Përgatiti: Skender Mustafi
Kur flasim mbi fotoaparatet digjitale nuk kemi ç’të flasim mbi fotot. Kam hasur foto nga më të voglat e deri tek ato me nga 7-8MB secila. Me 100 foto mbushet e tërë hapësira e diskut të kompjuterit tim të parë, ndërkohë që 100 foto “i hamë për mëngjes”. Ata të cilët posedojnë për 3 vitet e fundit aparat digjital ose mjete tjera elektronike me mundësi fotografimi dhe njëkohësisht e kanë në qejf fotografinë, tani me siguri kanë kaluar 10 000 foto pa asnjë problem.
Për të mos filluar akoma të grisni fotot “që nuk u duhen” për të liruar hapësirë për fotot e reja, po u paraqes Caesium, softuer për ngjeshjen e fotove pa mos humbur kualitetin.
Caesium është falas dhe i lehtë për përdoim, vetëm që duhet të keni kujdesë gjatë përdorimit sepse lehtë mund të përfundoni ndoshta edhe pa ato foto që tentuat të i shfrydhni.
Më poshtë do të mund hap-pas-hapi të gjeni, shkarkoni, instaloni e shfrytëzoni softuerin.
- Softuerin e gjeni këtu: http://caesium.sourceforge.net/#download
- Shtypni pullë e parë nëse dëshironi të e instaloni në Windows, nëse nuk dëshironi të e instaloni, por të e shfrytëzoni pa instaluar, atëherë shtypni pullën e dytë.
- Pasi të keni shkarkuar softuerin, instaloni atë.
- Fillimisht, i jepni një sy softuerit dhe karakteristikave të tij. Shih foton dhe karakteristikat kryesore që duhet t’i dini:
1) Përcaktimi i kualitetit të fotos së shtrydhur duhet të vihet më së paku 75%, deri në këtë përqindje me sy nuk mund të vërehet rënie e kualitetit, foto të hapura si ato të bëra natyrës mund të vihen edhe në 70%
2) Përcaktoni dosjen ku duhet të shkojnë fotot e shtrydhura “Output folder“, selektoni kutizën Remember last folder, por jo edhe pullën Same folder as output nëse nuk përcaktoni një prapashtesë e cila i dallon fotot e shtrydhura nga ato të pa shtrydhurat tek pika 3 (Suffix).
3) Nëse vendosni që fotot e shtrydhura të shkojnë tek dosja ku gjenden fotot origjinale, atëherë shtoni një prapashtesë tek kjo pikë p.sh. numrin 1 që të dallohen fotot e shtrydhura nga ato origjinale. Vini Re: Nëse nuk përcaktoni prapashtesë atëherë do të mbeteni pa foto, ato do të grisen duke tentuar të zëvendësohen nga të shtrydhurat. Në anën tjetër nëse nuk shkruani prapashtesë tek pika 3 dhe fotot e shtrydhura i vendosni në një dosje tjetër pasi të kryhet procesi i shtrydhjes mund ti bëni “Cut” ato nga vendi ku i keni dhe t’i hidhni tek dosja ku gjenden fotot origjinale të cilat i zëvendësoni.
4) Shihni karakteristikat tjera të softuerit. Vini re: mos e përzgjidhni pikë ku përcaktohet që gjatë shtrydhjes softueri t’i grisë fotot origjinale në mënyrë automatike, më sigurt është të vërtetoni vetë dhe t’i grisni vetë.
- Pasi të keni përcaktuar karakteristikat, atëherë kaloni tek shiriti i punës sipër majtas, tek dosja e parë dhe përzgjidhni sa të duani foto nga një dosje e caktuar të cilat do të paraqiten në listë në softuer (shih më poshtë).
- Pasi t’i keni fotot në listë, shtypni pullën Compress!
- Tani nëse i keni fotot në dosje speciale, siç kam vepruar unë duke i shpie tek dosja “Compressed”, atëherë i kompioni ato tek dosja origjinale ku do tu kërkohet t’i zëvendësoni origjinalet me këto ose t’i keni që të dy versionet. Unë i zëvendësoj të vjetrat (të pa shtrydhurat) me të rejat (të shtrydhurat) dhe kështu lirohet hapësirë. Shembull në këtë rast me listën e fotove në shembull me 75% kualitet kam liruar 163.77MB.
- Me kaq mori fund ky mësim, ju mund të shihni më poshtë një foto para (3.22MB) dhe pas shtrydhjes (661kb) me dimensione të pa ndryshuara 3000px gjerësi dhe 1868px lartësi.
Origjinal E Shtrydhur