Ezopi Dy gjela grindeshin rreth pulave dhe njëri e mundi tjetrin. I munduri u tërhoq në një vend në hije dhe atje u fsheh. Fituesi fluturoi, hipi mbi një mur të lartë dhe filloi të këndojë me zë të lartë. Po në atë çast ia mbërriti fluturimthi një shqiponjë dhe e rrëmbeu. Ai që ishte fshehur në hije, iu afrua atëherë pulave pa frikë. Përrallëza tregon se mendjemadhësia dënohet, kurse përvuajtja shpërblehet. Referenca– Ezopi (1989), Përrallëza, Nasha Kniga, Lekturë për shkollat fillore në RS të Maqedonisë sipas planit dhe programit…
lexo më tepër