Kërkoni sqarime
Vagabondët
Si vagabond njiheshin përgjatë shekujve 14 – 17 personat të cilët shfrytëzonin fuqinë e tyre trupor dhe aftësitë personale për të punuar në mënyrë të pavarur jashtë vendbanimit. Kjo ishte forma e parë e çlirimit nga shtresat shoqërore dhe “roli” i marrë nga lindja dhe familja. Në përgjithësi kjo fuqi punëtore kishte për qëllim që përmes aftësive personale të sigurojnë mjetet e nevojshme për mbijetesë. Puna e tyre në shtresat shoqërore shihej si punë e pandershme për rrogë. Kjo ishte lëvizja e parë punëtore e cila kishte ndikim të madh në procesin e shkoqitjes nga traditat e mëhershme. Kjo njihej edhe si zona e cenueshmërisë.