Përgatiti: Skender Mustafi Ju ndoshta tanimë shumë herë keni pranuar prezantime të përgatitura në PowerPoint. Këso lloj prezantimesh gjithnjë duken të jenë atraktiv për lexuesit, shkaku i përgatitjes së tyre duke përdorur përmbajtje të ndryshme, animacione si dhe zëra të ndryshëm. Por ajo që është me rëndësi: Keni tentuar që ju vetë të përpiloni një prezantim të tillë? Kjo nuk është e rëndë. Pasoni hapat më poshtë dhe do të arrini që në fund të keni një foto prezantim tuajin.
lexo më tepërMuaj: Nëntor 2011
Verbatim: Mënyrë e re e kërkimit në Google
Autor: Skender Mustafi Google është ndërtuar në atë mënyrë që me “mençuri” u përgjigjet kërkimeve tona gjatë të shkruarit të fjalëve gabim duke interpretuar gabimet drejtshkrimore, duke ofruar sinonime ose duke ofruar rezultate bazuar nga kërkimet e kaluara. Të kërkuarit mes thonjëzave ndihmon në shumë raste, megjithatë shpesh nuk i duam këto karakteristika shtesë.
lexo më tepërÇka është SAP?
Autor: Skender Mustafi Shkurtesa SAP rrjedh nga gjermanishtja, “Systeme, Anwendungen, Produkte” e që në shqip ka kuptimin Sistemet Aplikacionet dhe Produktet. Për herë të parë SAP u përdor në vitin 1972 nga pesë ish punëtorë të IBM në filialin Meinheim, Gjermani. Meqë, terminologjia informative dhe ajo e biznesit elektronik shumë shpesh referohet në anglisht, po përmendim se kuptimi i SAP në anglisht është “Systems Applications and Products.”.
lexo më tepërSi të përpunoj një GIF në PhotoShop
Autor : Skender Mustafi Përpunimi i fotove dinamike, GIF fotove, është akt i bashkimit të dy e më shumë fotove në një foto të vetme. Kusht i realizimit të animacioneve është që fotografitë të kenë ndryshime. Në shembullin tonë kemi marr vetëm dy foto për të realizuar një efekt të thjeshtë: Foto nr. 1 ka madhësi origjinale 335px : 60px. Foto nr. 2 është rezultat i përpunimit të vogël të fotos nr. 1.. Ndryshimet janë minimale edhe atë: ndryshimi i ngjyrës në të majtë dhe ndryshimi i madhësisë në 334px…
lexo më tepërÇka është ERP?
Autor: Skender Mustafi Shkurtesa ERP vie nga anglishtja Enterprise Resource Planning që në shqip ka kuptimin Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjes. ERP është softuer për menaxhimin e biznesit i cili i mundëson ndrërmarrjes që të shfrytëzojë sistem të aplikacioneve të integruara që të mund të menaxhojë biznesin. Në të vërtetë, ERP softueri integron të gjitha aspektet e një aktiviteti në ndërmarrjes siç janë: zhvillimi, prodhimi, shitjet dhe marketingu.
lexo më tepërNdikimi i Internetit në ndryshimet në treg
Autor: Skender Mustafi Interneti dhe teknologjitë informatike jo vetë që kanë çrregulluar sinjalet e tregut, por gjithashtu kanë ndryshuar edhe rëndësinë e shumë faktorëve kyç të biznesit tradicional. Interneti ofron mundësi të reja marketingu, duke ndryshuar ndërlidhjen dhe ndërveprimin në mes funksioneve të marketingut, duke shtuar mjete të reja marketingu, instrumente të reja, e të tjera (Mustafi, Jost, & Nguien, 2011). Në këtë mënyrë, përfshirja në biznesin elektronik, për shkak të këtyre ndryshimeve, relativisht është lehtësuar (Porter, 2008). Interneti ka mundësuar rikonfigurimin e industrive ekzistuese të cilat kanë qenë të ndërlidhura…
lexo më tepër