Autor: Skender Mustafi
Tanimë programuam bazën mbi të cilën mund t’i hedhim elementet për të programuar ueb faqen tonë. Në këtë mësim do të trajtojmë hedhjen, përpunimin dhe rregullimin e tekstit ku do të kemi rastin t’i mësojmë disa etiketa shumë me vlerë për t’i realizuar këto veprime.
Ne mund të hedhim tekstin e dëshiruar brenda kornizave të etiketës <body></body> pa pasur nevojë për asnjë etiketë tjetër. Kështu do të kemi një tekst i cili paraqitet në pjesën e sipërme, nga e majta, të faqes, pa asnjë efekt. Le të provojmë:
<DOCTYPE! html>
<html>
<head>
<title>HTML5 Hap Pas Hapi: Rregullimi i Tekstit</title>
</head>
<body>
Tanimë programuam bazën mbi të cilën mund t'i hedhim elementet për të programuar ueb faqen tonë. Në këtë mësim do të trajtojmë hedhjen, përpunimin dhe rregullimin e tekstit ku do të kemi rastin t'i mësojmë disa etiketa shumë me vlerë për t'i realizuar këto veprime.
</body>
</html>
Kodin mund të e shkruani në një skedë tjetër ose në atë të mësimit të kaluar.
Ajo që duhet theksuar që në fillim është se HTML5 nuk mbështetë etiketën <font></font>, por rregullimi i tekstit bëhet në mënyra tjera përmes aplikimit të CSS etiketave.
Për ta organizuar tekstin në vija apo në paragrafë mund të mund të shfrytëzojmë etiketa të ndryshme edhe atë:
- <br> – për ti ndarë rreshtat
- <p></p> – për të ndarë tekstin në paragrafë. Teksti i cili gjendet brenda etiketës paraqet një paragraf.
- <pre></pre> – për të ndarë rreshtat pa pasur nevojë që pas secilit rresht të vendoset një thyerëse, pra <br>. Kjo është e mirë atëherë kur kemi të bëjmë me poezi.
Për të provuar këto etiketa aplikoni në shembullin e mësipërm. Kështu, futeni tekstin mes etiketës <p></p> dhe pas fjalisë së parë vendosni etiketën <br>. Për të provuar etiketën <pre></pre> kopjoni poezinë më poshtë dhe futeni në mes të kësaj etikete.
fillojnë neveritjet dhe e pyes ç’bën ti përpara e shfrenuar
qeshin edhe merimangat nga pyetja e çuditshme
pastaj për çudin time sorrat vishen si nuse në fund të ëndrrës në mesditë
Rezultati që duhet të fitoni është si më poshtë:
Më tej, teksti mund të dekorohet dhe theksohet përmes etiketave:
- <b></b> – bën trashjen e tekstit
- <i></i> – bën pjerrësimin e tekstit
- <u></u> – bën nënvijëzimin e tekstit
- <mark></mark> – ngjyron tekstin si të përzgjedhur
- <abbr title=”sqarimi”></abbr> – në prapavijë vendosë përshkrim ose sqarim për fjalët e caktuara. Ky lloj kodi është i përshtatshëm për sqarimin e domethënies së akronimeve. Për të parë efektin e kësaj etikete duhet të kaloni me mi mbi tekst. Ajo që duhet të dini është se në faqet pa përcaktim të veçantë të CSS-ve teksti nuk dallon me asgjë nëse ka në prapavijë këtë etiketë ose jo.
- <sup></sup> – mundëson vendosjen e super-skriptës në tekst shembull 2 në fuqinë e <sup>4</sup>: 24
- <sub></sub> – mundëson vendosjen e nën-skriptës në tekst siç është fusnota fusnota
- <kbd></kbd>, <code></code> dhe <samp></samp> – mundësojnë që shkronjat të shtrihen në mënyrë të barabartë. Kështu që një tekst i shkruar me ddddd zë më pak vend se një tekst i shkruar me iiiii. Me përdorimin e njërës nga këto etiketa që të dy tekstet zënë hapësirë të njëjtë vendi:
ddddd iiiii
- <blockquote></blockquote> – ofron hapsirë për vendosjen e citateve.
- <code></code> – paraqet tekstin në form të kodit kompjuterik
<em></em> – pjerrëson tekstin
<kbd></kbd> – një lloj njoftuesi që teksti duhet shkruar me tastierë.
<small></small> – zvogëlon madhësinë e tekstit
<strong></strong> – bën trashjen e tekstit
<bdo></bdo> – cakton drejtimin e tekstit: <bdo dir=”rtl”> Teksti shkruhet nga e djathta në të majtë</bdo>
<cite></cite> – definon titullin e punës
<del></del> – i vë vi në mes fjalës që gjendet mes etiketës
<ins></ins> – e nënvijëzon tekstin në mes etiketës
Ndarja e titujve të materialeve mund të bëhet përmes etiketave h të cilat mund të jenë nga 1 deri në 6. Vlerat e paracaktuara të këtyre etiketave janë si më poshtë, por këto vlera mund të ndryshohen dhe rregullohen sipas dëshirës kur këto etiketa kombinohen me CSS kod. (Pamjet e më poshtme të h etiketave janë ndryshuar nga ndikimi i kodit në faqen time, përndryshe këto etiketa vetëm zmadhojnë shkronjat me vlerat e tyre bazë. Këtë mund të e vërtetoni duke testuar kodin në skedën ku testoni shembujt ose të hapni një skedë të re html.)
<h1> Titulli</h1>
<h2> Titulli</h2>
<h3> Titulli</h3>
<h4> Titulli</h4>
<h5> Titulli</h5>
<h6> Titulli</h6>
Të gjitha etiketat e sipër trajtuara janë të paraqitura me karakteristikat bazë të tyre. Pra, vetëm me bashkëngjitjen e tyre në tekst, teksti merr ato karakteristika. Ajo që do të trajtojmë në mësimin e radhës është, bashkëngjitja e CSS parametrave dhe tipareve për të bërë këto etiketa edhe më atraktive dhe më funksionale.