nuk mund të të them lumëbardhë
sepse ikë sikur dallëndyshe
por s’mi pret dot ndjenjat vigane
se e përpin çdo shikim tëndin
të t’them lulëkuqe s’dua
s’mund të t’jap si dhuratë
ti mbulon çdo rreze timen me hije
më len gojëhapur
andaj s’mund të them asgjë
© Skender Mustafi