mbrëmje e heshtur

më mblidhen mizat
rreth gojës

dhëmbët më kanë rënë

buzët e njollosura
kafshohen mes veti

miza lider hamendet
dhe pushon së gumëzhituri
kur qepallat gjykohen
nën hijen e pasqyrës
e mbrëmja hesht

© Skender Mustafi

Po këto i keni lexuar?