Monopoli nga aspekti shkencor Islam

Autor: Jusuf ZIMERI

jusufMe nocionin monopol nënkuptojmë një treg me një furnizues të vetëm të të mirave dhe shërbimeve, i cili në mënyrë autonome pa kurrfarë konkurrence gjykon mbi mallin dhe mbi çmimin, sasinë dhe vlerën që duhet të paraqes para konsumatorëve. Në esencë, monopolizimi është akt i cili bllokon tregun e lirë, dhe ndikon drejtpërdrejtë në uljen e cilësisë së mallit në njërën anë dhe ngritjen e çmimit në anën tjetër, duke ngulfatur konkurrencën e tregut dhe kështu duke dëmtuar konsumatorët.

Juristët islamë nga shkolla juridike hanefite monopolizimin “el ihtikaru” e definuan si vijon. Imam el Haskefiu në veprën e tij “fi sherhil ed-dureril munteka e definon: “blerja e ushqimit dhe të ngjashme me të e pastaj deponimi i saj për 40 ditë nga tregu që t’i ngirtet çmimi”. Kurse Imam Shurunbilali në veprën e tij “Durerul ahkami, sherh garerul ahkam” e definon duke thënë: Monopolizimi është mbyllja apo deponimi i ushqimit që të i rritet çmimi në treg. Shejh el Baberti në veprën e tij “Sherhul inajeti” monopolizimin e definon duke thënë: mbyllja, deponimi i artikujve me qëllim t’i ritet çmimi, kurse imam el Kasani në veprën e tij “Bedai senai” thotë; Monopolizimi është kur dikush e blenë tërë ushqimin në një vend e pastaj e deponon atë dhe nuk e lejon të dalë në treg që ti rritet çmimi.[1]

Në jurisprudencën islame, monopolizimi jo vetëm që është akt jo ligjor, por konsiderohet edhe mëkat dhe veprim ndaj të cilit detyrimisht pasojnë sanksione diskrecionale. Andaj, e drejta islame, jo vetëm që mori qëndrim negativ ndaj monopolit, por njëkohësisht si masë preventive i luftoi edhe të gjitha mjetet të cilat shpijnë drejt monopolizimit. Juristët islamë janë unik në mendimet e tyre se qeveria islame ka për detyrë parësore që të kontrolloj tregun dhe të pastrojë nga anomalit e mundshme siç është edhe monopolizimi i kapitalit. Ndoshta mu këtu qëndron edhe arsyeja se juristët islam çështjen e monopolizimit në literaturën e fikhut islamë gjithnjë e trajtuan në kapitullin kur flasin për detyrat dhe obligimit e qeverisë islame si dhe për mënyrën e funksionimit të sistemit ekonomik islam në përgjithësi dhe për mënyrën e funksionimit të tregut në veçanti. Andaj, juristët islamë monopolizimin e konsideruan si një nga krimet më të rënd ekonomike, e veçanërisht kur ajo është e ndihmuar edhe nga krimi institucional, pra nga politika institucioale, sepse kjo është një atak i drejtëpërdrejtë edhe mbi individin edhe mbi shoqërinë.

Argumentet ku juristët islamë mbështesin mendimin e tyre për ndalimin e monopolit është ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:

إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللَّهِ وَالْمَسْجِدِ الْحَرَامِ الَّذِي جَعَلْنَاهُ لِلنَّاسِ سَوَاء الْعَاكِفُ فِيهِ وَالْبَادِ وَمَن يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ

“S’ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat,Ne kemi për t’ua shijuar një dënim të idhët[2].

Të Tefsirin e Imam Ibni Kethirit[3] në shpjegimin e këtij ajeti, gjemë se Imam Thevriu transmeton nga Abdullah b. Atai, e ky nga Mejmun b. Mehrani, e ky nga Ibni Abasi r.a. ku thotë: me këtë ajet është për qëllim pengimi i tregtisë, pra monopolizimi. Ngjashëm thotë edhe Habib b. Ebu Thabit, se me këtë ajet është për qëllim monopolizimi në Meke, andaj monopolizuesit do të përjetojnë dënim të ithët [4].

Po ashtu Imam Kurtubiu[5] në tefsirin e tij, në shpjegimin e këtij ajeti regjistron hadithin nga Ebu Davudi me transmetim nga Ja’la b. Umeje se vërtetë i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Monopilizimi (mbyllja) i ushqimit në harem është mëkat”.

Argument tjetër ku mbështetet mendimi për ndalimin e monopolit është edhe hadithi i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme i transmetuar nga Ma’mer b. Abdullahi, se i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë;

لَا يَحْتَكِرُ إِلَّا خَاطِئٌ

 “Monopolizim nuk bënë askush, përveç mëkatari”[6]

Pra, në mbështetje të këtyre argumenteve, juristët islam ndaluan monopolizimi, sepse një veprim i tillë në mënyrë të qartë sjellë dëme shoqërisë njerëzore.

 Referencat

[1] Ahmed Arefe, El Ihtikaru, dirasetun fikhijetun mukarebe.
[2] Suretu el haxh-xhu : 25
[3] Ibni Kethir, Tefsirul kur’anil adhim, 5/412, Daru Et-tibe.
[4] Po aty,
[5] Muhamed b. Ahme del Ensari el Kurtubi, el xhamiu li ahkamil kur’an, 12/33, darul fikri.
[6] Imam Muslimi, Muhamed Ismail Es-San’ani, subulus-selam, sherh bulugil meram min xhemiil edil-letil ahkam 3/825, Darul hadith, Kairo.

Po këto i keni lexuar?