Autor: Skender Mustafi
E gjithë tërësia në HTML është e rrethuar me etiketa (në anglisht tags) të cilat përcaktojnë kornizat e pjesëve të caktuara të tërësisë që quajtur ueb faqe. Pra, bazuar tek këto etiketa mund të caktojmë sipas dëshirës sonë pozitën e tekstit ose/dhe madhësinë, pozitën e karakteristikat tjera të fotove, video materialeve e materialeve tjera të punuara me mjete të ndryshme.
Ja një shembull të thjeshtë, supozojmë që ti dëshiron që një fjali të duket kështu:
Mirë se vini në faqen time!
Në HTML nuk ka pullë e cila tekstin e bën të trashë ose të pjerrët. Siç theksuam në artikullin hyrës, HTML ngritet tërësisht mbi kod të shkruar, kështu që teksti i mësipërm do të shkruhej:
<b>Mirë se vini</b><i>në faqen time</i>!
Janë etiketat e caktuara të cilat realizojnë veprimet e caktuara. Në këtë shembull kemi vënë në funksion dy etiketa dy-anësore <b></b> dhe <i></i> ku secila realizon veprimin e caktuar në çfarëdo rasti që shfrytëzohet.
Sa për tu vënë në dijeni, ky lloj programimi u bë i njohur për shkak se në fillim të ekzistimit të internetit shpejtësia e tij ishte shumë e dobët dhe kishte nevojë që të vendoseshin skedarë me tekste në të që të mund të shpërndaheshin shpejtë që të bënin internetin tërheqës.
Sidoqoftë, në HTML kemi të bëjmë me dy lloj etiketash edhe atë një-anësore dhe dy-anësore. Tek etiketat një-anësore, për dallim nga etiketat dy-anësore, etiketa e mbylljes nuk ekziston. Shembull i tillë është etiketa e vendosjes së fotografive <img>. Dallimi thelbësore tek etiketat një-anësore dhe dy-anësore është se atributet tek etiketat e para përcaktojnë se sil etiketat duhen të sillen, kurse tek të dytat përcaktojnë se si duhet të sillet pëmbajtja.
Shembull paraqitja e një fotografie nga një burim i caktuar (src) me një gjerësi (widht) të caktuar dhë me një lartësi (hight) të caktuar do të paraqitej si vijon:
<img src= "foto/fotografija.png" width="800" hight="600">
Për ata të cilët tanimë kan njohuri mbi HTML duhet theksuar që HTML5 sjell etiketa të reja si <canvas></canvas>, <video> <audio> dhe injoron etiketa të versioneve të mëparshme si <font>e <iframe>. duke ofruar më shumë ndërveprim dhe fleksibilitet në realizimin dhe menaxhimin e ndryshimeve në ueb faqe gjatë gjithë kohës, edhe pasi faqja të ketë kaluar 2000 nyje.
Me artikullin e radhës do të fillojmë të veprojmë drejtpërdrejtë në skeda konkrete për të kuptuar mënyrën e implementimit të etiketave dhe rezultatet që ato sjellin.