Artikull i botuar në gazetën austriake „Heute“, (19.05.2014 E Hënë)
Përktheu nga gjermanishtja: Zenelabedin Latifi
Wels, Austri
Turqia ka një rritje mesatare vjetore të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) prej më shume se 5 % në dekadën e fundit duke dëshmuar një rritje mbresëlënëse të tregut. Kjo e ka bërë Turqinë një prej vendeve me rritjen më të shpejtë të Ekonomisë politike në botë.
Turqia mund ta trefishonte Ekonominë e saj dhe ta tërhiqte një normë të shquar në Investimet e Jashtme Direkte, të cilat në 11 vitet e fundit arrijnë mbi 135 miliard dollarë. Ky vend me 77 milionë banorë, me anëtarësim në BE do të ishte vendi i dytë më i madh. Popullsia çdo vit shtohet rreth 1 milion banorë, e cila është norma më e madhe e shtimit në Europë, dhe gati gjysma e popullsisë së Turqisë është nën moshën 30 vjeç.
Arritjet apo rendimentet ekonomike të Turqisë në dekadën e fundit kanë ndryshuar nga themelet strukturën social-ekonomike të shoqërisë. Kjo ka nivelizuar rrugën e lindjes së një klase të mesme, e cila është bërë në kurrizin e shoqërisë. Kriteret e Mastrihtit të Prodhimit të Brendshëm Bruto arrijnë në 60 %.
Turqia angazhohet për një tregëti të lirë mbarë botërore dhe poashtu si një kandidat për anëtarësim të lidhet me BE-në përmes një bashkimi doganor. Gjithashtu ka lidhur marrëveshje me mbi 20 vende për tregëti të lirë.
Në situatën strategjike të vendosur mes Europës, Federatës Ruse dhe Kaukazit, Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore e Azisë (Qendrore), Turqia është vendi më ideal për shërbimin e tregjeve në këtë rrethinë të gjerë me mbi 700 milionë njerëz. Me këtë ajo është vendi tranzit energjetik mes Lindjes dhe Perëndimit dhe në këtë drejtim një treg tërheqës.