Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë dhe rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj, u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por, iu ngatërruan kthetrat në leshin e dendur të dashit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje, ua çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë…
lexo më tepërKategori: Letërsi
shqiponja dhe njeriu
Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t’i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha: – Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që mos të zërë prapë dhe mos t’i shkulë prapë krahët. Porosia e përrallëzës: Mirëbërësit duhet t’i…
lexo më tepër