Më herët studiuesit përmes hulumtimeve dhe vlerësimeve të ndryshme, gjithmonë kanë sugjeruar se vetëm 5% e konsumatorëve, të cilët kanë parë reklamën, janë të gatshëm të blejnë produktin ose shërbimin e reklamuar. Sipas hulumtimeve të American Express rreth konsumatorëve të cilët blejnë përmes internetit, vetëm 2% e vizitorëve të shitores së ndërmarrjes janë të gatshëm që në vizitën e parë të blejnë produktin ose shërbimin e caktuar. Në të vërtetë, 98% e konsumatorëve vizitojnë shitoren në internet ose ueb faqen për arsye tjera. Madje, një e treta (1/3) e të…
lexo më tepërKategori: Biznes Elekronik
Marketingu inbound: Definimi dhe të kuptuarit e tij
Autor: MSc. Skender Mustafi Njohje Fjala inbound rrjedh nga anglishtja që në shqip, në pikëpamje marketingu, më e përshtatshme është fjala ‘ardhje’. Marketingu inbound nënkupton të gjitha aktivitetet e ndërmarrjes që janë të ndërlidhura me informimin dhe dhënien ndihmë konsumatorit: Për të kuptuar problemin, nevojën dhe dëshirën që ka Për të kuptuar mënyrat e zgjidhjes së tyre ose për të përmbushur mungesën Për të kuptuar ofertën dhe vlerat e saja dhe Për të realizuar blerjen e produktit ose shërbimit. Përmbajtja Ky lloj marketingu është relativisht i ri. Zhvillimi i tij…
lexo më tepërDallimi në mes të marketingut tradicional dhe marketingut inbound
Autor: MSc. Skender Mustafi Hyrje Marketingu tradicional, në forma të ndryshme, ka prekur thuajse të gjithë njerëzit. E tërë filozofia e tij mbështetet në linjën: ndërmarrja komunikon; me çdo kusht, mjet dhe formë; konsumatorin, ndërsa konsumatori reagon. Tani është koha për të nxitur konsumatorët përmes marketingut inbound (të ardhjes) Zhvillimi i teknologjive elektronike ka hapur rrugë të reja marketingu si dhe mbi to është zhvilluar dhe një filozofi marketingu e njohur si ‘marketingu inbound’. Termi më i përshtatshëm në gjuhën shqipe, për inbound (i cili rrjedh nga anglishtja), në pikëpamje…
lexo më tepërITIL: standard për shërbime informatike
Autor: Skender Mustafi ITIL® është shkurtesë për fjalët Information Technology Infrastructure Library që në shqip ka kuptimin Biblioteka e Infrastrukturës së Teknologjisë Informative. ITIL® është mbrojtur me të drejta autori nga korporata Axelos Ltd.. ITIL është tërësia më e përhapur e praktikave e qasjes së Udhëheqjes së Shërbimeve në fushën e Informatikës. ITIL ofron kornizë praktike për identifikimin, planifikimin, dorëzimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve informatike tek bizneset. Njohja me ITIL ITIL është ndërtuar mbi atë bazë që sugjeron që shërbimet informatike dhe informatike në përgjithësi duhet përshtatur varësisht nga nevojat e bizneseve…
lexo më tepërPërcaktimi i bazës për segmentim të tregut
Autor: Skender Mustafi, MSc BIS Përcaktimi i bazës për segmentim ka për qëllim edhe përzgjedhjen e metodave për segmentimin e tregut. Përmes hapit të parë, ndërmarrja përcaktohet për idenë bazë mbi të cilën do të zhvillohet i tërë biznesi. Mbi këtë ide është për qëllim dhe një treg i synuar i cili duhet identifikuar. Ky veprim mund të realizohet duke shfrytëzuar metoda të ndryshme të cilat ofrojnë informacione mbi segmentet e parazgjedhura të tregut. Kjo është faza në të cilën identifikohen konsumatorët e rëndësishëm nga ata më pak ose të…
lexo më tepërAnaliza 5C
Autor: MSc. Skender Mustafi 5C1 është njëkohësisht metodë dhe kornizë e cila u mundëson ndërmarrjeve mbledhjen e informacioneve, në njërën anë si brenda ndërmarrjes ashtu edhe jashtë ndërmarrjes dhe në anën tjetër si nga ambienti mikroekonomik ashtu edhe nga ai makroekonomik. Pesë elementet përbërëse të analizës janë: Ndërmarrja; Përmes njohjes së synimeve, objektivave, pozitës, rendimentit, linjës së produkteve dhe shërbimeve të ndërmarrjes, mund të fitohet një pasqyrë rreth gjendjes së ndërmarrjes dhe aftësive të saja për të qëndruar në tregun ekzistues si dhe për të depërtuar në tregje të reja;…
lexo më tepër