20 shkurtesa për tastierë që secili duhet ditur

Përgatiti: Skender Mustafi

Përdorimi i tastierës dhe shkurtesave të mundshme përmes kombinimit të pullave të ndryshme shpesh herë është më efikase se veprimi me mi. Për shembull, përzgjedhja e tekstit me tastierë dhe kopjimi i tij është veprim më i shpejtë se sa përzgjedhja e po të njëjtit tekst, hapja e menysë, gjetja e fushës për kopjim dhe përzgjedhjes e veprimit për kopjim përmes miut, kjo për më tepër kërkon largimin e duarve nga tastiera për të kapur miun. Pra meqë tanimë i keni duar pran tastierës atëherë veproni me të duke përdorur shkurtesat e mundshme. Më poshtë do të paraqes 20 shkurtesat që më shpesh nevojiten gjatë punës sonë të përditshëm me kompjuter.

  1. Ctrl + A – për të përzgjedhur një dokument të tërë sado që të jetë i madh thjeshtë shfrytëzoni këtë kombinim.
  2. Ctrl + C – kopjon tekstin ose elementin (psh. foto, skedë, diagram, tabelë e të tjera) e përzgjedhur. Në këtë rast për shembull ky veprim është shumë i nevojshëm gjatë të shkruarit të artikujve në gjuhën shqipe pasi që kemi nevojë shpesh për shkronjën “ë”. Pra, duke shfrytëzuar tastierën e shkruajmë një ë (ctrl+137 ë e vogël, dhe ctrl+0102 ë e madhe), përzgjedhim atë dhe e kopjojmë.
  3. Ctrl + V – tekstin ose objektin e kopjuar e hedhim në vendin ose/dhe vendet e dëshiruara. Pra shkronjën ë që më parë e kopjuam një herë mund te e hedhim përgjatë teksti që po shkruajmë sa herë që të duam, kuptohet ky veprim është i mundur përderisa nuk kemi kopjuar diç tjetër.
  4. Ctrl + H – Përmes këtij kombinimi mund të e hapni dritaren e cila u mundëson të zëvendësoni ndonjë pjesë të tekstit me pjesë tjetër në Word dhe programet tjera për përpunim të dokumenteve .
  5. Ctrl + Z dhe Ctrl + Y – Përmes shkurtesës së pare ju ktheni prapa ndryshimin e bërë. Shembull, nëse në tekst keni një foto dhe e grisni, atëherë përmes kësaj shkurtese ju e ktheni prapa. Nëse përsëri dëshironi që veprimin e kthimit te e riktheni në gjendjen e mëparshme, atëherë shfrytëzoni shkurtesën Ctrl + Y.
  6. Ctrl + F – hape dritaren e cila kërkon në programin që keni hapur. Shembull për të gjetur një fjalë ose një pjesë të tekstit në Word ose pdf, atëherë shfrytëzoni këtë shkurtesë.
  7. Alt + Tab ; Shift + Alt + Tab dhe Windows + Tab – Kombinimi i parë bën lëvizjen nëpër programet e hapura nga e majta në të djathtë, kurse kombinimi i dytë nga e djathta në të majtë. Shfrytëzuesit e Windows 7 mund të i shfletojnë programet e hapura edhe përmes pulles Windows + Tab
  8. Ctrl + Tab – përmes kësaj shkurtese mund të kaloni nëpër dritare (tabs) të një shfletuesi, shpejt dhe lehtë.
  9. Ctrl + Shenja majtas ose djathtas + Delete – realizon grisjen e fjalëve në vend të grisjes vetëm të shkronjave në një tekst, psh në Word
  10. Ctrl + S – Duke punuar në ndonjë dokument në Word, Excel, PowerPoint ose në ndonjë program tjetër tek i cili shkruani, ose projektoni diç mos harroni që herë pas here të e ruani punën tuaj të realizuar që të mos u shkoj huq nga ndonjë ngjarje e pa pritur. Pra bëjeni shprehi këtë kombinim gjatë punës suaj.
  11. Ctrl + Home ose Ctrl + End – Nëse keni dokument disa faqesh atëherë shumë lehtë mund të kaloni në kokë ose në fund të dokumentit. Me kombinimin e parë kaloni në kokë të dokumentit, kurse me kombinimin e dytë në fund të tij.
  12. Ctrl + P – kaloni tek shtypësi (printeri) me këtë kombinim të shpejtë. Ky kombinim funksionon si tek programet për përpunim të dokumenteve gjithashtu edhe tek shfletuesit p.sh. tek Firefox ose Explorer mund të e shfrytëzoni për të shtypur ndonjë faqe të caktuar.
  13. Shenja siper ose shenja poshtë ose pulla për hapësirë (pulla që ndan shkronjat me një hapësirë) – Me këto tri pulla mund të lëvizni faqen e internetit poshtë-sipër pa pasur nevojë që të bëni zhurmë me rrotën e miut.
  14. F5 – freskon dritaren në Windows ose faqen e internetit.
  15. Windows + D – përmes kësaj shkurtese kaloni shpejtë tek Desktopi.
  16. Windows + M – minimizon dritaren ose softuerin që për momentin e keni të hapur.
  17. F2 – skedën ose dosjen e përzgjedhur paraprakisht mund të riemëroni.
  18. Alt + Enter – përmes kësaj shkurtese mund të i shihni të dhënat e skedarit ose arkivit ose programit. Thjeshtë përzgjidhni skedarin dhe përmes këtij kombinimi kaloni tek “properties”.
  19. Ctrl + Shift + Esc – nëse kompjuteri juaj ose ndonjë nga programet u bllokohet dhe nuk mund të e mbyllni, atëherë duhet të kaloni tek “Windows Task Manager” për të mbyllur programin që u shkakton probleme. Përmes këtij kombinimi mund të kaloni shpejtë tek “Windows Task Manager”.
  20. Windows Logo + L – mbylleni windowsin. Pra nëse dëshironi shpejtë të largoheni nga kompjuteri pa e fikur, pa u çkyçur nga asnjë program, atëherë shfrytëzoni këtë kombinim. Ju menjëherë largoheni automatikisht nga Windows dhe kaloni tek hapësira për të dhënë fjalëkalimin për kthim. Kombinim shumë praktik.

Suksese!

Po këto i keni lexuar?