Projektori, në klasat e para

Mendim rreth asaj se, projektori a do te ndihmonte
apo do te pengonte ne procesin e mësimit në
klasat e para të shkollave fillore?
Pyetje kjo e nxitur nga i nderuari Mentor Boja.

Shkruan: Skender Mustafi

Unë kam pasur fat/“keqësi” të mësoj e studioj në sisteme dhe vende të ndryshme. Filloren e kam kryer në sistemin e mbytur komunist që ishte kah fundi i ikjes, shkollën e mesme dhe fakultetin në sistemin postkomunist-prodemokratik që sipas vlerësimit tim gjendej as me mu as me ty e s’di me kë. Dhe përfundimisht studimet pos-universitare i kam realizuar në një sistem demokratik.
Secili nga ambientet ka pasur jo vetëm materialet mësimore/studimore të ndryshme, por edhe metodologjinë dhe theksin ndryshe kështu që qasjet nxisin mënyra të ndryshme të nxënies së diturisë.

Vizualizimi është treguar gjithmonë mjet shumë i rëndësishëm për komunikim. Alexander Graham Bell kur zbuloi telefonin kishte si nxitës njerëzit e shurdhër dhe shfrytëzoi paraqitjet vizuale për të nxitur komunikimin mes tyre dhe mes të tjerëve gjë që kishte sukses enorm.

projektorProjektori është një mjet i cili i zgjatë dorën “dërrasës së zezë”. Nëse në dërrasë të zezë teknikisht është e mundur që të paraqiten vetëm shkrime dhe vizatime të thjeshta, në projektor mund të paraqiten shkrime, vizatime dhe multimedia materiale të ndryshme të cilat njëkohësisht motivojnë dhe ndihmojnë nxënësit që atë që mësojnë të shohin në formë vizuale. Thjeshtë, mësimi të preket përpos me tru, edhe me ndjenjë. Unë vlerësoj se nëse mësimi shihet më shumë se përveç shkronjave, duket sikur e ke takuar ndokund, e ke të njohur, në imagjinatë merr formë fizike, e kjo e bën të “paharrueshme”. Këtë e them me bindje sepse poezitë që i kam mësuar në fillore të cilat i kam vizualizuar në kokë dhe kanë pasur elemente që i kam njohur në jetën reale, edhe pas gati 30 vitesh ua di disa pjesë në tërësi.

Nëse ju keni mundësi të instaloni projektor, unë u kisha sugjeruar të bëni atë. Ne madje duhet të kishim një bibliotekë interneti me video materiale ku nxënësi mund të shohë 100 herë si mblidhen numrat, si zbriten ato, e të tjera gjë që ai e sheh një herë në klasë, prindi “nuk ka kohë” dhe duhet të “zbulojë” vetë diç që mund të e mësojë me lehtësi.

 

Po këto i keni lexuar?