Tregon vet Ebu Hanife
Një ditë unë isha duke ecur me Esh-Shabin i cili ishte i ulur.
– Ai më tha: “Ku je duke shkuar?
– Unë iu përgjigja: “Unë jam duke shkuar në treg”.
- Ai tha: “Unë nuk e frekuentoj tregun, unë shkoj tek dijetarët për të dëgjuar”.
- Unë i thashë atij: “Unë rrallë i frekuentoj ata”.
- Ai më tha: “Mos u bëj i pa vëmendshëm. Ti duhet të marrësh dije dhe të ulesh me dijetarët. Unë shoh zgjuarsi dhe energji tek ti”.
Ajo ka ndikuar në zemrën time dhe unë pushova së frekuentuari tregjet dhe fillova t’i kthehem dijes dhe Allahu më bëri të kem dobi nga çfarë ai më tha”.
Burimi: Virtytet e Ebu Hanifes, el-Mekki, faqe 59