën e sjelljeve tona në jetën e përditshme.
Asnjë aktivitet dhe ndryshim i mirëfilltë nuk mund të arrihet vetë. Andaj bashkëpunimi mes hulumtuesve, institucioneve dhe organizatave për vlera të mirëfillta është kërkuar, i dashur dhe i domosdoshëm.
Siç ishte i dashur dhe i domosdoshëm bashkëpunimi me Bibliotekën „Mendimi“, dhe zotërinë Demirali Shabani të cilët me pa përtesë kanë ndihmuar organizimin e këtij promovimi të cilët i falënderoj përzemërsisht.
Gjithashtu falënderoj prof. Jusufin dhe Prof. Dritonin për analizën dhe trajtimin e tyre shkencorë të librit.
Ju falënderoj dhe juve për pjesëmarrjen.
Dhuruesi i Gjithësisë u Nderoftë.
Esselamu Alejkum