Çka janë instrumentet e marketingut?

Autor: Skender Mustafi

Instrumentet e marketingut si tek marketingu tradicional ashtu edhe tek marketingu në internet njihen si elemente të funksioneve të marketingut, shpesh të njohura si 4P, 7P etj.. Numri i instrumenteve efektiv të marketingut është shumë i madh, kështu që aktiviteti i furnizuesit është të përdorë instrumentin e përshtatshëm për të implementuar strategji të caktuar për të arritur synimet dhe objektivat e planifikuara (Mustafi et al., 2011).

Me rëndësi është që të kuptohet se edhe instrumentet ashtu sikur funksionet e marketingut nuk janë të pa varur në veprim, por janë të ndërlidhura mes veti për këtë edhe këto elemente me një emër njihen edhe si marketing miks. Këto ndërlidhje mes funksioneve të marketingut nuk janë statike, por në masë të madhe varen nga instrumentet e përzgjedhur. Për më tepër, numri i instrumenteve të marketingut është gjithnjë në rritje e sipër krahas zhvillimit të teknologjive të reja, paraqitjes së llojeve të reja të tregjeve si dhe paraqitjes së sektorëve të ri të tregut. Si rrjedhojë, përzgjedhja e marketing miksit nuk është statike, kështu furnizuesit duhet të përpilojnë më shumë se një miks njëkohësisht. Këto mikse ata duhet vazhdimisht të i përshtatin me ndërrimet tjera të mjedisit të marketingut me qëllim të përmbushjes së nevojave të konsumatorit (cf. Chaffey, 2007, f.366).

Instrumentet e marketingut kanë tre faktorë mbi të cilët mbështeten dhe të cilët i bëjnë që këto instrumente të dallohen mes vete: mjetet, synimet, strategjitë. Kështu instrumentet e njëjta mund që të kenë synime të njëjta, por të përdorin mjete të ndryshme dhe të pasojnë strategji të ndryshme. Kjo i bën të dallojnë ato. Në anën tjetër ato mund të përdorin mjete të ndryshme, por të përcjellin strategji të njëjta dhe të arrijnë synime të njëjta.

Rruga e diskutimit rreth raportit mes marketingut tradicional dhe atij në internet fillon me instrumentet e marketingut, bazuar në diskutimet e përhapura nëse marketingu në internet ofron vetëm instrumente shtesë për strukturën e marketingut tradicional apo marketingu në internet duhet dalluar nga marketingu tradicional si pjese në vete e marketingut të përgjithshëm.

Si përfundim, instrumentet e marketingut janë elemente përbërëse të funksioneve të marketigut, por edhe elemente kryesore të vetë marketingut. Analiza e instrumenteve të marketingut shpie drejt të kuptuarit të efektivitetit të funksioneve të marketingut si dhe të ndërlidhjes së tyre në një miks. Më tej, analiza e tyre mundëson të Moneygram en linea kuptuarit e raportit në mes marketingut tradicional dhe atij në internet.

Referencat
– Mustafi S., Jost L., Nguyen T. (2011), The Relationship Between Online and Offline Marketing, FHNW.
– Chaffey, D. (2007). E-business and e-commerce management (p. 366). Prentice Hall.

Po këto i keni lexuar?