Muslimani ideal dhe komuniteti i tij

Shkroi:
Dr. Muhammad Ali Al-Hashimi

Marrë nga: Islaam.com
Përkthyer nga: Skender Mustafi

Muslimani:
1. Është i besueshëm;
2. Nuk mashtron as nuk godet pas shpine ;
3. Nuk është ziliqarë ;
4. Është i sinqertë ;
5. Mban premtimet ;
6. Ka sjellje të mirë ndaj të tjerëve dhe i trajton mirë;
7. Karakterizohet me druajtje ;
8. Është i butë ndaj njerëzve të tjerë;
9. Është i dhembshëm dhe i mëshirshëm ;
10. Është tolerant dhe falës;
11. Merret vesh lehtë në marrëdhëniet e tij të biznesit ;
12. Është fytyrë gëzuar;
13. Ka ndjenjë për humor ;
14. Është i durueshëm ;
15. I shmanget të mallkuarit me gjuhë ;
16. Nuk akuzon në mënyrë të gabuar askënd me mosbesim ose kufër ;
17. Është modest dhe i sjellshëm ;
18. Nuk përzihet në atë që nuk i takon ;
19. Përmbahet nga përgojimet dhe shpifjet;
20. I shmanget dhënies së deklaratave të rrejshme ;
21. I shmanget dyshimit ;
22. Ruan fshehtësinë ;
23. Nuk flet për gjëra personale me një person kur ka një të tretë prezent ;
24. Nuk është arrogant ose mendjemadh;
25. Është i përulur dhe modest ;
26. Nuk përqesh askënd;
27. Respekton pleqtë dhe njerëzit e shquar ;
28. Shoqërohet me njerëz me karakter fisnik ;
29. Përpiqet për përfitime të njerëzve dhe kërkon të mbroj ata nga e keqja ;
30. Përpiqet të pajtojë muslimanët mes vete;
31. I thërret njerëzit në të vërtetën ;
32. Kënaqet me të mirën dhe largohet nga e keqja ;
33. Është i mençur dhe në thirrjen e tij në Islam;
34. Nuk është hipokrit ;
35. Nuk shtiret ose mburret ;
36. Është i drejtë dhe i qëndrueshëm në respektimin e së vërtetës;
37. Viziton të sëmurit ;
38. Merr pjesë në varrime;
39. Paguan borxhet dhe është mirënjohës ndaj dhënësve;
40. Shoqërohet me njerëz dhe përmbahet ndaj nënçmimeve të tyre ;
41. Tenton t’i bëj njerëzit të lumtur ;
42. Udhëzon të tjerët për vepra të mira ;
43. Është i lehtë për njerëzit, jo i vështirë;
44. Është i drejt në gjykimin e njerëzve ;
45. Nuk shtyp ose keqtrajton të tjerët ;
46. I do gjërat fisnike dhe gjithmonë ka qëllime të larta ;
47. Fjalimi i tij nuk është i ekzagjeruar ose i prekshëm ;
48. Nuk gazmohet me fatkeqësinë e të tjerëve ;
49. Është bujar ;
50. Nuk përkujton përfituesit e bamirësisë së tij ;
51. Është i hapur ;
52. Preferon të tjerët për veten e tij ;
53. Ndihmon në lehtësimin e barrës së borxhliut ;
54. Është krenar dhe nuk përulet ;
55. Është miqësor dhe i pëlqyeshëm ;
56. Përmirëson traditën dhe zakonet që janë kundër standardeve Islame ;
57. Vijon sjelljet Islame gjatë ngrënies dhe pijes ;
58. Përhap përshëndetjen me Selam ;
59. Nuk hyn në shtëpinë e askujt veç të tijës pa leje ;
60. Ulet kudo që ka vend të lirë gjatë tubimeve ;
61. I shmanget gogësimës në tubime sado që të mundet;
62. I ndjek rregullat e mirësjelljes islame kur teshtin;
63. Nuk vrojton shtëpitë e të tjerëve ;
64. Nuk imiton gruan.


Shkroi:
Dr. Muhammad Ali Al-Hashimi

Marrë nga: Islaam.com
Përkthyer nga: Skender Mustafi
Tetor, 2009

Po këto i keni lexuar?