Labyrinth: Hartoni mendimet

Përgatiti: Skender Mustafi

Gjatë kohë kam pasur nevojë për një softuer të thjeshtë i cili kryen atë që i kërkohet, as më shumë as më pak. Kuptohet, shpesh herë, dhe thuajse gjithmonë softuerit tonë të “ëndrrave” i mungon diçka. Ose është i ngadalshëm, ose ngatërrohet shpesh, ose i komplikuar dhe më i mirë seç na duhet ose diç të ngjashme, por asnjëherë i thjeshtë për të kryer një punë të vogël e cila na nevojitet në këtë moment.

Labyrinth është një mjet për “mind mapping” ose skematim të ideve, paraqitje skematike të ndërlidhjes së elementeve të një ideje. Mjet shumë i rëndësishëm në nxjerrjen e ideve për projekte të ndryshme. Meqë tanimë e dimë çfarë në të vërtetë “mind mapping” është, mund të e paramendojmë se sa thjeshtë është që tërë atë punë që duhej të e kryenim me dorë do të mund të e bëjmë përmes një softueri të thjeshtë si për veprim ashtu edhe për ta kuptuar. Madje softueri (së paku versioni 3.0 për Windows) mundëson edhe ndërlidhjen e fotove, përveç tekstit, duke e bërë hartën tuaj të ideve edhe më të përsosur. Dhe për fund ju mund që në çdo kohë të e nxirrni cilëndo hartë që keni punuar më parë në foto në formatin “png” që këtë të fundit të mund të e integroni në punimin ose prezantimin tuaj

Si funksionon?

  1. Shkarko programin tek faqja people.gnome.org. Shkarko versionin 3.0 që është për Windows. Nëse antivirusi juaj ju paralajmëron për ndonjë rrezik, thjeshtë injorojeni sepse përmbajtja e softuerit nuk është kërcënuese (së paku në instalimet që bëra unë asnjë lloj problemi nuk kisha edhe pse antivirusi (Avast Antivirus) më paralajmëroi për diç të ngjashme.
  2. Hape programin dhe në dritaren kryesore mund të shihet shiriti me funksionet File dhe Help si dhe shiriti me ikonat New (për projekt të ri), Open (për të hapur projektin ekzistues), Delete (për të grisur projektin ekzistues), dhe Quit (për të mbyllur programin)
  3. Kliko mbi “New“. Tek dritarja e re mund të shihet shiriti me funksionet File, Edit, Mode si dhe shiriti me të njëjtat funksione që ka Mode, pra Edit Mode (për përpilimin e skemave), Drawing Mode (për të shkruar me laps virtual), Add Image (për të shtuar foto në hartë). Të tri mundësitë mund të shfrytëzohen brenda një projekti.
  4. Kaloni tek njëri nga funksionet e mësipërme dhe filloni hartimin e projektit. P.sh. kaloni tek “Edit Mode” dhe me mi klikoni mbi hapësirë. Shkruani tekstin e dëshiruar.
  5. Në anën e majtë sipër asaj që shkruat mund të shihni një kënd. Nëse kaloni me mi afër këndit dhe e tërhiqni miun do të mund të lidhni një kutizë tjetër me kutizën e shkruar. Përndryshe mund të klikoni me mi kudo në hapësirë dhe të shkruani termet tuaja.
  6. Nëse termet janë lidhur “gabim” ose nuk janë lidhur sipas dëshirës suaj. Klikoni mbi njërën nga kutizat mes të cilave dëshironi të shkëputni ose të ngjisni lidhjen dhe pastaj shtypeni Shift në tastierë dhe pastaj klikoni mbi kutizën tjetër. Kështu që të dy kutizat kanë ngjyrë të kaltër. Tani shtypni CTRL+L në tastierë dhe nëse lidhja mes dy kutizave ka ekzistuar, tani është shkëputur dhe e kundërta nëse nuk ka ekzistuar, tani është formuar. Në këtë mënyrë mund të i ndërtoni lidhjet e dëshiruara mes kutizave ose fotove dhe kutizave ose fotove mes veti.
  7. Për të kthyer veprimin prapa mund të shtypni në tastierë CTRL+Z. Për të kopjuar kutizat shtypni Ctrl+C.
  8. Për të hedhur hartën e formuar në foto (të formatit png) kaloni tek File → Export as Image
  9. Projektet e ruajtura paraqiten në listë tek dritarja kryesore dhe mund të ripunohen dhe të konvertohen në foto sipas dëshirës.
  10. Pozitat e kutizave dhe madhësinë e fotove të integruara mund të e ndryshoni në çdo kohë tek projektet e realizuara
  11. Sugjerim: Për të shfrytëzuar simbolet ose shkronjat e pa zakonshme, si ë, ç e të tjerë, në hartat e dëshiruara mund të i kopjoni ato nga interneti ose nga softuer të tjerë si MS Word e të tjerë.

Kuptohet që softueri ka shumë gjëra që i mungojnë e që më nevojiten mua :), megjithatë është shumë i mirë për të kryer punë si personale ashtu edhe profesionale.

Le të shpresojmë që programuesit do të nxjerrin dhe versione të reja për Windows.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?