Koment: Rinia në perëndim

Autor: Skender Mustafi

Pyetja e diskutimit:  kush eshte puna ideale per nje shqiptar? nga 

 

Përkundër që pyetja është me shumë ngjyra ironike, e madje nëse është serioze ka ton të fort qesharak, do të marr kohë që të shkruaj rreth reagimit të Gencit.

Unë jetoj për rreth tetë vite në perëndim dhe gjatë kësaj kohe kam arritur të shoh jetën e shqiptarëve në perëndim dhe të mund të krahasoj me jetën e shqiptarëve në vendlindje.

kurbetciuJu gaboheni kur tërhiqni një vi dhe mbi të njëjtën vendosni të gjithë shqiptarët. Fillimisht, ajo që kam vënë re është se shqiptarët, flas për rininë, në perëndim janë më të disiplinuar sa i përket marrëdhënieve të punës. Kuptohet që ky është një rezultat i vetë sistemit të vendit ku jetojnë, por kjo reflektohet edhe në jetën e përditshme të tyre. Pastaj pika tjetër shumë e rëndësishme, që kam vënë re së paku në Gjermani dhe Zvicër, është diskriminimi në edukim dhe në punësim. Sistemi edukativ i shkallëzuar, që në veten e vetë është shumë i mirë, ka bërë shumë më të lehtë zhvlerësimin e nxënësve shqiptarë dhe radhitjen e tyre në klasa më të ulëta të cilat në fund nuk u mundësojnë kualifikim të dashur. Ajo që duhet marrë parasysh është masa e përgjithshme dhe jo individët, të cilët dosido gjejnë rrugën dhe depërtojnë si në sistemet edukative ashtu edhe nëpër tregjet e punës.

Një nga elementet sociale shumë të rëndësishme që shkatërrojnë jetën “akademike” të të rinjve shqiptarë në perëndim është jeta e prindërve të tyre. Shumica e prindërve gjenden në marrëdhënie pune të cilat në rrethana normale thuajse nuk arrijnë dot të mirëmbajnë familjet e tyre. Veprim pasues i një gjendje “të rëndë” sociale është mos interesimi i duhur rreth gjendjes së fëmijëve të tyre në sistemin edukativ. Një mosinteresim i prindit për fëmijën e tij, siç bëhet edhe tek ne, në Zvicër, për fëmijën shqiptar nënkupton dështim të pakthyeshëm. Shumica e fëmijëve shqiptarë dështojnë të kalojnë fazat e para, gjë që rezulton me edukim të kufizuar.

Le të përfundoj. Të rinjtë shqiptarë në perëndim jo vetëm që dallojnë nga gjenerata e prindërve të tyre, por edhe nga të rinjtë e vendlindjes së tyre. Kuptohet që dallimet nuk janë marramendëse, por janë shpresëdhënëse. Fundja, ajo që duhet marrë parasysh në këtë kohë është fakti se këta të rinj janë pishtarë të shtresës akademike shqiptare në perëndim të cilët po ashtu lëshojnë rrënjët në perëndim duke u kyçur nëpër kompani të ndryshme ose/dhe duke themeluar kompanitë e tyre. Thjeshtë, duke u hapur dyert shqiptarëve tjerë të rinj.

Po këto i keni lexuar?