Cili shfletues është më i miri për momentin?!

Autor: Skender Mustafi

A është me rëndësi të diskutojmë për këtë çështje?

Po, si për programuesit e ueb faqeve ashtu edhe për shfrytëzuesit e thjeshtë.

Vini re, programuesit e faqeve të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve të cilat në vëllim financiar janë të mëdha programojnë dhe dizajnojnë faqet e tyre që tu përgjigjen njëjtë të gjithë shfletuesve, por jo edhe kompanitë e vogla dhe ofruesit tjerë të shërbimeve.

Që të programohet një faqe për të gjithë shfletuesit vërtetë nevojitet investim i konsiderueshëm në kohë dhe mjete financiare. Madje edhe sikur ti përcillni rregullat zyrtare të gjuhëve për programimin e ueb faqeve, secili shfletues ka rregullat e veta dhe nuk mbështetë të gjitha ato që ofron një gjuhë programuese. Thjeshtë, HTML5 është ndër gjuhët më atraktive të kohëve të fundit, për programimin e faqeve të internetit, dhe ajo që ndodh është se shfletuesit e ndryshëm nuk mbështesin të gjitha elementet që kjo gjuhë ofron. Kompanitë që prodhojnë këta shfletues u japin përparësi disa elementeve dhe i lënë anash disa nga ato. Efekti i këtyre vendimeve është në paraqitjen e faqeve në publik dhe nevojën për programim shtesë në mënyrë që faqja të shfaqë të gjitha funksionet në të gjithë ose tek shfletuesit më të përdorur. Thjeshtë, jo të gjitha pjesët mund t’i shihni në cilindo shfletues.

Kështu që, që të mund të u ofroni vizitorëve të faqes suaj rehati gjatë shfletimit të faqes, dhe në anën që të mund ju si vizitorë të keni qasje në të gjithë materialet e faqes, duhet të jeni të informuar cilët shfletues janë më të shfrytëzuarit kohëve të fundit. Në këtë mënyrë programuesit janë në dijeni për cilët shfletues duhet programuar faqet e tyre, kurse lexuesit janë në dijeni për cilët shfletues programojnë ofruesit e faqeve.Shembull, nëse jeni shfrytëzues i shërbimeve të Google-s, atëherë më e përshtatshme është të shfrytëzoni Chrome si shfletues meqë Google është përqendruar që shërbimet e veta të i bëj të veprojnë në mënyrë “të përkryer” me shfletuesin e vetë.

Se cili është trendi i shfrytëzimit të shfletuesve mund të shihni tabelën më poshtë (Refsnes Data, 2013)

2013Internet ExplorerFirefoxChromeSafariOpera
Prill12.7 %27.9 %52.7 %4.0 %1.7 %
Mars13.0 %28.5 %51.7 %4.1 %1.8 %
Shkurt13.5 %29.6 %50.0 %4.1 %1.8 %
Janar14.3 %30.2 %48.4 %4.2 %1.9 %

Rreth shtrierjes së shfrytëzuesve të shfletuesve mund të shihni tek figura më poshtë (Wikimedia, 2013)

shfrytezimi i shfletuesveshfrytezimi i shfletuesve ngjyrat

Referencat

Po këto i keni lexuar?